web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është ilegjitim”/ Opozita rikthen përplasjet me Endri Shabanin, i bllokon foltoren

20 Korrik 2026, 16:30, Politikë CNA

“Është ilegjitim”/ Opozita rikthen përplasjet me

Një episod i mbushur me tensione është shënuar këtë të hënë gjatë seancës plenare.

Përfaqësuesit e opozitës, ndërsa erdhi momenti për diskutimet për projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025, kundërshtuan dhënien e fjalës për drejtuesin e këtij institucioni, Endri Shabani.

Opozitarët argumentuan se Shabani është zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye u kërkua kalimi në diskutime i projektrezolutës.

“Të kalojmë në diskutime. Ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, është ilegjitim”, u shprehën përfaqësuesit e opozitës.

Përplasjet mes opozitës dhe Shabanit janë të hershme, ndërsa u thelluan që pas betimit të tij më 18 dhjetor 2025 në Kuvend, teksa ky i fundit i përshëndeti me puthje.

“Është ilegjitim”/ Opozita rikthen përplasjet me

Kandidatura e tij u dërgua në Kuvend me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën. Por mazhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodhi Shabanin në këtë detyrë vetëm me votat e veta./CNA





Lajmet e fundit nga