FOTO-FAKT/ Koncensioni 128 milionë euro vetëm një kapanon

4 Shkurt 2022, 12:44, Denoncim CNA

FOTO-FAKT/ Koncensioni 128 milionë euro vetëm një kapanon

Të tjera detaje dhe fakte, vijojnë të dalin në dritë në lidhje me aferën e inceneratorëve, për të cilën është vënë në pranga edhe një ish-ministër, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, Stela Gugallja si dhe personi që ka ndërtuar inceneratorin nëpërmjet kompanisë së tij ITS, Klodian Zoto.

Koncesioni i inceneratorëve, fillon në Elbasan me 22 milion euro, shkon në Fier me 28 milionë euro dhe vjen në Tiranë, me një kontratë koncesionare 128 milionë euro, për 30 vite.

Inceneratori i Tiranës u dha si projekt koncesionar në vitin 2017 në një garë ku fituese u shpall ‘Integrated Eregy BV SPV, kompania zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga Integrated Energy B.V. e regjistruar në Holandë.

Ndërkohë, së fundi një raport i KLSH ka zbardhur këtë aferë, ku Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës paguajnë për incenerim mbetjesh, ku në fakt nuk ekziston një incenerator. Është thjeshtë një landfill, i cili gjeneron të ardhura për xhepin e koncesionarit.

Nga ana tjetër, CNA.al sjell më poshtë të tjera fakte dhe prova që tregojnë se në Tiranë nuk ka një incenerator. Foto me dron bëra nga stafi i CNA.al tregojnë se në kodrat e Sharrës, është vetëm një landfill, ska incenerator pas 5 vitesh kontratë koncesionare.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot e siguruara nga CNA.al është vetëm një kapanon dhe mjete të tonazhit të rëndë që shkarkojnë dherat e gropave të medha të kullave që ndërtohen në Tiranë. Përtej kostos së shtuar për Bashkinë e Tiranës me 10 milionë dollarë në vit, për pastrimin e mbetjeve, ky koncesion ka shtuar kostot edhe të biznesit në Tiranë.

Firma koncesionare e inceneratorit të Tiranës merr dherat e gropave që hapen nga kompanitë që ndërtojnë në kryeqytet, kundrejt një pagesë prej rreth 7 euro tonin.

Në 5 vite pas firmosjes së kontratës kanë ndërtuar një kapanon, kanë kapsuluar mbetjet e vjetra dhe kanë shfrytëzuar kodrat për landfill dhe hedhjen e mbetjeve inerte duke marrë pagesa mbi 60 milionë dollarë, nga të cilat 40 milionë janë paguar nga Qeveria dhe Bashkia e Tiranës./CNA.al

Nuk kanë fund skandalet me inceneratorët/ Miliona për Stela Gugallën dhe Klodian Zoton

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

RAPORTI I KLSH/ Inceneratori i Tiranës u kundërshtua nga institucionet shtetërore, kosto dhe risk i lartë

INCENERATORI I TIRANËS nga skandali në skandal/ Si u zhytën institucionet shtetërore në një aferë korruptive

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Lajmet e fundit nga