web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Vjen reagimi i kryeministrit Rama

16 Korrik 2026, 17:40, Politikë CNA

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Vjen reagimi i kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas deklaratave të bëra nga ministrja serbe Snezhana Paunoviç lidhur me Kosovën.

Përmes një postimi në platformën “X”, Rama e cilëson si një idiotësi të thënë në serbisht, nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin.

Sipas kryeministrit, Tirana zyrtare ka reaguar lidhur me ngjarjen përmes Ministrisë së Jashtme.

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai! Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë. Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”,-shkruan Rama./CNA





Lajmet e fundit nga