web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministrja gjendet e pajetë/ Policia britanike nis hetime, dyshon për vrasje

10 Korrik 2026, 18:00, Kosova & Bota CNA

Ish-ministrja gjendet e pajetë/ Policia britanike nis hetime, dyshon

Policia britanike ka nisur hetime pasi ish-ministrja Ann Widdecombe u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Dartmoor.

Trupi i Widdecombe u gjet me lëndime të rënda nga shërbimi i ambulancës.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për ngjarjen, pasi dyshon për vrasje. Oficerët tanimë po  një mashkull që mund të ketë lidhje si autor.

Widdecomb ishte deputete e Partisë Konservatore nga viti 1987 deri në vitin 2010 për zonën zgjedhore Maidstone të Kentit, më vonë Maidstone dhe Wald. Ajo u bë anëtare e partisë Brexit nga viti 2019 dhe shërbeu si eurodeputete, duke përfaqësuar Anglinë Jugperëndimore, midis viteve 2019 dhe 2020.

Shërbeu si Ministre e Shtetit për Punësimin nga viti 1994 deri në vitin 1995 dhe Ministre e Shtetit për Burgjet nga viti 1995 deri në vitin 1997./CNA





Lajmet e fundit nga