web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ‘sfidoi’ për vilën/ Shehaj i përgjigjet Ballës: Nuk më bën dot pis, çdo euro është e dokumentuar

19 Korrik 2026, 17:55, Politikë CNA

E ‘sfidoi’ për vilën/ Shehaj i përgjigjet

Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar sot pas deklaratave të bëra prej  ditësh ndaj tij nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, për shitjen prej 15 milionë eurosh të një vile 151 m2.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj deklaron se pasurinë e tij e ka krijuar me punë të ndershme, e për më tepër, shnumë kohë para nisjes së angazhimit të tij në politikë.

Ndër të tjera, Shehaj shprehet se nuk ka asgjë për të fshehur lidhur me këtë rast, ndërsa hedh akuza ndaj Ballës dhe kryeministrit Edi Rama se kërkojnë ta bëjnë pis kur vetë janë ushqyer nga paratë e shqitparëve.

“Ndryshimi po vjen dhe spastrimin e të korruptuarve nuk e ndal dot askush.

Nuk ka investim më transparent dhe më të pastër se shitja e vilës sime në Itali.

Në vitin 2019 bleva një vilë të vjetër prej rreth 250 m² për 2.9 milionë euro.

Në vitin 2020 mora leje ndërtimi, e shemba dhe investova rreth 4 milionë euro për të ndërtuar një vilë të re prej rreth 500 m².

Në vitin 2025 e shita vilën e re për 15 milionë euro.

Në vitin 2026 kam blerë një vilë tjetër, ku do të vazhdoj të investoj.

Çdo hap i këtij investimi është deklaruar sipas ligjit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Në Itali nuk shpëton asnjë cent pa u verifikuar. Çdo euro është e dokumentuar.

Pasurinë time e kam krijuar me punë të ndershme, shumë përpara se të hyja në politikë dhe kam deklaruar miliona euro pasuri.

Prandaj Rama, Balla dhe gjithë llumi që kanë ushqyer me paratë e vjedhura nga shqiptarët nuk më bëjnë dot pis. Nuk kanë asgjë për të zbuluar, sepse nuk kam asgjë për të fshehur”,-shprehet Shehaj./CNA





Lajmet e fundit nga