“Betlehemi i Gjallë”/ Rreth 300 vullnetarë inskenojnë lindjen e Krishtit
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...

Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme me tingujt karakteristikë të kitarës dhe këngëve korçare, duke u shndërruar në një skenë të hapur ku muzika bashkoi breza të tërë artistësh.
Koncerti festiv “Kitarat e Korçës" solli serenatistë të vjetër, kitaristë me përvojë dhe këngëtarë të rinj, në një bashkim simbolik të traditës me energjinë e brezit të ri.
Rreth 40 kitara u dëgjuan njëkohësisht, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale për qytetarët dhe vizitorët që ndoqën koncertin.
Ky aktivitet muzikor, i kthyer tashmë në një festë për qytetin, u organizua në prag të festave të fundvitit dhe solli në vëmendje trashëgiminë e pasur kulturore të Korçës, e njohur prej dekadash si qyteti i serenatave dhe i muzikës qytetare.
Përgjatë gjithë mbrëmjes, publiku pati mundësinë të dëgjojë këngë të njohura korçare, interpretime instrumentale me kitarë, si edhe pjesë të reja të sjella nga brezi i ri i artistëve.
Pandeli Tasellari, kitarist korçar dhe një nga serenatistët më të vjetër, ndau me publikun kujtimet e tij nga vitet kur serenatat ishin pjesë e pandarë e jetës së përditshme në qytet. Ai thekson se Korça ka qenë dhe mbetet djepi i kitarës dhe i serenatave, një traditë që ka lindur dhe është rritur në rrugicat dhe sokakët e qytetit.
“Korça është mbreti i kitarave dhe i serenatave. Ne s’kemi lënë sokak pa gjesdisur në qytet. Mblidheshim dhjetë veta, këndonim serenata deri në orët e vona të natës dhe pastaj ktheheshim në shtëpi. Kënga e preferuar e serenatave ka qenë ‘Dil në dritare’. Të rinj ka shumë të talentuar, por sot nuk prodhohen më serenata si dikur. Ne dilnim për natë, na u bë si një lloj ‘sëmundjeje’. Ka njerëz që e duan muzikën këtu në Korçë, sepse Korça ka qenë e para në muzikë, megjithëse profesorët më të mirë që kemi pasur janë larguar drejt Tiranës.”
Një nga momentet më të veçanta të koncertit ishte bashkëpunimi me korin e të rinjve “Zë+”, i cili solli një repertor të larmishëm, duke ndërthurur këngë korale, pjesë acapella dhe interpretime me baza muzikore. Performanca e tyre i dha koncertit një dimension tjetër, duke e pasuruar atë me harmoni vokale dhe duke e bërë edhe më të ndjeshme atmosferën festive. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, fryma e muzikës qytetare vazhdon të jetë e pranishme, falë përpjekjeve të artistëve të rinj që përpiqen ta ruajnë dhe ta përcjellin këtë trashëgimi. Gledia Zhilla shprehet se kjo përvojë ishte shumë e veçantë, sidomos për faktin se ishte hera e parë që kori performonte i organizuar në një hapësirë të hapur publike.
“Sot kemi përgatitur disa pjesë korale, disa me baza karaoke dhe disa i kemi acapella. Kemi edhe pjesë të dedikuara për Krishtlindjen, pra një repertor të larmishëm. Për mua është tepër emocionuese, sepse është hera e parë që e kemi këtë kor të organizuar dhe për më tepër performojmë jashtë, në pedonalen e qytetit. Kjo na jep edhe më shumë emocion. Publiku korçar është shumë i ngrohtë dhe na mbështet vazhdimisht me duartrokitje.”
Koncerti “Kitarat e Korçës” u kthye në një mbrëmje feste për qytetin, duke dëshmuar se muzika mbetet një urë lidhëse mes brezave. Tingujt e kitarës, zërat e rinj dhe kujtimet e serenatistëve të vjetër u bashkuan në një koncert që rikujtoi identitetin muzikor të Korçës dhe rëndësinë e ruajtjes së kësaj tradite të çmuar kulturore./ CNA
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...