Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një kompani amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të studiuar mundësinë e një gazjellësi në vend.
Excelerate Energy me bazë në Teksas do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për të eksploruar këtë mundësi. Presidenti dhe shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane, Steven Kobos i tha Zërit të Amerikës tha se ky është në vazhdën e studimit të fizibilitetit për terminalin lundrues dhe termocentralin e Vlorës. Ai i tha koleges Keida Kostreci se objektivi është hyrja në treg dhe integrimi i Gazit Natyror të Lëngshëm si burim energjie në rajon.
Zëri i Amerikës: Zoti Kobos, Excelerate nënshkroi një memorandum tjetër mirëkuptimi me Shqipërinë, me kompanitë Snam dhe Albgaz, kësaj here për të studiuar mundësinë e një gazjellësi në Shqipëri që do të fillonte nga Vlora dhe do të ndihmonte me burimet e energjisë në vend. Çfarë planifikon Excelerate të arrijë me këtë projekt?
Steven Kobos: Jemi të entusiazmuar për memorandumin që nënshkruam javën e kaluar, me kompaninë Snam, një partner i rëndësishëm evropian me qendër në Itali si edhe me Albgaz. Kjo në fakt është vazhdim i punës ekzistuese të fizibilitetit që po bën Excelerate në bashkëpunim me kompaninë Exxon Mobil lidhur me mundësinë e një terminali për importin e Gazit Natyror të Lëngshëm (GNL) në Vlorë. Ne do të krijojmë një komision me Snam dhe Albgaz dhe do të shikojmë se çfarë mundësish të mëtejshme mund të krijohen për zhvillimin e infrastrukturës për gazin në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Fakti që ju thoni se kjo është një shtesë në studimin e fizibilitetit që filluat para disa muajsh, të lë të kuptosh që tani keni një ide më të qartë për atë studim. Mund të na thoni më në detaje se si plotësojnë këto projekte njëri-tjetrin?
Steven Kobos: Ne kemi pasur një ekip inxhinierësh dhe një ekip tregëtar në Shqipëri, inxhinierët tanë në SHBA me partnerin tonë ekzistues Exxon Mobil po punojnë për studimin e terminalit. Synimi është që studimi i fizibilitetit të përfundojë brenda tremujorit të tretë të këtij viti. Ajo përpjekje që është e përqendruar tek termocentrali i Vorës dhe zgjerimi i tij vazhdon, por njëkohësishte ne po fillojmë të shikojmë se cilat janë aspektet e tjera përmes së cilave mund ta përmirësojm atë projekt përmes investimeve të mëtejshme në infrastrukturë.
Ky është një proces normal kur shqyrton mundësinë e hapjes së një tregu për GNL, që të studiosh se si ta integrosh sa më mirë në gjithë tregun dhe në rajon më gjerë.
Zëri i Amerikës: Dhe ç?vend do të zinte ky projekt në kontekstin e projekteve të tjera energjitike në vend, përfshirë TAP-in?
Steven Kobos: Snam ka 20 përqind aksione në TAP së bashku me entitete të tjera. Ne do t?i shohim të gjitha alternativat. Po shohim mundësinë e magazinimit nëntokësor, pika të ndryshme ndërlidhjeje. Pra po shohim se si mund ta zgjeronim përdorimin e terminalit të importit me idenë për ta shfrytëzuar maksimalisht infrastrukturën që duam të sjellim në vend.
Zëri i Amerikës: Pra, do të bëhej fjalë për një furnizues plotësues energjie për Shqipërinë? Si do të funksiononte?
Steven Kobos: Po. Kështu evoluon shumica e tregjeve tona nëpër botë. Së pari gjendet një projekt bazë, përcaktohet fizibiliteti, që të justifikojë investimin në infrastrukturë për vetë terminalin e importit të GNL-së. Më pas studiohet se si mund ta integrosh atë brenda vendit, si mund të siguroni përfitime më të mira dhe të shtosh elementë të tjerë, të cilët veç e veç mund të të mos jenë të justifikueshme, por së bashku e bëjnë projektin më të rëndësishëm për sinqerisht për Shqipërinë si pikë grumbullimi e GNL-së dhe si kondumatore e këtij gazi. Prandaj mendoj se është i rëndësishëm për rolin që Shqipëria mund të luajë në rajon.
Zëri i Amerikës: Çfarë forme do të kishte ky rol i Shqipërisë në rajon si ndërlidhëse energjie përmes këtyre projekteve nëse ato realizohen?
Steven Kobos: Përmirësimi i ndërlidhjes padyshim është një përfitim, por ne duhet të ulemi me partnerët tanë të Snam dhe Albgaz sepse të gjithë kemi përvojë për ndërtimin e infrastrukturës dhe gazsjellësve dhe të shohim çdo mundësi sepse duam të gjejmë tregun më të gjerë të mundshëm për Gazin Natyral të Lëngshëm.
Zëri i Amerikës: Keni ndonjë shifër konkrete ndër mend përsa i takon investimit?
