Mbrëmja e maturës në Devoll/ Tradita që bashkon qytetin në festën e maturantëve
Pedonalja e qytetit të Bilishtit u mbush me atmosferë fest...
Edicioni i nëntë i MIK Festival ka çelur siparin në Korçë, duke sjellë për katër ditë me radhë një program të pasur artistik që ndërthur muzikën klasike, jazz-in, baletin, serenatat, homazhet për figurat e shquara të kulturës shqiptare dhe zbulimin e vendeve me vlera historike e shpirtërore. Nën drejtimin artistik të sopranos me famë botërore Inva Mula, festivali vijon të ruajë traditën e tij, por edhe të sjellë çdo vit risi që e bëjnë MIK-un një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të verës në Shqipëri. Në ceremoninë e hapjes, Inva Mula prezantoi programin e këtij edicioni, duke e cilësuar festivalin si një buqetë koncertesh dhe artistësh, e cila çdo vit pasurohet me ngjyra të reja artistike.

“MIK është gjithmonë një 'buqetë' e bukur, një buqetë me koncerte, një buqetë me artistë të mrekullueshëm që vijnë nga e gjithë bota. Do të thosha që të kalosh nga një edicion në një edicion tjetër, sidomos kur ke bërë një edicion të bukur më parë, gjithmonë i vë vetes si qëllim se çfarë të sjellësh që ta mbash këtë publik gjithmonë me kureshtje. Dhe pikërisht donim që ta fillonim sivjet, siç s’e kemi filluar asnjëherë, me një muzikë Jazz Manouche, që është një muzikë shumë e bukur dhe e panjohur; xhazi i viteve ’30, xhazi francez i viteve ’30. Jam shumë e lumtur që ne po hapim një dritare drejt kësaj gjinie, e cila jam e bindur se do të pëlqehet shumë nga publiku.”
Pas koncertit hapës, festivali vijon me një mbrëmje të veçantë në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, kushtuar dy prej figurave më të rëndësishme të artit dhe kulturës shqiptare, Viktor Gjikës dhe Teodor Laços, të dy me origjinë nga Korça.

“Për të kaluar nesër në teatër me një koncert homazh, gjithmonë me bijtë e Korçës, të cilët unë i kam shumë për zemër. Unë them se sa më shumë të kërkosh në Korçë, aq më shumë vlera gjen, të cilat ne e kemi për detyrë t’i nxjerrim në pah dhe t’i kujtojmë gjithmonë. Atëherë, bëhet fjalë për Viktor Gjikën dhe Teodor Laçon, dy figura të mëdha të artit letrar dhe kinematografik. Do të jetë një mbrëmje homazh, një mbrëmje e mrekullueshme ku gërshetohen këta dy personazhë. Të dy kanë qenë shokë, kanë qenë miq, kanë lindur në Korçë, kanë pasur një rrugëtim dhe kanë pasur bashkëpunime mes tyre. Ne do t’i trajtojmë si dy individë të veçantë, por edhe si dy shokë që kanë bashkëpunuar në kinematografi. Me artistë të mrekullueshëm si Ina Lako, Laura Lozi, Igli Tuga, korin e mrekullueshëm të mjeshtres Suzana Turku e të tjerë, etj.”
Një tjetër risi e këtij edicioni do të jetë spektakli “Moonlight Gala”, i cili do të zhvillohet në fushën e Drenovës, duke bashkuar natyrën me artin dhe interpretimin e yjeve të baletit shqiptar dhe ndërkombëtar.

“Bëhen shumë artistë, do të thosha. Ne nuk i numërojmë asnjëherë me numra, por i numërojmë me vepra. Për të dalë pastaj në një natë që nuk e kemi bërë asnjëherë, një natë që e kemi quajtur ‘Moonlight Gala’ (Gala nën Dritën e Hënës). Pse e kemi quajtur kështu? Sepse sa herë që shkojmë atje në fushën e Drenovës, mua më bën përshtypje se si ka mundësi që një vend, i cili gjatë ditës duket si ‘asgjë’, natën kthehet në magji. Pse? Sepse arti e bën të magjishëm, por e bën edhe natyra e mrekullueshme. Kështu që unë vitin e kaluar ëndërrova një natë nën hënën e bukur të qiellit të Drenovës me yjet e baletit. Them se do të jetë një natë spektakolare, një natë e paharrueshme. Kam mbledhur yjet e baletit shqiptar dhe ndërkombëtar dhe besoj se edhe publiku do t’i çmojë shumë.”
Festivali do të mbyllet të dielën me dy aktivitete që synojnë të ndërthurin trashëgiminë shpirtërore me traditën muzikore korçare, duke çuar publikun në një tjetër destinacion të panjohur dhe duke përfunduar me serenatat në Parkun “Rinia”.

“Për të kaluar në ditën e fundit, të dielën, ku për herë të parë shkojmë në një vend ku s’kemi qenë asnjëherë. Do të zbulojmë një vend që është më shumë se një kishë, është një kult që mbetet për t’u zbuluar. Kemi një kor që vjen nga Greqia, për herë të parë një kor bizantin. Dhe për ta mbyllur në darkë tek Parku Rinia me serenatat; me serenatat me gjërat më të bukura, me serenata që nuk janë luajtur asnjëherë, të cilat do t’i këndojmë bashkë me publikun. Kjo është buqeta jonë për edicionin e 9-të të MIK-ut.
Risia e këtij viti nis me tingujt e Jazz Manouche, një zhanër i njohur në Evropë, por që prezantohet për herë të parë në këtë formë në MIK Festival. Muzikantët pjesëmarrës shprehën emocionet për performancën në Korçë.

