Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër për procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të PD-së, teksa partia pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe sekretariateve.
Murrizi ka kërkuar që emrat e kandidatëve të bëhen të ditur përpara mbledhjes, duke argumentuar se anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të kenë kohë për t’u njohur me alternativat dhe për të marrë vendim përmes votës së lirë.
Sipas tij, procesi nuk duhet të zhvillohet me kandidatura të prezantuara vetëm në momentin e votimit, por me një garë të hapur ku secili kandidat të ketë mundësi të prezantojë veten dhe të kërkojë mbështetje.
Murrizi ka kritikuar gjithashtu faktin që, sipas tij, diskutimet brenda PD-së janë fokusuar më shumë te ndarja e posteve sesa tek analiza e situatës politike dhe problemet që ka opozita.
Ai ka kërkuar që Këshilli Kombëtar të diskutojë për gjendjen e partisë, rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe mënyrën se si PD duhet të rikthejë besimin e qytetarëve.
Ish-deputeti ka shprehur kritika ndaj figurave që mbajnë poste drejtuese pa një mbështetje të drejtpërdrejtë nga elektorati, duke deklaruar se në politikë kriteri kryesor duhet të jetë numri i votave që një individ arrin të marrë nga qytetarët.
Murrizi ka bërë thirrje për një ndryshim më të thellë brenda PD-së, duke kërkuar që partia të largohet nga praktikat e brendshme që, sipas tij, kanë dëmtuar opozitën ndër vite.
Ai ka theksuar se e ardhmja e Partisë Demokratike varet nga një garë më e hapur, nga transparenca dhe nga përzgjedhja e figurave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Në përfundim, ai paralajmëron se koha e këllirave duhet të marrë fund, ose do të fundosen të gjithë për hatër të një grushti eunukësh.
Reagimi i Myslim Murrizit
Partia Demokratike ka thirrur të mërkurën, më datë 15 korrik, mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet.
Sipas statutit, kandidatët i propozon kryetari i partisë ose 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Normalisht Berisha duhet t'i propozojë qysh sot ose maksimalja nesër kandidatët që secili anëtar i Këshillit Kombëtar të njihet me kandidaturat përpara se të shkojë për të votuar.
Po ashtu secili kandidat të ketë të drejtë të lobojë e të bëjë fushatë për vota, minimalja 24 orë, se nuk di çfarë “sekreti” ka që duhet të lexohen emrat në mbledhje siç ndodhi me kandidatët për anëtarë kryesie ku nga 60 të propozuar shumica e Këshillit Kombëtar nuk njihte më shumë sesa 10-15 emra.
Madje e them me bindje që as vetë Berisha nuk ka njohur më shumë sesa 20 veta, të tjerët ia kanë dhënë eunukët që e rrethojnë.
Flas për anëtarë të Këshillit Kombëtar që nuk urdhërohen me sms në grup se për ata që marrin porosi apo orientim vote me "WhatsApp" nuk besoj që ka problem të dinë se kush është kandidat apo kë të votojnë se jua japin porosi “padrinot” që i mbajnë në “tiro”.
Më shumë sesa procesi i zgjedhjeve Këshilli Kombëtar duhet të flasë e të diskutojë për situatën politike në vend dhe situatën e gjendjen reale të PD-së se ka qysh në janar 2025 që kurrë nuk është diskutuar për jo pak probleme që ka vetë PD krahas të gjitha problemeve që ka Shqipëria nga pseudoqeverisja me mercenarë e shërbetorë të kujtdo të huaji që ka interesa ekonomike në Shqipëri.
Këshilli Kombëtar i PD-së duhet të diskutojë e të mbajë një qëndrim të hapur publik e politik për kërkesat e PROTESTËS që në themel të tyre kanë shkuljen nga rrënjet të sistemit të qelbur e të kalbur politik të instaluar në Shqipëri nga pazari i pistë i prillit të vitit 2008.
Nëse hesht për këtë problem dhe bën sikur është dakord me PROTESTËN kjo është një hipokrizi që mendojmë se po ua hedhim DEMOKRATËVE dhe QYTETARËVE, por në fakt po ia fusim prej 5 palë zgjedhjesh (2009, 2013, 2017, 2021, 2025) vetëm vetes.
Kur them po ia fusim vetes po them që po ua fusim DEMOKRATËVE me shpirt duke i lënë prej 16 vitesh në opozitë e nën reprezaljen e një pushteti bastard se mos më keqkuptojnë disa që nuk lënë gjë pa bërë për të ruajtur një mandat të qelbur deputeti e që mund të “kënaqen” shumë nga e futmja.
Kjo kategori në fakt nuk është në opozitë, por në komoditetin e një pushteti hibrid dhe kjo kategori nuk duhet të jetë kurrë më pjesë e kupolës drejtuese të PD-së sepse janë të “ngopur” duke u tejngarkuar me disa funksione si deputet pa u votuar as në primare as nga qytetarët se janë në listën e mbyllur, anëtarë kryesie pa u votuar se hyjnë për pozicionet që kanë në Kuvend dhe grup parlamentar, drejtues politik në qarqe pa u votuar nga askush, por të emëruar me lobim, drejtues komisionesh në parlament me ngritje dore të PS dhe PD.
