Në "zemër" të Devollit me kryebashkiakun Duro/ Historia, natyra dhe turizmi i së ardhmes
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...

Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, një aktivitet që sjell së bashku artistë, kineastë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës.
Aktivitetet nisën në GAD Gallery, ku publiku pati mundësinë të ndjekë vepra të autorëve nga Koreja e Jugut, Holanda, Kanadaja, Kina, Australia, Italia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Belgjika, Franca, Tajvani dhe Mbretëria e Bashkuar.
Programi përfshiu filma të shkurtër, instalacione video dhe projekte eksperimentale që trajtonin tema sociale, kulturore dhe teknologjike.



Një nga pjesët më të veçanta të ditës së parë ishte programi VR-STATION, i realizuar në bashkëpunim me Minus Art Space.
Vizitorët patën mundësi të njiheshin me projekte të realizuara me teknologjinë e realitetit virtual, duke përjetuar forma të reja të artit bashkëkohor.



Gjatë ditës u zhvilluan edhe projeksione në Muzeun Gjon Mili, ndërsa në mbrëmje aktivitetet u zhvendosën në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit.

Fjalën përshëndetëse e mbajti themeluesja dhe njëkohësisht kuratorja e festivalit, Yllka Gjollesha. Ajo u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në edicionin e katërt të festivalit dhe u ndal te tema e këtij viti, “Are You Dreaming?” (“A po ëndërron?”).
Sipas saj, ëndrrat frymëzojnë artistët, kineastët dhe njerëzit për të imagjinuar ide të reja, histori të reja dhe mënyra të ndryshme për të parë botën. Ajo theksoi se edhe vetë festivali ka lindur si një ëndërr për të bashkuar artistë nga vende të ndryshme përmes artit dhe filmit.
Në fjalën e saj, Gjollesha falënderoi stafin, vullnetarët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e festivalit. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Sisi Ndinin, e cila këtë vit iu bashkua ekipit kuratorial, si dhe për Artur Sokolin, Gentian Gjikopullin dhe Maria Sokolin.
Një falënderim i veçantë iu drejtua gjithashtu Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë së Korçës, si dhe artistëve dhe kineastëve që kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në festival.
Mbrëmja vijoi me shfaqjen e dokumentarit “Dezo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, me regji të Laura Sivakova-Passova dhe Patrik Lancaric. Pas dokumentarit, të ftuarit morën pjesë në një koktej të organizuar në hollin e teatrit.
Programi i mbrëmjes vazhdoi me shfaqjen e disa veprave të përzgjedhura, mes të cilave “The Champ” nga Ermir Keta, “Antimuzeu” nga Renis Hyka, “Easter” nga Ksenia Yurkova, “Kingdom of Animals” nga Thadeusz Tischbein, “PA ZË (Soundless)” nga Gentian Gjikopulli dhe “Shards of Absence” nga Margherita Bagnara.
Festivali do të vijojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme me projeksione, takime me artistë dhe aktivitete të tjera kushtuar artit bashkëkohor dhe kinemasë eksperimentale. /CNA
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ka ndërruar jetë një pasagjere që ndodhej në një nga autom...
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në orët e para t...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para t...
Një ngjarje e rëndë raortrohet se ka ndodhur në orët e par...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se planifikon të...
Të paktën gjashtë persona humbën jetën këtë të diel, pasi ...
Presidenti rumun, Nicosur Dan, njoftoi se po nominon një k...
Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...