Dosjet e nxehta që "flenë" në SPAK/ Aferat e Qeverisë i "kyçin" gojën drejtësisë

25 Janar 2022, 11:12, Denoncim CNA

Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë, janë parë si shpresa e shqiptarëve, për të gjetur drejtësinë e munguar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, është trumbetuar fort si një ndër institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, e cila pretendohet të godasë korrupsionin në nivelet e larta.

Por, çfarë ndodh?

Janë të paktën tre dosje, të denoncuara nga CNA.al, të cilët duket se ?flenë? në sirtaret e drejtësisë.

Pra, tre afera të Qeverisë, për të cilat drejtësia hesht.

Një ndër dosjet, e cila do të duhej të ?zgjonte? SPAK, është ajo e skandalit të pesticideve kineze.

Që prej muajit qershor të vitit 2021, CNA.al ka denoncuar me dokumente ekskluzive, në disa shkrime investigative, një skandal të përmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, sesi në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.(Lexo këtu)

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

CNA.al nëpërmjet dokumenteve ka treguar se gjithçka ka shkuar edhe në Prokurorinë e Durrësit.

Gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Po ashtu edhe KLSH, ka filluar një kontroll në dogana, në lidhje me skandalin në fjalë. (Lexo këtu).

Një tjetër dosje e bujshme, është ajo e koncesionit të inceneratorëve. Ajo që është quajtur edhe si afera e shekullit.

Në lidhje me këtë dosje ka pasur një ?zgjim? nga ana e SPAK, është vënë në pranga një ish-ministër. Por, hetimi deri tani është bërë vetëm për inceneratorin e Elbasanit, që në fakt është më i vogli nga tre inceneratorët, të cilët duhet të hetohen nga drejtësia.

Historia e koncesionit të inceneratorëve fillon në vitin 2014, pra pas ardhjes së Rilindjes në pushtet dhe CNA.al ka zbardhur një dosje të plotë investigative në lidhje me këtë koncesion, që fillon në Elbasan me 22 milionë euro, shkon në Fier me 28 milionë euro dhe vjen në Tiranë, me 128 milionë euro.

Pra, janë tre inceneratorë ku vetëm kontrata koncesionare shkon 178 milionë euro, nga taksat e shqiptarëve.

Pas një hetimi në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Klodian Zoto, i cili ka ndërtuar inceneratorin nëpërmjet kompanisë së ITS si dhe pronarja e këtij inceneratori Stela Gugallja.

Por, Lefter Koka nuk është ?koka?, dhe SPAK nuk mund të mbyllë sytë e të mos hetojë edhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Fierit dhe të Tiranës.

Po ashtu CNA.al ka treguar sesi media, portale perfierike dhe gazetarë janë paguar nga kompanitë e inceneratorëve, para këto të justifikuara si ?reklama?. (Lexo ketu)

Por, këtu natyrshëm lind një pyetje, çfarë reklamon një landfill dhe pse duhet të paguajë miliona për reklama një kompani monopol?

Kanë qarkulluar miliona euro dhe SPAK duhet të hetojë për të parë deri ku kanë shkuar tentakulat e inceneratorëve.

Kompanitë janë me dokumente. Pagesat janë bërë në banka. Duhet gjetur burimi dhe përfundimi i tyre, pra, ku kanë shkuar.

Kush mendon se kompanitë e inceneratorëve janë ndalur thjeshtë dhe vetëm tek 22 milion eurot në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë, e kanë gabim.

Nëpërmjet dokumenteve zyrtare, CNA.al ka treguar sesi tentakulat e inceneratorëve janë shtrirë edhe tek ujësjellësit.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.

Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki.  Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë. (Lexo këtu)

Pra, janë disa dokumente dhe fakte që tregojnë se nuk janë vetëm kontratat koncesionare të inceneratorëve, por edhe miliona euro të tjera nga taksat e qytetarëve shqiptarë, të marra nëpërmjet ujësjellësave për gjoja sisteme efikase të menaxhimit të sistemeve elektronike, për matësat e ujit, e të tjera si këto që në fakt janë përgjysëm. Diku nuk bëjnë matësat e diku projektet nuk kanë ecur.

Dhe SPAK, nuk mund të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr, por duhet hetuar ky skandal, i cili rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë./CNA.al

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Inceneratorët, afera korruptive që do mbyllet me procedurë si krimet e Lulzim Bashës

Kush urdhëroi bankat të fshehin të dhënat e kompanive të inceneratorëve?

Si nisi koncesioni i inceneratorëve, emrat e përfshirë dhe blerja e mediave/ Fundo zbërthen aferën korruptive  

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Lajmet e fundit nga