"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...

Inceneratori i Tiranës një nga kontratat koncesionare më të akuzuara, i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve ende nuk ka përfunduar së ndërtuari pas gati 5 vitesh nga firmosja e kontratës.
CNA.al ka publikuar informacione ekskluzive në lidhje me këtë koncesion me vlerë 128 milionë euro i cili, nga viti 2018 në vitin 2020 është paguar nga qeveria shqiptare dhe bashkia Tiranë më shumë se 30 milionë dollarë, po të fusim këtu edhe periudhën 2021 vlera shkon mbi 40 milionë dollarë gati 4 .3 miliardë lekë të reja.

Kjo vetëm për mbetjet urbane, këtu nuk përfshihen dhjetra milionë euro të tjera, që kompania koncesionare përfiton nga marrëdhëniet me biznesin privat siç është depozitimi i mbetjeve të ngurta.
Këto shuma janë paguar vetëm për incenerimin e mbetjeve të Bashkisë Tiranë, pasi 3 bashkitë e tjera nuk e kanë firmosur kontratën më këtë koncesionar.
CNA.al sjell sot ekskluzivisht një raport të siguruar nga Njësia e Zbatimit të projektit, e cila është struktura që ndjek nga afër punimet edhe kjo e ngritur me vonesë, pasi çdo pjesë e projektit në ndërtim është e vonuar, përveç gardhit asgjë tjetër nuk ka përfunduar 100%, sot pas gati 5 vitesh.
Në kontratën e lidhur mes palëve, pika 6.1, përcaktohet se për monitorimin e zbatimit dhe përmbushjes së detyrimeve të kontratës, brenda një muaji nga data efektive e kontratës 31.08.2017, krijohet Njësia e Zbatimit të Projektit (NjZP) me përbërje:
– Dy anëtar nga AK;
– Një anëtar nga Ministria përgjegjëse për energjinë;
– Dy anëtar nga Bashkia Tiranë.
Për sa më lart, me urdhrin nr. 366 datë 21.12.2017, i ndryshuar, është ngritur NjZP, e cila i raporton AK çdo 3 muaj ndër të tjera mbi ecurinë e punimeve dhe masat e marra për eleminimin e vonesave, zbatimin e kontrollit të cilësisë dhe të sistemeve të sigurimit, ngjarje apo rrethana për të cilat AK mund të jetë përgjegjës, etj.
Një anëtar i njësisë u largua.

