web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit

21 Korrik 2026, 16:18, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e Thethit për Paketën e Maleve. Rama u shpreh se kjo paketë është një nga pasqyrat më shembullore të aftësive për të bërë sukses.

Sipas tij, për “Paketën e Maleve” ka një keqkuptim të madh, ndërsa shtoi se është krejt e kundërta e atyre që thuhen.

Ai theksoi se kjo paketë synon zhvillimin e pronave të trashëguara. Më tej, kryeministri foli edhe për aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

“Paketa e Maleve është një nga pasqyrat më shembullore të aftësive për të bërë sukses. Për Paketën e Maleve ka një keqkuptim shumë të madh, prandaj erdhëm këtu. Është e rëndësishme që të gjithë ata që kanë pronë të trashëguar dhe janë jashtë perimetrit të legjislacionit ekzistues të 7501, të dëgjojnë me kujdes dhe mos të bien pre e mashtrimeve dhe ligësive.

Paketa e Maleve është e kundërta e atyre që thuhen. Nuk është as për uzurpues, as për biznesmenë që nuk kanë lidhje me ju, as me oligarkë. Por është vetëm për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave. Asgjë tjetër nga këto që thuhen nuk ka lidhje me të vërtetën. Po ashtu është e pavërtetë që kam ardhur këtu e kam thënë: vazhdoni, ndërtoni se do t'ju legalizojmë. Nuk e kam thënë, se do isha në shkelje të ligjit.

Edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, që është park natyror i mbrojtur, nuk kishin letra. Duke qenë në zonë të mbrojtur, e mbaje kullën, por nuk e bëje dot pronë tënden. Pionierët e zhvillimit të Thethit kanë qenë heronj, se këtu nuk kishte as drita, as asgjë. Ajo që kam thënë është se do të legalizohen ata që ekzistojnë. Pas vizitës sime shpërtheu ndërtimi i paligjshëm”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga