Connect with Us

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Aktualitet

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

CNA.al ka denoncuar me fakte dhe dokumenta, një mega-skandal që rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për pesticidet kineze, që kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2018 me bekimin e zyrtarëve të lartë të politikës.

Mijëra kuti me pesticide kineze, të ndaluara nga ligji kanë hyrë nga Dogana e Durrësit.

Sipas dy dokumenteve që po sjellim më poshtë, sasi pesticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai drejt Durrësit.

Janë jo pak, por rreth dy mijë kilogram në një zë, më pas 2500 litra në një zë tjetër, dy mijë litra në një tjetër zë, dhe një mijë kg po në një zë tjetër.

Por Dogana ka heshtur për këtë skandal korruptiv, duke u bërë kështu bashkëpunëtorë në këtë krim që rrezikon jetën e qytetarëve.

CNA.al me anë të një shkrese që mban datë 15.06.2021, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. me disa pyetje, me qëllim për të hedhur dritë mbi këtë skandal. Por, nga ana e institucionit ka pasur heshtje. (Lexo këtu)

I vetmi institucion që ka reaguar deri më tani është Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili siç ka raportuar CNA.al më herët, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë.

Burime për CNA.al kanë bërë të ditur, se një grup inspektorësh të KLSH-së, kanë filluar kontrollet tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në lidhje me futjen e pesticideve kineze në Shqipëri. (Lexo këtu)

Institucioni që nuk ka reaguar dhe që pritej të ishte i pari që duhej të çohej në këmbë është SPAK-u.

Dokumentat ekzistojnë dhe janë të publikuara nga CNA.al. I ka parë dhe i ka lexuar mbarë opinioni publik, duket se vetëm prokurorët e SPAK-ut dhe Arben Kraja nuk kanë sy e veshë për të parë, dëgjuar e për të lexuar.

LEXO EDHE:  SKANDALI/ Kryeministria 7 vjet pa paguar energjinë, PS-13 dhe PD-11

Për më tepër kur edhe familjet e tyre rrezikohen nga këto pesticide, të cilat thuhet se janë përdorur tek produktet bujqësore që më pas qytetarët i kanë blerë në treg.

Fillimisht një hetim për këtë aferë korruptive ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, por më pas gjithçka është ndërprerë.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një hetim, apo informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Informacionit, Analizës së Riskut dhe Monitorimit, në dogana, të cilat kanë kapur sasinë e pesticideve kineze që ishin duke hyrë në Shqipëri, dhe më pas e kanë çuar çështjen në Prokurori.

Por, epilogu është se sasitë e pesticideve kanë mbërritur në vendin tonë dhe kanë qenë politikanë të lartë që kanë ndërhyrë, për lirimin e këtyre sasive, për t’u zhdoganuar më tej. Raportohet për një sasi të hyrë në datën 6 shkurt të vitit 2018, më pas një sasi tjetër në 29 mars të vitit 2018, një sasi e tretë në 30 prill të vitit 2018.

Kanë qenë politikanë të lartë që sot janë nën tagrin e  SPAK-ut për t’u hetuar, pa pritur gjetjet e KLSH-së. “Ujku, ja ku është, dokumentat ja ku janë, mos të zvarriten më vonë se po kërkojnë gjurmë, ndërkohë që veçse i kanë ato që sot./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Braçe kërkoi largimin e drejtorit që zbuloi skandalin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  SPAK dhe Gjykata Speciale i nënshtrohen testimit për Covid/ Dalin rezultatet

LEXO EDHE:  Skandali në Jetimoren e Shkodrës/ Reagon Ministri Klosi

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Çmendet” 55-vjeçari/ Dhunon me sende të forta vajzën e tij

Publikuar

-

Nga

Gjermania dhe Sllovenia në ndihmë të vajzës që i mbijetoi dhunës seksuale në Shqipëri

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pas akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij.

Ndërkohë është arrestuar edhe një person i shpallur në kërkim. I arrestuari është Sh.M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shpejtësi në kufijtë e çmendurisë/ Policia rrugore bën “kërdinë” në Elbasan-Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në aksin Elbasan-Tiranë, duke ndëshkuar 28 shoferë, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, ku 10 prej tyre u është pezulluar patenta.

Policia bën të ditur se kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

“Vijon kontrollin me radar , në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrollit permanent, me lëvizje në shumë pika ku dhe rreziku është më i madh si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri 181 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 9 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj .

18 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 118 km/h deri në 127 km/h.



LEXO EDHE:  SPAK dhe Gjykata Speciale i nënshtrohen testimit për Covid/ Dalin rezultatet

LEXO EDHE:  Përballja me KLGJ/ “Peshku i madh” i SPAK-ut, gati mbrojtjen

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve të fundit janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.33 mg/l deri në 0.46 mg/l.

Si dhe janë vendosur 17 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE