web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon me mbi 40 vite burg 5 anëtarë të grupit kriminal

10 Korrik 2026, 13:15, Kronika CNA

Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon me mbi 40 vite burg 5

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë pesë persona të përfshirë në një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”, hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas vendimit, ish-efektivi i RENEA-s, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj u dënuan me nga 10 vite burg secili, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë nga 6 vite e 8 muaj burg.

Me të njëjtën procedurë u ul edhe dënimi për Elvis Ndrecën dhe Edison Muçekun, të cilët fillimisht u dënuan me nga 8 vite burg, ndërsa dënimi përfundimtar për secilin është 5 vite e 4 muaj. Ndërkohë, Armando Ndreca u dënua me 11 vite burg, të reduktuara në 7 vite e 4 muaj.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, të dënuarit kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në aktivitet të paligjshëm që përfshinte kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, tregtinë e armëve pa leje, si dhe sigurimin e mjeteve dhe kushteve për kryerjen e atentateve.

Materialet hetimore lidhin anëtarë të këtij grupi me disa episode kriminale të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, mes tyre tentativa për vrasje në zonën e Urës së Tapizës, përgatitja e atentateve ndaj disa personave, si dhe organizimi i prodhimit dhe shitjes së një sasie prej 243 kilogramësh kanabis në Lezhë.

Ky vendim përbën vetëm një pjesë të dosjes “Revanshi”, ndërsa SPAK vijon hetimet për personat dhe episodet e tjera që përfshihen në këtë procedim penal./ CNA





Lajmet e fundit nga