web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hiqni dorë nga pazaret e pista”/ Deputeti: Mos e prekni bashkinë e Roskovecit nga Reforma Territoriale

19 Korrik 2026, 17:18, Politikë CNA

“Hiqni dorë nga pazaret e pista”/ Deputeti: Mos e prekni

Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka reaguar sot lidhur me ndryshimet e mundshme nga Reforma Adminsitrativo-Territoriale në bashkinë e Roskovecit.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Baçi thekson ndikimet nga propozimet e bëra për këtë zonë nga mazhoranca socialiste janë të mëdha.

Sipas Baçit, reforma që po përgatitet po ecën në të njëjtën linjë, atë të marrjes së kompentencave nga bashkitë e vogla, gjë që siç argumenton, largon shërbimet nga qytetarët.

Deputeti nuk ngurron të përmendë burimet e shumta tregtare dhe bujqësore të zonës, ndërsa shton se kjo bashki nuk duhet të bëhet pjesë e pazareve të pista politike.

“Beni nje sondazh, ti pyesim banoret demokratet dhe socialistet tuaj dhe pastaj merrni vendimet.

Mazhoranca ilegjitime e dal nga zgjedhjet e 11 Majit 2025, po pergatitet, ashtu dhe siç pritej te kaloj ne parlament me votat e saj dhe pa konsesusin e opozites reformen e re territoriale!

Edhe pse po e pranojne vet, se reforma e 2015 e miratuar vetem nga PS, rezultoi nje deshtim i madh:

Duke larguar sherbimet nga qytetaret.

Duke ju marr kompetencat bashkive dhe duke ja kaluar keto qeverrise. Duke lene pa investime, ish komunat qe ju bashkuan bashkive qendrore te zgjedhur nga vet keta!

Ankesat dhe shqetesimet e qytetareve pa dallim, votues te PD dhe te PS, jane te shumta. Te gjithe kerkojne vemendje dhe sherbime, sa me afer tyre. Me shume kompetenca dhe vetvendosje per financat e tyre. Perseri reforma qe po pergatitet, po ecen ne te njejten linje.

Largim te sherbimeve, Marrje kompetencash, Zmadhim te territorit te bashkive duke i bashkuar ato. Humbje te identitetit te zonave te ndryshme. Ne kete situate po gjendet edhe qarku i Fierit

Megjithse eshte qarku i dyte me i madh ne shqiperi pas Tiranes, nga reforma e 2015 u krijuan vetem 6 bashki.

Ne projektin e mazhorances po parishikohet qe te kaloj ne 5 nr i bashkive te ketij qarku.

Roskoveci do ti bashkohet Patosit, sipas projektit te PS.

Bashkia e Rroskovecit perbehet nga Rroskoveci si qender e bashkise dhe ish komunat,  Strum, Kuman dhe  Kurjan.

NJ.V. Strum eshte 9 km larg nga bashkia Rroskovec

Do te jete 15 km larg, nga bashkia Patos, pas bashkimit qe do ti bejne socialistet.

NJ.V. Kuman eshte 7 km larg nga bashkia Rroskovec,

Do te jete 13 km larg nga bashkia e Patosit pas bashkimit qe do ti bejne socialistet.

NJ.V. Kurjan eshte 6 km large nga bashkia Rroskovec, do jete 11 km large nga bashkia Patos,  qe do ta bejne socialistet.

Rroskoveci eshte 8 km large nga bashkia Patos, qe do bejne socialistet!

Ne 2015 ish komuna Ruzhdie, qe ka me shume lidhje afersi  dhe njohje me Rroskovecin, e shkeputen dhe ja bashkuan Patosit, pasi  e dinin qe eshte nje komune, qe voton kryesisht PD,  po keshtu dhe ish komunat, Strum, Kuman,  Kurjan dhe per pasoj u rrezikohej bashkia e Rroskovecit per ta fituar.

Kete e tregoi dhe rezultati i fundit ne zgjedhjet e 2023, megjithse ne ishim pa vule, pa sigel, diferenca me 200 vota ishte si rezultat i nderhyrjes te fort dhe te papreçedent,  qe beri shteti, policia,  administrata,  vete Rama u angazhua fuqishem dhe Bufi i korrupsionit hodhi para pa fund,  presionoi dhe shantazhoi cdo banore te bashkise!

Ne qofte se do te ishte ish komuna Ruzhdie pjese e bashkise Rroskovec fitorja e PD ishte super e garantuar.

Tashme duan ta bashkojne gjithe  bashkine e Rroskovecit me Patosin, se perseri i tremben zgjedhjeve te radhes per Rroskovecin.

Roskoveci ka nje histori te te vecant nga cdo bashki tjeter e qarkut.

Kjo zone me njerez te ndershem, dinjitoze dhe shume punetor, dallohet per prodhimtari te bollshme bujqesore, blegtorale dhe agroperpunuese!

Ka prodhime te shumta me ullinj, fruta dhe perime!

Një pjesë e territorit lidhet edhe me industrinë.

Roskoveci ka qenë tradicionalisht qendër tregtare dhe bujqësore. Roskoveci ka siperfaqe shume me te madhe se Patosi dhe ka me shume resurse, per te qene bashki dhe nuk duhet ne asnje menyre ti bashkohet Patosit Roskoveci ka një histori të hershme si qendër tregtare dhe bujqësore.

Në vitin 1923, u organizua si Komuna "Tregu i Frashërit", pjesë e Qarkut të Beratit. Në vitin 1958 mori statusin e qytetit. Ne Rroskovec kemi monumente kulture si Kisha e Shën Kollit në Kurjan (shek. XIII). Kisha e Shën Gjergjit në Strum (shek. XVII).

Gjithashtu, studiuesit mendojnë se pranë Roskovecit ka kaluar një degë e rrugës antike Egnatia.

Mos e prekni bashkine e Rroskovecit!/CNA





Lajmet e fundit nga