Connect with Us

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Aktualitet

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Publikuar

-

Exclusive- The scandal:Chinese chemical fertilizers for Albanians

Me anë të disa shkrimeve investigative radhazi,CNA.al, ka denoncuar një aferë të prëmasave të mëdha, ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të politikës, zyrtarë të Qeverisë “Rama”.

Afera skandaloze daton në vitin 2018, ku sasi të mëdha pesticidesh që përdoren në bujqësi, janë sjellë nga Kina në Shqipëri.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji.

Sipas dy dokumenteve që po sjellim më poshtë, sasi pesticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai drejt Durrësit.

Janë jo pak, por rreth dy mijë kilogram në një zë, më pas 2500 litra në një zë tjetër, dy mijë litra në një tjetër zë, dhe një mijë kg po në një zë tjetër

Sipas këtyre dokumenteve, se sasia që ka mbërritur, është një sasi mallrash e marrë në Shangai të Kinës dhe është sjellë më pas në Shqipëri.

Pra, përmes doganave  janë futur në Shqipëri, pesticide kineze, të cilat ndalohen rreptësisht nga ligji të hyjnë në Shqipëri, pasi lejohen vetëm ato të çertifikuara nga BE. (Lexo këtu) 

Këto pesticide sipas të gjitha gjasave kanë përfunduar tek konsumatori duke e përshkallëzuar më tej skandalin.

Por ajo çfarë e thellon më tej këtë aferë korruptive dhe vrasëse, pasi vihet në rrezik jeta e konsumatorëve është heshtja e institucioneve.

Mirë që nuk e ndjejnë përgjegjësi që të reagojnë vetë, por as ku i pyet nuk lëvizin, duke e fshehur skandalin dhe duke u bërë palë në krim.

Doganat heshtin për skandalin

CNA.al me anë të shkrese që mban datë 15.06.2021, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. me disa pyetje ,me qëllim për të hedhur dritë mbi këtë skandal.

Në thellim të investigimit të kësaj çështje kërkojmë edhe bashkëpunimin tuaj, ndaj po ju dërgojmë pyetjet e mëposhtme.

1.Cilat janë kompanitë që  kanë sjellë pesticide në Shqipëri, përgjatë viteve 2017-2021.

2.Sa ka qenë sasia që ka sjellë çdo kompani përgjatë periudhës 2017-2021.

3.Nga e kishin origjinën pesticidet e sjella nga kompanitë përgjatë kësaj periudhe.

4.A ka pasur kontrolle nga Dogana nëse kanë hyrë pesticide të rrezikshme dhe të paligjshme. Nëse po çfarë është konstatuar?”

LEXO EDHE:  Një sherr në Ministrinë e Integrimit/ Kush iku dhe kush erdhi?

Këto janë pyetjet që CNA.al i ka drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Por, kur ka kaluar më shumë se një muaj, nuk ka denjuar të kthejë përgjigje, duke shkelur kështu jo vetëm nenin 23, pika 1,dhe 2 të Kushtetutës mbi të drejtën për informim dhe në nenin 11 të Ligjit Nr. 119/2014, por mbi të gjitha duke e fshehur skandalin, duke u bërë palë me ata zyrtarë që me futjen e pesticideve të paligjshme kineze,  kanë dënuar me vdekje konsumatorët shqiptarë.

CNA.al ka raportuar më herët, duke iu referuar burime të saj, se fillimisht skandali në fjalë ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si dhe ka pasur edhe një hetim, apo informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Informacionit, Analizës së Riskut dhe Monitorimit, në dogana. (Lexo këtu)

Por çfarë ka ndodhur me këto hetime? Të gjitha gjasat tregojnë se janë bllokua.

Pasi nga dokumentet që CNA.al ka publikuar në vijimësi, sasitë e pesticideve kanë mbërritur në vendin tonë dhe kanë qenë politikanë të lartë që kanë ndërhyrë, për lirimin e këtyre sasive, për t’u zhdoganuar më tej. /CNA.al

Skandal me perimet, në tregje/ Produkte me pesticide mbi normat, të ndaluara në BE

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Braçe kërkoi largimin e drejtorit që zbuloi skandalin

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Çfarë çike, mbretëroftë edhe 100 vite në fronin ku është ulur”/ Dua Lipa i lë “mbresa” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Çfarë çike, mbretëroftë edhe 100 vite në fronin ku është ulur”/ Dua Lipa i lë “mbresa” Edi Ramës

Kryeminsitri Edi Rama ka takuar yllin e muzikës botërore, Dua Lipan.

