web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet nga Reforma Territoriale/ Ministri tregon se çfarë do të ndodhë me Mirditën

18 Korrik 2026, 21:16, Politikë CNA

Ndryshimet nga Reforma Territoriale/ Ministri tregon se çfarë do

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë një reagim lidhur me debatet mbi ndryshimet që mund të aplikohen në Qarkun Lezhë përmes Reformës Territoriale.  

Siç shprehet Nufi përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, raporti paraprak nuk propozon shkrirjen apo bashkimin e Bashkisë Mirditë me asnjë bashki tjetër.

Po ashtu, Nufi thekson se fokusi i vetëm për Mirditën është zhvillimi i ekonomisë lokale, përmirësimi i shërbimeve publike dhe përballja me sfidat e tanishme të kësaj bashkie, për ta bërë më tërheqëse për të rinjtë dhe investimet.

Reagimi i plotë:

Jo vetëm si drejtues politik i Qarkut Lezhë, por edhe si një njeri me rrënjë të forta dhe krenare në Mirditë, e cila ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një nga krahinat më përfaqësuese të identitetit kombëtar shqiptar – DY FJALË SHKURT mbi debatin rreth raportit të ekspertëve për reformën administrative-territoriale:

E PARA: në asnjë moment, ky raport nuk propozon shkrirjen apo bashkimin e Bashkisë Mirditë me asnjë bashki tjetër. Prandaj, nuk ka asnjë arsye që mirditorët të shqetësohen nga interpretime që nuk burojnë nga përmbajtja e dokumentit.

E DYTA: Për Mirditën, çështja nuk është të ndalemi nëpër debate mbi skenarë që raporti nuk i parashtron. Ajo që ka rëndësi është të përqendrojmë energjitë te zhvillimi i ekonomisë lokale, përmirësimi i shërbimeve publike dhe krijimi i më shumë mundësive për të ardhmen e këtij komuniteti me vlera të jashtëzakonshme njerëzore, historike dhe kulturore.

Askush nuk fiton duke mohuar realitetin! Mirdita, ashtu si shumë zona të tjera të vendit, përballet me sfida, ekonomike dhe zhvillimore, të cilat njihen prej vitesh. Por pikërisht për këtë arsye na duhet më shumë përgjegjësi. Na duhen më shumë fokus dhe energji se si ta bëjmë atë më të fortë ekonomikisht, më tërheqëse për të rinjtë, me më shumë investime, me shërbime publike më cilësore dhe me më shumë mundësi zhvillimi./CNA

 





Lajmet e fundit nga