E çfarë nevoje ka PD apo një opozitë normale funksionale për të mbajtur në kupolën e saj “drejtuese” njerëz të pavotuar ose njerëz që kanë FRIKË VOTËN si djalli temjanin?????
Kur kam thënë se kjo PROTESTË “kafshon” më shumë opozitën sesa pushtetin kam shprehur një shqetësim që vemjet politike që janë katapultuar pa votë ndoshta nuk e shohin ose e shohin, por nuk e ndiejnë sa kohë që ruajnë një mandat të qelbur pa kokërr vote dhe pa asnjë detyrim moral, politik dhe njerëzor ndaj QYTETARËVE OPOZITARË sepse në fushatën e 25 majit nuk takuan askënd.
Dhe këtë “risinë” e moshës mesatare Doktor që Këshilli Kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç na e kurse si “arritje” se MOSHA është kriter “suksesi” vetëm në SPORT dhe shtëpitë publike, por kurrë në POLITIKË.
Politika ka nevojë për INDIVIDË me karakter me moral dhe jo hajdut apo pazarli me pushtetin, për njerëz që nuk tremben nga VOTA dhe që kanë impakt pozitiv te VOTUESIT, që marrin VOTA se e vetmja “njësi matëse” në POLITIKË është sa VOTA merr, pra, sa të VOTOJNË QYTETARËT jo çfarë datëlindje ke.
Politika ka nevojë për njerëz me STOF POLITIK dhe njerëz që nuk u kthejnë kurrë shpinën votuesve pasi rehatohen në Parlament.
Mund të mbushësh kryesinë, sekretariatet apo Këshillin Kombëtar sa të duash me anonimë politikë, por kjo nuk është kurrë ripërtëritje sepse në politikë ripërtëritja vjen vetëm nga VOTA E QYTETARËVE dhe me një GARË reale e të hapur pa sms "WhatsApp"-i e pa orientim për të pasur lëpirës apo servilë që nuk i hyjnë në punë as dreqit e që nuk i njeh askush në hyrje, pallat, qytet apo fshat.
POLITIKA ËSHTË PËRFAQËSIM KURAJË, NDERSHMËRI DHE DINJITET, JO SERVILIZËM, LËPIRJE APO NËNSHTRIM
Nëse duam që RIPËRTËRITJA të mos na kthehet në RIPËRTYPJE duhet që PD të shohë realitetin në SY dhe të shkulë nga vetja “parazitë” politikë vegjetues duke luftuar fort që të shkulë nga rrënjët edhe SISTEMIN BASTARD POLITIK TË PRILLIT 2008 QË KA SHËRBYER SI MOÇAL PËR TË RRITUR MINJ POLITIKË.
NDRYSHE RIPËRTËRITJA KTHEHET NË RIPËRTYPJE DHE NGA RIPËRTYPJA VJEN “VJELLJA” QYTETARE
Vetëm mirë do t'i bëhet PD-së po të mos ketë më në kryesinë e vogël këta që janë aty prej 2021 e që kanë bërë disa herë “rrafishat” politike sipas interesave të momentit e që në 5 vite kanë dëshmuar dështim sidomos si drejtues politikë qarqesh në fushatën e 11 majit 2025.
Vetëm mirë do t'i bëhet PD që të mos promovojë më në poste drejtuese dallkaukë e debilë funksionalë politikë vetëm e vetëm se presin gjithë ditën në oborrin e PD me fotografë nga pas që t'i japin dorën Berishës kur vjen apo ikën nga zyra.
KOHA E KËLLIRAVE DUHET TË MARRË FUND OSE NDRYSHE DO TË FUNDOSEMI TË GJITHË PËR HATËR TË NJË GRUSHTI EUNUKËSH
Nxirri emrat Doktor para mbledhjes se nuk t'i “vret” kush rri pa merak vetem po i “vrau” LOPA se tren nuk ka më.
Mund të kesh funksione sa të duash, por në POLITIKË i vetmi funksion që u shërben QYTETARËVE është sa VOTA merr.
Të tjerat si mosha, seksi, gjatësia e trupit, ngjyra e flokëve apo pëlqimi që kanë të huajt për dikë janë dokrra që në 36 vite u ka dalë boja e që nuk i ha më askush.
Ndjesë kush mërzitet nga ky postim, por nuk ma ndien fare, po fare ama, për këdo që mërzitet se nuk bëj kurrë “pazar” me LIRINË time dhe kam paguar e do të paguaj me qejf KOSTON E LIRISË SIME.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbërritja në dar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë s...
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për Euron...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi sot q...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamj...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka akuzuar sot kryemini...
Nesër në Bruksel do të mbahet konferenca ndërqeveritare Sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar këtë t...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Deputeti Erald Kapri ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Pol...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha sot se fundi politik ...
Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seanc...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Të hënën e 13 korrikut, kryeministri Edi Rama do të udhëto...
Të martën e datës 14 korrik do të zhvillohet konferenca nd...
Kryeministri Edi Rama dha sot një përgjigje lidhur me shif...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka ndarë sot një qëndri...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi në një kam...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...