web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Terrorizmi me "review"-të kundër bizneseve/ Rama: Ato yje ndajnë Shqipërinë e dembelhaneve

21 Korrik 2026, 11:34, Aktualitet CNA

Terrorizmi me "review"-të kundër bizneseve/ Rama: Ato yje

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për "terrorizmin" me "review"-të kundër bizneseve nga një grup i cili si qëllim kishte dëmtimin e bizneseve.

Rama u shpreh se yjet ndajnë Shqipërinë e demblehaneve nga ata që punojnë. Kryeministri theksoi se ata që punojnë u bënë target si shëmbëlltyra të një sistemi që disa sorra, disa korba duan ta kthejnë përmbys, por nuk kthehet përmbys më ky sistem.

"'Paketa e maleve' do të jetë një histori e madhe suksesi e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për të bërë Zvicrën e vogël të Blertës. Ne po themi përsëri me dialektin e maleve. Kështu që po shkoj për Theth, aty ku realiteti i hedh poshtë të gjitha, të gjitha aguridhet dhe broçkullat që thuhen për mënyrën se si mund të zhvillohet ekonomia e maleve.

Aty ku realiteti tregon se njerëzit që punojnë dhe fitojnë, në rastin më të mirë në raport me gjithë këto muhabete, kanale sociale, mund të bëhen viktima të sulmeve, siç u bënë, të sulmeve më agresive dhe më të ulëta mbi djersën e tyre, mbi sakrificat e tyre, mbi gjakun e tyre, mbi ato yjet e përshtypjeve të njerëzve që shkonin, shkojnë dhe do vazhdojnë të shkojnë, të trokasin në dyert e atyre ekonomive, të atyre realiteteve, të atyre agro-turizmeve, të atyre bujtinave.

Ato yje ndajnë Shqipërinë e dembelhaneve që duan vetëm lekë dhe flasin vetëm për lekë dhe nuk lënë gjë pa thënë për të gjithë të tjerët që lekun e fitojnë me punë dhe që e kanë në majë të gojës fjalët më të ulëta dhe që shpifin e shajnë për këdo. Ato yje janë Shqipëria reale e punës.

Ato yje janë Shqipëria që do bëhet 'Zvicra e vogël' atje nëpër male dhe ato yje u sulmuan, u shuan për pak ditë, por u kthyen përsëri dhe shkëlqejnë siç shkëlqejnë pikat e djersës të të gjithë atyre njerëzve që merren me sipërmarrje në Shqipëri, të gjithë atyre njerëzve që krijojnë punë, të të gjithë atyre njerëzve që japin punë, të gjithë atyre njerëzve që fitojnë me punë dhe që u bënë target.

U bën target si shëmbëlltyra të një sistemi që disa sorra, disa korba duan ta kthejnë përmbys, por nuk kthehet përmbys më ky sistem", tha Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga