web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bukë për çdo nevojtar në muajin e Ramazanit/ Besimtarët e xhamisë “Ebu Bekër” në Pogradec, nismë bamirësie

16 Mars 2026, 18:08, Qyteti im CNA

Bukë për çdo nevojtar në muajin e Ramazanit/

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit po merr jetë edhe në qytetin e Pogradecit. Besimtarët e xhamisë “Ebu Bekër” kanë ndërmarrë një nismë bamirësie për të ndihmuar familjet dhe individët në nevojë, duke siguruar bukën e përditshme për ta.

Me kontributet e mbledhura nga besimtarët, është arritur një marrëveshje me një furrë buke në qytet, ku çdo person që e ndjen veten në nevojë mund të paraqitet dhe të marrë pjesën e tij të përditshme, pa asnjë dallim përkatësie fetare.

Sipas imamit të xhamisë “Ebu Bekër”, Mirel Mazelli, kjo nismë është një nga mënyrat për të reflektuar vlerat e Ramazanit, muaj që në fenë islame konsiderohet si muaj i mirësisë, begatisë dhe solidaritetit mes njerëzve.

Me fillimin e muajit të begatë të Ramazanit, besimtarët e xhamisë "Ebu Bekër" u solidarizuan dhe mblodhën disa fonde modeste, për t'iu ardhur në ndihmë njerëzve të cilët janë në nevojë. Vendosëm me një furrë buke këtu në qytet, që ccdo njeri i cili e ndjen veten që është nevojtar, pavarësisht besimit të tij, të shkojë të paraqitet tek kjo furrë për të marrë pjesën e tij ditore. Kjo ka qenë një nga nismat më të bukura të këtij muaji të begatë të Ramazanit. Ne kemi një shprehje të bukur në fenë islame, të cilën i dërguari i zotit na i ka thënë që "Muaji i Ramazanit është muaji i cili vjen me mirësi dhe me begati”, u shpreh imami.

 

Nisma, e cila filloi në mënyrë modeste, ka marrë përmasa gjithnjë e më të mëdha. Aktualisht shpërndahen mbi 80 bukë në ditë, në varësi të kërkesave të qytetarëve në nevojë. Përmes kësaj iniciative, besimtarët synojnë të lehtësojnë sadopak vështirësitë e familjeve në nevojë dhe të përcjellin mesazhin e solidaritetit dhe ndarjes me njëri-tjetrin, që është edhe thelbi i këtij muaji të shenjtë.

Falenderojmë zotin e lartësuar i cili na mundësoi të bëjmë një aktivitet të kësaj forme për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve tanë. T'ua lehtësojmë sado pak atë barrën e varfërisë dhe të jemi sado pak në ndihmë të tyre. Kjo nismë vazhdon deri në fund të Ramazanit, u nis me pak e tani ka shkuar mbi 80 bukë në ditë në varësi të kërkesave të njerëzve në nevojë”, tha imami.

 

Një shembull i thjeshtë, por domethënës, që tregon se edhe gjestet modeste mund të bëhen një ndihmë e madhe për ata që përballen me vështirësi në përditshmëri./CNA





Lajmet e fundit nga