Referuar pikës 6.1 të kontratës, kjo njësi është ngritur me 3 muaj vonesë. Gjatë periudhës së auditimit u konstatua se NjZP nuk ka funksionuar e plotë për shkak të largimit të një anëtari të Ministrisë së Mjedisit dhe prej kohësh ky institucion nuk ka marrë masa për zëvendësimi i tij, panvarësisht kërkesave të vazhdueshme nga NjZP.
Njësia e Zbatimit të projektit raporton se që nga fillimi i punimeve janë realizuar punimet si vijon:
Loti A KAPSULIMI, 2 vite me vonesë
Kapsulimi i vend depozitimit ekzistues. Puna vijon sipas grafikut të punimeve i cili parashikon që ky LOT duhet të përfundonte në muajin nëntor 2021, nuk ka përfunduar.
Janë realizuar rreth 74% e punimeve. Referuar periudhës së fillimit të punimeve cituar më lart dhe Aneksit IV të Kontratës “Grafiku i punimeve”, ky Lot duhej të përfundonte brenda vitit të parë të punës pra brenda vitit 2020. Sipas kontratës të qeverisë dhe koncesionarit firmosur në vitin 2017, ky lot është 2 vite me vonesë.
Loti B mbetjet e ngurta nga bizneset shkëlqejnë e prodhojnë para
Vend depozitimi i mbetjeve të ngurta urbane. Janë realizuar 100% e punimeve në bazë të grafikut. Ky Lot ka përfunduar sipas afateve të grafikut të punimeve. Ecja e këtij loti me shpejtësi ka një shpjegim të shpejtë, është vënë në prioritet për të mbledhur dhjetra milionë euro nga bizneset e ndërtimit në Tiranë që depozitojnë dherat në gropat që hapen për ndërtimet e kullave dhe për depozitimin e tyre paguajnë vlera me miliona euro tek koncesionari.
Loti C Impianti ka filluar punime, me kismet kur përfundon
Impianti i përpunimit të mbetjeve. Ka nisur realizimi i zërit të parë të punimeve “punime civile”. Ky zë i cili është edhe zëri kryesor shtrihet në një periudhe kohore në vite.
Loti D Diferencimi i mbetjeve, dy vite me vonesë, vetëm 60% e punimeve
Impianti i diferencimit të mbetjeve. Janë kryer rreth 60% e punimeve civile dhe aktualisht pritet montimi i linjës së diferencimit e cila është prodhuar dhe pritet të vijë në Shqipëri në javët në vijim. Edhe për këtë Lot, referuar Aneksit IV të kontratës. Grafiku i punimeve”, punimet duhet të kishin përfunduar brenda vitit të parë, pra brenda vitit 2020;
Loti E, Impianti i ujërave të ndotur, dy vite me vonesë vetëm 50% e punimeve
Impianti i përpunimit të ujërave të ndotur. Përsa i përket këtij loti, kanë përfunduar të gjitha punimet civile dhe aktualisht po realizohet faza e dytë e cila ka të bëjë me instalimin e Linjës Teknologjike. Janë realizuar rreth 50% e punimeve.
Edhe për këtë Lot, referuar Aneksit IV të kontratës “Grafiku i punimeve”, punimet duhet të kishin përfunduar brenda vitit të parë, pra brenda vitit 2020;
Loti F Venddepozitimi i hireve, dy vite me vonesë vetëm 15% të punimeve
Sipas grafikut të punimeve, ky lot duhet të fillonte punimet në mes të vitit të parë të fillimit të punimeve (në këtë rast rreth muajit janar 2020) dhe duhej të përfundonte brenda 12 muajve (rreth muajit janar 2021). Ndërkohë nga të dhënat e NjZP rezulton se për këtë Lot punimet kanë filluar me vonesë në Qershor 2021 dhe konkretisht punimet e para që kanë të bëjnë me gërmimet, për të cilat janë realizuar rreth 15% të punimeve.
Loti G + H Landfillet e depozitimit të mbetjeve inerte, s’kanë filluar fare
Dy landfillet e depozitimit të mbetjeve inerte. Sipas grafikut të punimeve këto dy Lote duhet të nisin në mesin e vitit të dytë të fillimit të punimeve (pra rreth fundit të vitit 2020) dhe të përfundojnë brenda një periudhë 1 vjeçare (rreth fundit të vitit 2021).
Referuar të dhënave të NjZP, deklarohet se punimet për këtë Lot nisin në muajin Qershor 2022, por nga ana e koncesionarit janë marrë masat për realizimin e këtyre Loteve më parë, pasi shihet e arsyeshme të vendosen në operim përpara afatit të përcaktuar në grafikun e punimeve. Janë realizuar rreth 15% e punimeve.
Loti I Nënstacioni elektrik, s’ka filluar fare me kismet dhe ky
Ky Lot, sipas grafikut të punimeve duhet të fillonte dhe përfundonte punimet brenda vitit të dytë të fillimit të punimeve (rreth 3 mujorit të dytë të vitit 2021). Referuar të dhënave të NjZP, deklarohet se punimet për këtë Lot janë parashikuar të fillojë në muajin Janar 2022. Shoqëria ka drejtuar nje kërkesë zyrtare Supervizorit të punimeve në lidhje me rishikimin e grafikut të punimeve.
Asnjë punim i përfunduar përveç gardhit
Njësia e Zbatimit të Projekteve në raportimet e saj deklaron se është vijuar me disa zëra punimesh plotësuese si: Ndërtim rrugë aksesi rreth 50% të punimeve; Ndërtim sheshe operimi rreth 70% e punimeve; Rrethim objekti realizuar 100% e punimeve; Sistemime dhe gjelbërime rreth 80% e punimeve. Të gjitha këto punime duhet të kishin përfunduar brenda 1.5 viteve të para të fillimit të punimeve, pra brenda vitit 2020./CNA.al
Inceneratori, laku në fyt për Bashkinë e Tiranës
30 milionë dollarë, për djegien e mbetjeve/ Incenerator nuk ka
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë
Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri
Fakti/ Zbulohet shërbimi i Lulzim Bashës ndaj inceneratorëve
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, ku në qendë...
Agim Hila një banor i fshatit Vajkan në qytetin e Fierit ka ...
Një ish-studente e fakultetit të degës mami në Universitetin...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, nesër pritet të ketë një sean...
Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për note...
Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejt...
Nga Klodian Tomorri Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet nj...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofi...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një pedofili që n...
Në datën 12 janar 2022, emisioni Fiks Fare transmetoi denonc...
Dy çunat e SPAK që kaluan Vettingun, e jo me pak probleme, t...
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë,...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtë...
Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: “Finalizohe...
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka ka...
Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili ësh...
Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisi...
Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...