web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së

21 Korrik 2026, 15:16, Aktualitet CNA

Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet

Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me largimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Në një dalje televizive, Koçeku u shpreh se vendimin e largimit nga Grupi i PS-së, vendosi ta komunikojë me qëllim që të mos lërë hapësirë influence për këtë vendim.

Më tej u shpreh se pas vendimit ka folur me kryeministrin Edi Rama dhe i ka sqaruar arsyet e largimit nga PS. Ndër të tjera shtoi se pas vendimit ka marrë mbështetje nga shumë anëtarë socialistë.

"Çdo kush, përfshi edhe familjen time, e kanë marrë vesh përmes rrjeteve sociale. Ka qenë vendim i imi ka qenë që këtë vendim ta komunikoj përmes rrjeteve sociale me qëllim që të mos lë hapësirë influence për këtë vendim. Kam pasur shumë telefonata prej krerëve të PS, mesazhe po ashtu, edhe nga kryeministri. I jam përgjigjur kryeministrit disa ditë më pas duke i sqaruar edhe më shumë se përse erdhi ky vendimet dhe zhgënjimet e mia dhe duke ia bërë të qartë se ky është vendim përfundimtar. Ka pasur tentativat e veta përgjatë komunikimit, por ky ka qenë edhe qëndrimi im.

Këto kohë kam parë pakënaqësi të anëtarëve të PS, deputetëve që nuk i kanë shpalosur gjatë mbledhjeve por ka qenë pakënaqësi lehtësisht e lexuar. Shpresoj që të gjejnë kurajon pavarësisht përkatësisë politike dhe të qëndrojnë për ato vlera dhe besime që ato kanë dhe të zgjedhin të kryejnë funksionin për të cilin të gjithë jemi aty, për të përfaqësuar interesin e shqiptarëve dhe për të punuar për vendin tonë. Përderisa më kanë mbështetur privatisht, dua të respektoj privatësinë e tyre. Janë disa, nuk janë pak", tha ajo.

Koçeku ka folur edhe për kërcënimin nga Bajrat të cilin e bëri publik në rrjetet sociale. 

“Unë e kam bërë publik reagimin tim. Nuk doja të ndalesha te kjo pjesë pasi lufta ime është politike dhe do të mbetet deri në fund si e tillë. Nuk di të them nëse kishte përmbajtje politike por jam mjaftuar me atë mesazh dhe besoj se ka qenë mesazh i fortë dhe mbi baza të forta", tha Koçeku. /CNA





Lajmet e fundit nga