web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla humb shpresat: RTSH dështim i madh, harxhim parash kot

13 Korrik 2026, 14:04, Politikë CNA

Balla humb shpresat: RTSH dështim i madh, harxhim parash kot

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shprehur kritika ndaj Radiotelevizionit Shqiptar gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e cilësuar televizionin publik si një institucion që vijon të mos përmbushë pritshmëritë.

Balla tha se, duke folur si një qytetar i thjeshtë dhe jo si drejtues politik apo deputet, mendon se RTSH "vazhdon të jetë një dështim i madh" dhe "një harxhim parash kot".

“Sa i përket RTSH-së, jo si kryetari i grupit, por as si deputet, por si një qytetar i thjeshtë, do të doja të thoja që RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh, një harxhim parash kot dhe që pavarësisht vlerësimeve pozitive të Kuvendit duhet të themi troç që televizioni nuk është se po ngrihet në atë nivelin që kemi dashur të gjithë për të parë një televizion publik pas ka shumë drejtorë të ndryshuar. Shpresoj që gjetjet e dy komisioneve që janë objektive, ky ndryshim i mënyrës së kontrollit parlamentar këtë vit po jep efekte. Jam besimplotë që kontrolli parlamentar periodik do të na japë vlerësimet e duhura, por nuk kam shpresë që RTSH do të bëhet”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga