Korça, qendra e folklorit ballkanik/ Nis festivali "Shpirti i Ballkanit" me artistë nga 5 shtete
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, në Pazarin e Vjetër, një hapësirë e re i është shtuar mozaikut kulturor të qytetit. Kostumografia Lirika Pojani ka hapur galerinë “Etno Art”, një vend ku tradita shqiptare, kostumet popullore, objektet e trashëguara ndër breza dhe kujtesa e familjeve korçare vijnë së bashku për të rrëfyer historinë e një qyteti dhe të një populli.
Kjo galeri nuk është konceptuar vetëm si një hapësirë ekspozimi, por si një vend ku vizitori mund të prekë nga afër një pjesë të së kaluarës, të njohë mënyrën e jetesës së brezave të mëparshëm dhe të zbulojë pasurinë e artizanatit shqiptar.
E vendosur në një prej pikave më të frekuentuara të Pazarit të Vjetër të Korçës, “Etno Art” synon të jetë një urë lidhëse mes traditës dhe të tashmes, duke sjellë një rrëfim ndryshe përmes veshjeve popullore, punimeve me dorë dhe objekteve që mbartin histori familjare.
“Kjo është një vazhdimësi dhe juve faleminderit që gjithmonë më ndiqni në hapat e mi të parë. Dhe kjo është një vazhdimësi e asaj që kam nisur. Është misioni im që vazhdon. Kjo galeri është aty ku duhet, në zonën më të bukur të Pazarit, në zonën më historike që kemi, që është më e vizitueshme jo vetëm nga turistët, por nga të gjithë ata që vijnë në Korçë. Dhe jo vetëm që është në këtë zonë, por kjo i rri shumë bukur Pazarit, sepse përcjell të gjitha ato xhevahire që ka Korça në etnografi, në histori, në kujtime. Tek e fundit, të gjithë ata që do të vizitojnë këtu do të gjejnë shtëpinë e gjyshes. Sepse edhe nga objektet që janë të familjes, edhe nga çfarë na afron e gjithë historia, do të gjejnë një nostalgji të fëmijërisë, do të gjejnë një nostalgji të atyre viteve, një kujtesë të bukur. Tek e fundit, do të gjejnë dhe një kek, siç i priste gjyshja”, shprehet Pojani.
Në ambientet e “Etno Art”, çdo element është menduar të përcjellë një histori më vete. Kostumet tradicionale, sendet e vjetra të përdorimit të përditshëm dhe punimet artizanale sjellin para vizitorëve një tablo të jetës shqiptare ndër vite.
Galeria është e ndarë në tre ambiente, ku secili prej tyre ka një koncept të veçantë. Në njërën pjesë prezantohen zonat rurale dhe komunitetet, ndërsa në hapësirat e tjera vjen jeta qytetare korçare, përmes veshjeve, historive dhe objekteve që kanë qenë pjesë e familjeve ndër vite.
“Në fakt, galeria është e kompozuar në tre ambiente. Kati i parë që është zonat rurale dhe komunitetet. Në këtë ambient që jemi këtu, kemi jetën korçare, jetën qytetare. E kam sjellë me kostumet, me histori, me objektet e familjes dhe çfarë përmban. Por i kam sjellë jo vetëm për të kujtuar ata që na i kanë trashëguar këto kujtime, këto punë, por për të treguar të gjitha gratë korçare, si kanë punuar, si e kanë përcjellë traditën në vegël, në grep, në punën me makinë dhe në të gjitha ato që duhet të jetë. Është një histori e punës së tyre, e përkushtimit të tyre dhe e mënyrës se si tradita ka kaluar nga një brez tek tjetri”, shton ajo.
Një ndër synimet kryesore të kësaj galerie është edhe mënyra se si tradita mund të vijë më pranë brezave të rinj. Për këtë arsye, Lirika Pojani ka zgjedhur që elementët folklorikë t’i ndërthurë me një qasje më moderne, duke ruajtur identitetin e kostumeve tradicionale, por duke i bërë ato më të afërta me publikun e sotëm.
“Duke ndërtuar etnografinë dhe historinë e muzeut ‘Etno Art’, jam munduar ta gërshetoj një çikë me modernen. Sepse folku rri bukur, është me ngjyra, ka simbole, por duke sjellë edhe të marrë dhe një çikë, jam në këtë stilizimin e modernes me folkun. Se e bën më të këndshme, e bën edhe për vizitorët dhe tek e fundit, edhe ne duhet të sjellim zotin, ta veshim me kostumin tonë të Korçës që e kemi për burrat”, tha Pojani.
Hapja e “Etno Art” ishte gjithashtu një moment vlerësimi për punën shumëvjeçare të Lirika Pojanit në fushën e kostumografisë dhe ruajtjes së traditës. Në këtë aktivitet morën pjesë artizanë dhe përfaqësues të artit tradicional nga shumë zona të Shqipërisë, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe vlerësuan kontributin e saj.
Pojani u nderua edhe me titullin “Mjeshtre”, një vlerësim që ajo e cilësoi si një motivim për të vazhduar më tej rrugëtimin e saj në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.
“E kam pritur shumë këtë ditë. Kam punuar shumë dhe jam shumë e vlerësuar. Të gjithë janë organizuar nga Tirana për të më nderuar dhe për të më dhënë çmimin. Mbi të gjitha, kam artizanë nga e gjithë Shqipëria si Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Shqipëri e Mesme, të gjithë kanë ardhur të më nderojnë dhe për të ndarë, tek e fundit, eksperiencën për kostumet. Dhe më nderuan dhe me çmimin ‘Mjeshtre’. Shumë e vlerësuar, shumë e kam pritur dhe faleminderit shumë nga zemra Por është një motiv i imi ta vazhdoj këtë punë dhe ta përcjell në brezat e rinj, që kjo gjë të vazhdojë”, u shpreh ajo.
Përtej ekspozimit të veshjeve dhe objekteve tradicionale, “Etno Art” synon të jetë një hapësirë edukimi dhe frymëzimi, ku të rinjtë të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së saj.
Vetë Lirika Pojani shprehet se tashmë një pjesë e rëndësishme e misionit të saj është edhe kalimi i kësaj dijeje tek brezat e rinj. Ajo ka nisur një bashkëpunim me një vajzë të re, Justinën, e cila ka treguar interes dhe dashuri për folklorin dhe traditën.
“Do vazhdojmë t’i shërbejmë me shumë dashuri, me dashurinë e parë të traditave tona, për t’i përcjellë në të gjithë vizitorët që vijnë, tek turistët, jo vetëm në komunitet, por nga e gjithë Shqipëria, për t’u njohur me traditën, me kostumografinë, me historinë. Por kam edhe një gjë shumë të veçantë këtë radhë, që më është afruar një vajzë, Justina, dhe ajo është shumë e dashuruar me folkun, me traditën. Dhe kjo është ajo përcjellja dhe misioni im që ta çoj në breza. Jemi në hapat e parë, por më pëlqen zelli i saj dhe energjia që ka, dhe e shpreh për traditën”, tha Pojani.
Me hapjen e “Etno Art”, Korça fiton një tjetër pikë të rëndësishme kulturore, ku historia nuk mbetet vetëm në kujtime, por merr jetë përmes ngjyrave, kostumeve dhe rrëfimeve të njerëzve që e kanë ruajtur ndër vite. Një hapësirë që fton çdo vizitor të zbulojë një pjesë të shpirtit korçar dhe të traditës shqiptare. /CNA
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aks...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çm...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha sot se bisedim...
Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, d...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...