“Ndihem vërtet shumë mirë. Mendoj se Korça është një qytet i këndshëm dhe jam vërtet i lumtur që ndodhem këtu me dy miqtë e mi nga Kosova. Është edhe hera ime e parë në Shqipëri gjithashtu, dhe është gjithmonë kënaqësi për mua sepse jam gjysmë shqiptar dhe gjysmë francez. Im atë vjen nga Kosova, kështu që është gjithmonë kënaqësi të jesh në Shqipëri e në Kosovë. Do të jetë Gypsy Jazz. Unë luaj në kontrabas me mikun tim. Në të kaluarën kam luajtur me shumë muzikantë të njohur të këtij stili, me violinë dhe kitarë, dhe sonte do të jetë një gërshetim i xhazit francez dhe atij Gypsy. Do të ketë edhe materiale nga Django Reinhardt.”
Për kitaristin Armend Xhaferri, pjesëmarrja në Korçë është një eksperiencë e veçantë, ndërsa ai vlerëson qytetin si një vend që ka lidhje të natyrshme me frymën e këtij zhanri muzikor.

"Po me kitarë merrem ka shumë vite, por në Korçë nuk kam qenë kurrë dhe jam shumë i nderuar që pata rastin dhe më dhanë rastin të jem këtu me miqtë e mi dhe kolegët e mi dhe të prezantoj një stil të ri të xhazit, i cili nuk është shumë i njohur në publikun e gjerë. Ne muzikantët e kemi ditur, e di që kolegët e mi në Shqipëri këtu e dinë çfarë është gypsy jazz-i dhe kur ka filluar, por nuk më kujtohet që dikush ka pasur tentativë ta luajë. Kurse unë me këtë stil luaj në Evropë shpesh nëpër festivale të ndryshme, kryesisht me Xavier-in, me kontrabasistin, i cili do flasë me siguri më vonë me ju, dhe me disa kolegë të tjerë që janë mjeshtër të mëdhenj të këtij stili të jazz manouche, siç quhet në frëngjisht. Korça të jep atë ndjesinë e një qyteti të vjetër që të ofron shumë. Të ofron qytetërim të lartë, të ofron mikpritje të veçantë, edukatë dhe mirësjellje. Lidhja është aty sepse sikurse edhe serenatat, edhe jazz manouche është një zhanër shumë i vjetër që lindi në fillim të viteve 1900, në fillim të shekullit të kaluar. Nëse nuk kam informatë të gabueshme, edhe serenatat atëherë ishin shfaqur në Italinë e asaj kohe dhe nga Italia, nëse nuk gaboj, migruan edhe në Korçë, serenatat, dhe po në gjuhën e bukur tonë shqipe.”
Publiku besnik i festivalit e konsideron MIK-un një mundësi të rrallë për të zbuluar jo vetëm muzikë të mirë, por edhe trashëgiminë kulturore e turistike të rajonit të Korçës.

“Atëherë, unë kam ardhur nga Tirana sot, po në fakt jetoj në Paris që prej 36 vitesh. Edhe di ekzistencën e festivalit MIK që prej fillimit faktikisht. Nuk kam pasur mundësi që të vij çdo vit, po mund të jetë hera e katërt ose e pestë që vij. Është një eveniment i jashtëzakonshëm. Programimi që bën Inva dhe ekipi i saj për vit është shumë interesant. Jo vetëm për nga përbërja e programit, por edhe vendet që zbulohen. Për shembull, është rasti për njerëzit për të zbuluar fshatrat rreth Korçës, edhe vende kulturore, kisha, vende të tjera të njohura që ne nuk i njohim faktikisht. Më shumë e kemi zbuluar Shqipërinë nëpërmjet këtyre evenimenteve këto vitet e fundit, me thënë të drejtën. Atëherë, programi është gjithmonë i larmishëm dhe më pëlqen që ka një përzierje stilesh, qoftë të muzikës klasike, të këngëtarëve lirikë, edhe këto përkujtimoret që po bëhen. Për shembull, vjet u bë një përkujtimore për këngëtarin, tenorin e njohur Gaqo Çako. Sivjet, me sa pashë, është për Viktor Gjikën, i cili gjithashtu është me origjinë nga Korça, dhe për Teodor Laçon. Dhe më vjen shumë mirë që të përzihen edhe zhanret muzikore, por edhe zbulimi i personaliteteve që kanë lidhje me rrethin e Korçës.”
Me një program që shtrihet në disa prej hapësirave më të veçanta të Korçës dhe zonave përreth, MIK Festival rikthehet edhe këtë vit si një festë e artit dhe kulturës, duke sjellë artistë shqiptarë e ndërkombëtarë, zhanre të ndryshme muzikore dhe një ftesë për publikun që të përjetojë jo vetëm koncerte, por edhe historinë, traditën dhe identitetin kulturor të qytetit./ CNA
Pedonalja e qytetit të Bilishtit u mbush me atmosferë fest...
Zhurma karakteristike e motorëve, flamujt e klubeve nga Sh...
Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë është ndezur ...
Korça do të jetë një nga destinacionet më të gjalla kulturor...
Prej orës 10:00 të paradites së kësaj të premteje, në vijë...
Një stuhi e fortë pasditen e djeshme me reshje intensive s...
Banorët e fshatit Vërdovë kundërshtojnë projektin për sist...
Fermerët e zonës së Drithasit në Maliq po përballen me një...
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngj...
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Beratit ka finalizuar një hetim proaktiv 6-mu...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë persona...
Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: siguria e Evropës ende ...
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Helene është rrëz...
Niveli i kërcënimit për sigurinë detare në Ngushticën e Ho...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se vijon procesi i fshirj...