Rama tregon se karriera e saj në muzikë nuk ka nevojë për koment por më shumë mbresa i ka lënë vetë Dua dhe karakteri i saj.

DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, shkruan Rama në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Bëri shaka me Holokaustin/ Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike

Publikuar

-

Nga

Komiteti Organizator i Lojrave Olimpike të Tokios shkarkoi të enjten drejtorin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për shkak të një shakaje me Holokaustin, që ai kishte bërë gjatë një shfaqjeje komike në vitin 1998.

Presidenti i Komitetit Seiko Hashimoto bëri të ditur një ditë përpara ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar nga detyra. Ai u akuzua se kishte bërë shaka me Holokaustin gjatë shfaqjes.

Ne zbuluam se zoti Kobayashi, në interpretimin e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike“, tha zoti Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë thellë për këtë zhvillim një ditë para ceremonisë së hapjes, si dhe për shqetësimin që u kemi shkaktuar shumë palëve të përfshira, si në Tokio ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit“.

LEXO EDHE:  Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

LEXO EDHE:  Xhelili shpallet Heroi i Partisë Siçiliste/ Si gjithnjë, fajin e ka Saliu!

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, është planifikuar të premten. Ceremonia do të mbahet pa spektatorë si masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me koronavirus. Megjithatë pritet të marrin pjesë një numër i caktuar të ftuarish, zyrtarë, e përfaqësues të medias./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e forta/ Porti i Durrësit, lavatriçja e parave të ndotura të Rilindjes?

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri i ka drejtuar dy pyetje kryministrit Edi Rama përsa i përket maketit të Protit të ri të Durrësit.

Përmes një deklarate per mediat, Xhaferri shpjegon se kanë kërkuar nga qeveria sqarime mbi atë se ku do të zhvendoset Porti ekzistues.

Ai ka renditur pikat shqetësuese që sipas PD përveç maketeve nuk janë parë studime dhe as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Dy ditë më parë Kryeministri Rama hodhi për konsum maketin e Portit të ri të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim në 3D.

Por nisur nga rëndësia që ka Porti i Durrësit për qytetin dhe gjithë Shqipërinë, ne i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë sqarime për disa çështje:

Së pari: Qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi do zhvendoset Porti Ekzistues. Ku do të zhvendoset, kur do të zhvendoset, si do të zhvendoset dhe çfarë kapacitetesh do të ketë?

Së dyti: Janë disa institucione Europiane dhe Ndërkombëtare që kanë financuar me kredi ndërtimin e infrastrukturës portuale.  Banka Europiane e Investimeve (BEI) ka financuar 17 milion Euro për ndërtimin e kalatës së kontejnerëve.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 32 milion Euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milion USD për kalatën e përpunimit të grurit.

Ndoshta problemi më i vogël është vlera financiare. Problemi madhor ka të bëjë me faktin se Rama po na largon gjithmonë e më shumë nga rruga drejt BE-së.

Së treti: Çfarë do bëhet me kontratat koncesionare për terminalin e mallrave rifuxho dhe terminalin e pasagjerëve? Aty kemi kompani Gjermane që janë me koncesion për 35 vite.

Përsëri do paguajmë në arbitrazh papërgjegjshmëritë e kryeministrit?

Partia Demokratike nuk është kundër projekteve që zhvillojnë qytetin. Por, deri më tani kemi parë vetëm makete dhe nuk kemi as studime, as transparencë dhe as kuadër ligjor.

Pra, kemi parë maketin e Ramës dje, darkën me arabët tek restoranti i famshëm i Nusretit të ministrit Ahmetaj dhe plaçkitjen që po i bëhet pa kuadër ligjor kësaj godine, që njihet si godina me xhama, (që sikurse shihet edhe kanë rrethuar).

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga qeveria për këto problematika dhe njëkohësisht drejtësia e re duhet të veprojë“-tha Xhaferri./CNA.al

LEXO TE PLOTE