Steven Kobos: Ende jo, sepse nuk e kemi përfunduar studimin e fizibilitetit, por mendoj se duke pasur parasysh staturën e palëve që kanë nënshkruar dy memorandumet e bashkëpunimit, është e qartë se ka interes për investim në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Dhe çfarë pritet për sa i përket afatit kohor, kur do të përfundojë ky studim dhe kur mund të fillojë ky projekt i ri?
Steven Kobos: Synimi im është që siç thamë të përfundojmë studimin e fizibilitetit të Vlorës siç thamë brenda tremujorit të tretë të këtij viti dhe mendoj se mund të kemi një vendim përfundimtar për investimin në harkun kohor të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, bazuar në informacionin që nxjerr në pah studimi i fizibilitetit. Dhe nëse këto afate zbatohen , atëherë projekti mund të jetë gati për të filluar në vitin 2023. Kjo për memorandumin që nënshkruam në mars. Për infrastrukturën shtesë, do të doja të diskutonim më tej me Snam dhe Albgaz, para se të parashikoja një afat kohor. Por ne do të fillojmë menjëherë. Në fakt ne tashmë kemi filluar.
Zëri i Amerikës: Energjia nuk është vetëm një çështje ekonomike për rajonin dhe gjithë botën por edhe çështje gjeopolitike. Pra, kur energjia sigurohet nga projekte si i juaji për Shqipërinë dhe për rajonin, do të thotë që kjo energji nuk po merret nga aktorë të tjerë. Si e shihni rolin tuaj në këtë kontekst?
Steven Kobos: Të gjithë e dimë që siguria energjitike e çdo vendi është e një interesi parësor. Nuk mund të kesh një rritje të qëndrueshme ekonomike pa qasje në energji të pastër, të përballueshme dhe të bollshme. Është kritike. Kjo nuk është asgjë e re. Ajo që kemi parë me Excelerate është se disa klientë janë të përqendruar tek një sasi maksimale e GNL-së që mund të fusin në një treg etur për gaz. Por shumë nga klientët tanë janë të përqendruar tek siguria e furnizimit dhe që asnjë ndërprerje, qoftë për arsye teknike, gjeopolitike ose të një ndonjë natyre tjetër, të mos ketë një ndikim negativ në ekonominë e tyre. Pra, nuk është një konsideratë e re dhe ne mendojmë se është një nga aspektet e vlefshme të GNL-së. Kostoja e infrastrukturës është më e ulët, veçanërisht nëse zgjedh alternativën e termialit lundrues. E megjithatë mund të arrijë me shpejtësi një kapacitet furnizues nga zero, deri në një miliard metra kub në ditë në disa tregje. Pra, ne jemi krenarë për rolin që ne ofrojmë në sigurimin e furnizimit në shumë prej tregjeve tona. Dhe unë mendoj se ky është një aspekt i vlefshëm i asaj që Shqipëria do të merrte nga një projekt GNL, siguria e shtuar e furnizimit.
Zëri i Amerikës: Fakti që ju keni ndërmarrë këtë studim për këtë projekt të ri do të thotë diçka për klimën e investimeve në Shqipëri, përfshirë investimet amerikane. Por ende mbeten shumë shqetësime përsa i takon stabilitetit dhe sa i përshtatshëm është mjedisi veçanërisht për investimet të këtyre përmasave. Cili është mendimi juaj për këtë lloj mjedisi dhe a keni shqetësime në këtë drejtim?
Steven Kobos: Do të thoja që Shqipëria gëzon një reputacion shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara dhe padyshim nëse nuk do të mendonim se mund të kishim një klimë të favorshme investimi, nuk do të shpenzonim gjithë ato fonde për aspektin inxhinierik që po shpenzojmë aktualisht sepse nuk do të donim të hidhnim para kot. Ka shumë vende ku ne nuk ndërmarrim përpjekjet inxhinierike dhe të fizibilitetit sepse mund të kemi dyshime nëse mund të arrijmë një rezultat të favorshëm. Ne besojmë se mund të arrijmë një rezultat të favorshëm investimi në Shqipëri nëse puna jonë inxhinierike dhe vlerësimet themelore të fizibilitetit dhe ekonomisë funksionojnë. Kështu që unë kam një nivel të lartë besimi se do të arrijmë një klimë ku mund të bëhen investime të përshtatshme nëse garantohen meritat themelore të projektit./VOA
Akademiku Artan Fuga ka komentuar problemin e muzikës në Lun...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm p...
Policia Rrugore e Vlorës ka zhvilluar kontrolle intensive pë...
Dy ditë më parë në Kolumbi, është vënë në pranga Agim Çerma,...
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë masën “arrest m...
Qindra besimtarë myslimanë në Korçë, kanë falur në orët e pa...
Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” ...
Pranvera Hyseni, astronomia nga Kosova ka zbuluar një astero...
Ambasada Amerikane ju ka uruar besimtarëve myslimanë festën ...
Sot besimtarët myslimanë, festojnë Kurban-Bajramin.Mëngjesin...
Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjem e soteme biznesmeni...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shprehur tris...
Pak ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në T...
Pronarët e bizneseve në Vlorë nuk kanë hequr dorë nga protes...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 32,760 doza të vaks...
Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për...
Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ditën e sotme se orari ...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se zg...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ndodhe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...