
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar këtë të premte lidhur me takimin e zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët e vendit.
Siç shkruan Boçi në rrjetet sociale, programi kombëtar ‘Rilindja urbane 2.0’ është turpi i Ramës dhe qeverisë që ai drejton.
Reagimi i plotë:
Tek e dëgjoja nuk e di pse m’u kujtua ajo shprehja:
‘Kërcen prifti nga belaja’ Sepse kur një qeveri detyrohet t’i vendosë numër të ri të njëjtës propagandë, do të thotë se produkti i parë ka dështuar dhe nuk është vizion i ri.
Është mashtrim i ri ose më qartë është paketim i ri për dështimet e vjetra.
Pas 13 vitesh në pushtet, Rama nuk foli si njeriu që mban përgjegjësi direkte për Shqipërinë e sotme që qytetarët e revoltuar në shesh e anatemojnë me të drejtë.
Ai foli pikërisht si opozitar i vetvetes. Të gjitha problemet që renditi si objektiva të ‘Rilindjes 2.0’, duke filluar nga uji, transporti publik, mbetjet, parkimet, strehimi, kanalizimet, shkollat, siguria, shërbimet publike dhe cilësia e jetës, janë fusha që i ka pasur nën kontroll absolut si Kryeministër prej më shumë se një dekade.
Dhe nëse sot na premtoka t’i zgjidhë, atëherë pranon hapur se nuk i ka zgjidhur dje.
Paradoksi këtu është edhe më i madh. Për vite me radhë propaganda na tha se Rilindja ishte një sukses historik.
Ndërsa sot po vetë Rama deklaron se qytetarët nuk kënaqen më me atë që është bërë.
Jo sepse janë ‘mosmirënjohës’, siç përpiqet ta justifikojë, por sepse përballen çdo ditë me shërbime të dobëta, ujë që mungon, trafik kaotik, mungesë parkimesh, kosto të larta jetese, emigrim masiv dhe bashki që mezi paguajnë shpenzimet bazë.
Por më domethënëse se vetë premtimet boshe e të përsëritura si ‘marsian’ i parë i zbritur në tokë, ishte ajo që Rama nuk tha.
Nuk tha asnjë fjalë për reformën territoriale të dështuar që ai vetë e shpalli si sukses historik në vitin 2014.
Ishte pikërisht ajo reformë dhe ky Mashtrues që premtoi bashki më të forta, më efikase dhe më afër qytetarëve dhe që prodhoi bashki azmatike, të paafta, të dobëta, larg qytetarëve e që kanë nxitur braktisjen masive.
E sot, pas më shumë se një dekade, qeveria detyrohet të shpallë një program 1.5 miliardë eurosh në letra e fantazi, për t’u dhënë bashkive atë që reforma duhej t’u kishte garantuar që në fillim që në 2014.
Në fakt drejtpërdrejt, kjo ‘Rilindja 2.0’ e Ramës është aktakuza më e fortë kundër reformës territoriale, të vetën.
Sepse nëse bashkitë sot kanë ende nevojë për një paketë gjigante shpëtimi nga qendra, atëherë reforma nuk prodhoi pushtet vendor.
Prodhoi varësi totale nga Kryeministri dhe kabinetet e tij.
Bashkitë nuk u decentralizuan. U centralizuan.
Nuk e demokratizuan. U politizuan.
Kryetarët nuk u fuqizuan. U kthyen në administratorë fondesh që presin miratimin e qeverisë dhe mbushës kutish me vota politike.
Komunitetet nuk fituan autonomi. Humbën zërin dhe përfaqësimin.
Territoret nuk u zhvilluan por u braktisën.
Shërbimet nuk u shtuan e përmirësuan. Humbën rrugëve, shkollave e qendrave shëndetësore
Ndërkohë ky pa pikë turpi, ky ‘mbreti i kaosit’ të pushtetit lokal, flet për ‘pritshmëri më të larta’ e pra, kjo është një mënyrë idiote për të mos pranuar dështimin.
Nuk janë rritur vetëm pritshmëritë z. Kryeministër!
Janë rritur faturat, çmimet, taksat vendore, kostot e jetesës dhe numri i shqiptarëve që largohen.
Kur qytetarët kërkojnë ujë 24 orë pas 13 vitesh qeverisje, nuk kanë pritshmëri të tepruara.
Kur kërkojnë transport publik normal, nuk janë mosmirënjohës.
Kur kërkojnë shërbime europiane, nuk janë cinikë.
Po ata kërkojnë me ngulm minimumin që u është premtuar prej vitesh.
Vetë premtimi prej 1.5 miliardë eurosh ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.
Nga do të vijnë këto para?
Sa janë grantet?
Sa janë borxh?
Sa do të paguajnë qytetarët?
Kush vendos prioritetet?
Me çfarë kriteresh do të ndahen fondet?
Sepse historia e ‘Rilindjes Urbane’ nuk është historia e zhvillimit të balancuar. Është historia e projekteve selektive, e fasadave elektorale dhe e shpërndarjes politike të investimeve.
Për më tepër, kjo paketë prezantohet pikërisht në momentin kur qeveria po përgatit një reformë të re territoriale, pa bërë asnjë bilanc serioz të së parës.
Fillimisht dështojnë reformën. Pastaj shpallin një program për të mbuluar dështimin. Më pas përgatisin një reformë tjetër pa pranuar përgjegjësi për të parën. Ky nuk është planifikim. Është riciklim propagande.
Në fund, Rama përdori metaforën e ‘fallxhores’. Por në të vërtetë, problemi nuk janë qytetarët që kërkojnë zgjidhje. Problemi është pushteti që prej 13 vitesh premton mrekulli me emra gjithëfarësoj ngjyrash e gjithfarësoj modernizmash: Rilindje, Shqipëria 2030, Ballkani i Hapur, Paketa e Maleve, Rilindja 2.0, Albanian Files
Po!
Emrat ndryshojnë.
Sloganet ndryshojnë.
PoëerPoint-et bëhen më të bukura.
Ndërsa realiteti mbetet po ai.
Grabitja e hajdutëria zmadhohen me përmasa e ritme akoma më të jashtëzakonshme.
Dhe kur një qeveri pas trembëdhjetë vitesh del para qytetarëve me versionin 2.0 të premtimeve të veta, nuk po prezanton të ardhmen.
Thkesht po pranon se versioni i vet 1.0 dështoi.
Po pranon se babëzia nuk është ngopur.
Po pranon se tallja e urrejtja ndaj qytetarit vazhdon si më parë.
Rilindja 2.0 është shkurt, qartë, saktë Turpi 2.0./CNA
Zbardhen detaje të reja nga Konferenca Ndërqeveritare Shqi...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapin e radhës që ndërme...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndau sot detaje nga sami...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sërish sot lidhur me...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku ...
Pas samitit të NATO-së në Ankara, kryeministri Edi Rama ka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...
PS ka reaguar për deklaratën e deputetëve të PD-së lidhur ...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për "Corriere Del...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në...
Në një intervistë ekskluzive për "Truth Times", lideri i o...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pranishëm n...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në lidhje me lajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të n...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Deputetja Marjana Koçeku, e cila u largua nga Grupi Parlam...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fati i Mojtaba Khamenei ka qenë një mister për iranianët d...
Policia britanike arrestoi një burrë me dyshimin për vrasj...
Policia britanike ka nisur hetime pasi ish-ministrja Ann W...
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi këtë të premte ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...