
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontrata koncesionare për tre inceneratorë, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.
Qeveria shqiptare ka dhënë 50 milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, si dhe janë bërë 4 transferta të pakushtëzuara për inceneratorin e Tiranës, që për 4 vite janë 40 milionë dollarë.
Por, ndërkohë një ditë më parë, një tjetër denoncim është bërë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se një zinxhir kompanish, kanë bashkëvepruar me kompanitë e inceneratorëve, sipas saj duke shkaktuar një evasion fiskal në total 189 milionë dollarë.
Sipas Kryemadhit, bëhet fjalë për 24 kompani, që faturojnë fatura fiktive dhe më pas këto kompani iu shiten personave të tretë, të panjohur, me qëllimin për të humbur gjurmët.
Kryemadhi u ndal tek një kompani, e cila sipas saj u është shitur një çifti të moshuarish.
Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, për të cilët Kryemadhi tha se kanë blerë biznese 30 milionë dollarë.
Sot Kryemadhi doli sërish në deklaratë për mediat, ndërsa tha se “Sapo u ndava me djalin e Thanas Çanit, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 milionë dollarë, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Çanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çëshjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë”.
Faktet që “rrëzojnë” Kryemadhin
Që koncesioni i inceneratorëve është një skemë korruptive, kjo tashmë nuk ka dyshim, por në deklaratën e Kryemadhit ka një gjysmë të vërtetë, që mesa duket po kërkon të rrëzojë të vërtetat në lidhje me inceneratorët.
Së pari, nuk ekziston dhe nuk ka mundësi të ekzistojë një transfertë prej 30 milionë dollarë, sikurse pretendon Kryemadhi.
LSI duhet të qartësojë nëse kjo faturë është transaksion, evazion apo kalim me llogaritë bankare të kompanive të pensionistëve
Nuk po bëjmë avokatinë e inceneratorëve, kur në fakt CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në lidhje me këtë aferë, por nuk heshtim kur politika abuzon. Apo segmente të caktuara, të paguara nga inceneratorët, kërkojnë të gjejnë alibinë e tyre.
Koncesioni i inceneratorëve është firmosur gjatë bashkëqeverisjes PS-LSI. Dhe personat e vënë në pranga janë produkte të LSI-së.

Dhe fakti është se kompanitë e inceneratorëve nuk kanë marrë kurrë një shumë të tillë që pretendon LSI-ja, nëpërmjet një transferte të vetme.
Është e vërtetë që ekzistojnë kompanitë zinxhir, kjo është e provuar me dokumente, po ashtu ekzistojnë edhe fatura false, fiktive.
Por, faturë 30 milionë dollarësh dhe sidomos pretendimi i djeshëm i Kryemadhit, për Nënë Haxhiren është një gënjeshtër.
Në denoncimin e LSI-së, ka një të vërtetë. Është hapur një kompani, ekzistojnë dhe faturat fiktive, që janë pjesë e skemës por shifrat 30 milionë dollarë janë fake news alla LSI që ndoshta krijohen për frymën e protestës, por që në fakt shkatërrojnë kauzën e inceneratorëve.
Nuk mund të gënjesh, drejtësia do hetojë.
Pra kur në 7 vite kanë marrë 40 milionë dollarë inceneratori i Tiranës, dhe 50 milionë euro inceneratori i Fierit dhe Elbasanit, në asnjë rast nuk ka një transfertë të vetme 30 milionë dollarë.
Një shumë e tillë nuk kalon dot në Thesar, nuk ka kaluar kurrë dhe s'mund të kalojë.

Skema me kompanitë e treta, abuzimet me TVSH-në, qëndrojnë në mënyrë të padiskutueshme.
Inceneratori i Elbasanit është firmosur në 2014 dhe pagesa fillon në korrik të 2015-ës.
Inceneratori i Fieri, kontrata është firmosur në 2016-ën dhe pagesa ka filluar me këste.
Po ashtu edhe në Tiranë, kontrata është firmosur në 2017 dhe pagesa me këste ka filluar në 2018.
Nuk ka një pagesë totale, 30 milionë euro.
Janë para të marra pjesë-pjesë e shpërndara pjesë-pjesë
Abuzimi, deri sot që flasim është dhjetëra milionë euro dhe kjo është e provuar por jo në këtë skemë që e paraqesin.
Por shifrat me 30 milionë dollarë dhe skenarë të përsëritur duke abuzuar, krijojnë fake news në vetvete, që do të thotë një abuzim që shemb të vërtetën dhe krijon një gjysmë të vërtetë.
Të tilla qasje apo qëndrime të bëra nga parti politike që kanë marrë para nga inceneratorët apo kanë blerë vota nga paratë e inceneratorëve duke ngritur të gjysmë të vërteta, në fakt shembin të vërtetën e madhe të aferës së inceneratorëve dhe ngrejnë një fake news./CNA.al
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të freku...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...