web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përpjekje për "Zegjinezimin" e PD-së

18 Korrik 2026, 12:22, Politikë CNA

Përpjekje për "Zegjinezimin" e PD-së

“Zegjinezimi" i partisë po kthehet në një fenomen në skenën politike. Personazhe që dorën e kanë futur pothuajse në të gjitha partitë për të provuar pak pushtet, por kanë dështuar, kanë filluar të krijojnë debate, provokime, për të sjellë ndoshta përçarje të reja brenda kampit opozitar.

Kjo ka ndodhur në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ku Ilirjana Kuçana, një anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, kërkoi që të prezantojë një rezolutë kundërshtuese për listën e propozimeve nga kreu i PD-së, Sali Berisha, për Sekretariatet dhe nënkryetarët.

Më pas doli nga mbledhja euforike për të folur për mediat për fenomenin e "Mulizimit", që, sipas saj, askush nuk mund të bëjë karrierë në PD pa mbështetjen e Flamur Nokës.

Kjo deklaratë vjen nga Ilirjana Kuçana, e cila sot është një anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, por më parë ka qenë pjesë e partive të tjera kundërshtare politike si PS dhe LSI.

Ilirjana Kuçana tentoi të shkonte në PS me ndihmën e babait të saj, Hysni Kuçana, komisioner i PS në zonën e Sukthit dhe Kënetës, që përndiqte dhe persekutonte demokratët. Por, sipas informacioneve, Rama nuk e pranoi dhe e përzuri.

E pakënaqur nga largimi që i bëri Rama, Kuçana tentoi sërish me LSI-në. Edhe atje njësoj si në PS e përzunë.

Në fakt, Flamur Nokën e kishin parlajmëruar në lidhje me Ilirjana Kuçanën që të mos ia hapte dyert në PD dhe duket se sot kjo po i kthehet në "boomerang" Flamur Nokës, që Ilirjana Kuçana, "Zegjineja" e PD-së, flet për fenomenin e "Mulizimit" a thua se gjithçka në atë seli kalon nga Flamur Noka.

Sot Ilirjana Kuçana është futur në grupin e përçarësve të PD-së, duke u kthyer në e keqpërdorur nga Ervin Salianji, ku u pa në takimet e tij pasi i doli kundër Berishës dhe nga Carlo Bollino, në televizionin e të cilit Kuçana është parë shpesh, a thua se është një person me peshë të madhe politike në PD.

Të gjitha debatet, provokimet që vijnë nga njerëz të kësaj kategorie janë përpjekje për "Zegjinezimin" e PD-së, për të vazhduar përçarjet brenda kampit opozitar, i cili në opinionin publik është mjaft i dëmtuar për shkak të këtij grupi që prej kohës së Lulit e sot vijojnë t’i shkaktojnë vetëm disfata Partisë Demokratike./ CNA





Lajmet e fundit nga