web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblidhet qeveria/ Marrëveshje e re për sigurimet shoqërore dhe 3 ndryshime për sistemin financiar

15 Korrik 2026, 12:52, Politikë CNA

Mblidhet qeveria/ Marrëveshje e re për sigurimet shoqërore dhe 3

Mesditën e kësaj të mërkure u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë shqiptare, nga e cila u morën vendime me rëndësi në dy fusha.  

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi nënshkrimin në parim me Poloninë për sigurimet shoqërore.  

 “Sot u kalua një projektvendim i miratimit në parim të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me  Poloninë, që e çon numrin në 17-të dhe 11-të me vendet e BE-së. Ka qenë një problem i mbartur në vite, pasi numri i shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje është i lartë. Është për njohjen e viteve të paguara të sigurimeve shoqërore”,-tha Ibrahimi.

Ndërkohë, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se gjatë mbledhjes së sotme u propozuan tri ndryshime të nevojshme në sistemin financiar, për ‘ligjin për sistemin e pagesave’, ‘ligjin për shërbimin e pagesave’ si edhe ‘ligjin për bankat në Republikën e Shqipërisë’.

"Kemi propozuar 3 ligje që lidhen me sistemin financiar në Shqipëri. Konkretisht, kemi propozuar ndryshime për ligjin në sistemin e pagesave, ligji për shërbimin e pagesave dhe ligji për bankat në RSh. Kanë si qëllim jo vetëm modernizimin e sistemin financiar në vend, por edhe në funksion të të gjithë kuadrit ligjor në harmonizim me direktivat e BE-së. I shërbejnë edhe kuadrit të negociatave. Ndër ndryshimet e propozuara ka edhe përfitime për qytetarët dhe bizneset”,-tha Malaj./CNA





Lajmet e fundit nga