“Dredhëza” nga Shiroka në pedonale/ Fryma e re që sjell traditë, shije dhe energji pozitive
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtuar njërit prej kuzhinierëve më të njohur në Korçë, Artan Lartit, një emër që prej tri dekadash ka lënë gjurmë në gastronominë vendase dhe më gjerë. Historia e tij profesionale nuk ka nisur në mënyrë të planifikuar, por është zhvilluar hap pas hapi, falë rastësive, punës së palodhur dhe pasionit të lindur me kohën.
Rruga e tij drejt kuzhinës filloi në vitet ’90, në moshën 19-vjeçare, kur punonte si kamerier në një nga lokalet e para të asaj kohe në Korçë. Në atë periudhë ende pa një drejtim të qartë profesional, ai u përfshi fillimisht në shërbim dhe vetëm më vonë u afrua me gatimin.
Kontaktet e para me njerëz që punonin për trupa diplomatikë hapën një mundësi të re për të, duke e futur në ambientin e kuzhinës profesionale, ku kërkoheshin standarde dhe përkushtim i veçantë.
“Fillimi në këtë profesion ka qenë krejt i rastësishëm. Kam filluar në vitin 1994, 19 vjeç. Në atë kohë merrja mësime kitare dhe rastësisht, me një mikun tim që kishte një nga lokalet e para të asaj kohe, duke e ndihmuar për furnizimet, më pyet se çfarë do të bëja në vazhdim. Ma jep si ide që të punoja me të; pranova, edhe pse nuk ia kisha shumë idenë. Aty nisa hapat e parë si kamerier dhe më pëlqente si punë. Më pas, duke u njohur në atë punë, vijnë rastësisht disa njerëz që merreshin me restorante dhe u duhej një njeri që ta përgatisnin vetë pasi shërbenin më së shumti për trupa diplomatikë. Ma ofruan mua si mundësi dhe më ndihmuan e më futën në fushën e kuzhinës.”
Për t’u specializuar, Artani ndoqi një kurs profesional në Tiranë, para se të nisej drejt Prishtinës në vitet e konfliktit 1999–2001. Periudha e luftës për të ishte një shkollë më vete, e vështirë, e ngarkuar me përgjegjësi dhe e mbushur me emocione të forta, por njëkohësisht vendimtare për rritjen e tij profesionale dhe njerëzore. Gatimi për njerëz me pozita të larta i kërkonte seriozitet të madh, por thjeshtësia dhe korrektesa e atyre që shërbente e ndihmuan të krijonte siguri në profesion.
“Kam bërë një kurs në Tiranë dhe prej andej kam shkuar në Prishtinë në kohën e luftës. Ishte lufta Kosovë–Serbi në vitet 1999–2001. Këtu nisi karriera ime e kuzhinës. Si eksperiencë është shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi. Më ndikonte edhe mosha, sepse isha shumë i ri, por e vështira ka edhe pjesën e bukur pas. Kur ke vështirësi, rritesh profesionalisht, por edhe në aspektin njerëzor. Fakti që gatuaja për njerëz me shumë nivel kishte përgjegjësi, por thjeshtësia e tyre, pavarësisht pozicioneve të larta, më ndihmonte në punë.”
Me kalimin e viteve, Artani u specializua në kuzhinën italiane, e cila mbeti themeli i formimit të tij kulinar. Mësuesit dhe shefat që ndikuan tek ai i ushqyen ndjesinë se kuzhina nuk është vetëm teknikë, por fillimisht karakter, disiplinë dhe kulturë ushqimi. Përgjatë eksperiencës së tij në vende të ndryshme pune, ai ka përthithur gjithashtu elementë nga kuzhina franceze dhe nga traditat e vendeve ku ka punuar.
“Të gjitha gatimet janë të bukura, nuk mund të them që njëra më pëlqen më shumë apo tjetra më pak. Unë personalisht jam më shumë i përgatitur në kuzhinën italiane. Profesori që më ka dhënë mësim (Ilir Fama) ka mbaruar studimet në Itali dhe ka qenë shumë i dashur. Ka qenë po ashtu shumë ndikues tek unë për shkak të karakterit të tij, sepse kuzhina kërkon karakter dhe profesion. Jam fokusuar në kuzhinën italiane edhe për shkak të asaj kohe, sepse kjo kuzhinë është më e dashura në botë. Gatuaj prodhime deti dhe mishin në shumë receta të tij. Gjatë punës, duke punuar në shumë vende, kam marrë edhe nga kuzhinat e tjera, si ajo franceze.”
Megjithatë, pavarësisht larmisë së kuzhinave botërore, Artani mbetet i lidhur ngushtë me traditën korçare, të cilën e konsideron themelin e shijes dhe identitetit të tij gastronomik. I rritur me recetat e gjyshes, ai e sheh kuzhinën e qytetit të tij si diçka të pazëvendësueshme. Për të, gatimet tradicionale korçare, me shijet e tyre autentike, mbeten baza e çdo përvoje të mirë ushqimore.
“Nuk kam ndonjë pjatë të preferuar, pasi të gjitha janë të mira. Më e rëndësishmja është se të gjitha gatimet i bëj me dashuri. Gatimet tradicionale janë pjesë e shpirtit tim, sepse mua më ka rritur gjyshja. Kuzhina korçare ka shumë receta dhe për mua është shpirti, pavarësisht se puna na detyron të kalojmë në kuzhinat e botës, por si Korça nuk ka. Ne që pimë ndonjë gotë raki, paçja e Korçës është më e mira në botë.”
Gjatë viteve të punës, Artani është vlerësuar nga një numër i madh klientësh, të cilët jo vetëm kanë çmuar shijen e gatimeve të tij, por edhe përkushtimin me të cilin ai e ushtron profesionin. Ai thekson se çdo pjatë që del nga duart e tij është përgatitur me kujdes dhe dashuri, edhe në rastet kur padashur mund të ketë dështuar në përmbushjen e pritshmërive.
“Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë klientët dhe, nëse ndonjërit që padashur nuk ia kam arritur shijen, po i them sot që e kam gatuar me shumë dashuri, por i kërkoj ndjesë se padashur mund të kem bërë ndonjë gabim. Përshtypjet e tyre përgjithësisht kanë qenë të mira, i dua e më duan fort. Janë klientët që më japin forcën të vazhdoj në këtë profesion edhe më gjatë.”
Ndërkohë që gastronomia shqiptare po njeh zhvillim dhe Korça po shndërrohet në një prej destinacioneve më të frekuentuara për turizmin kulinar, Artani jep një mesazh të qartë për të rinjtë. Ai i inkurajon ata të hyjnë në botën e kuzhinës, të mësojnë, të përkushtohen dhe ta shohin këtë profesion si një mundësi të vërtetë për t’u rritur. Sipas tij, kuzhina është një akademi më vete, një vend ku artisti, punëtori dhe kërkuesi bashkohen në të njëjtën hapësirë.
“Të rinjve do t’u thoja që ta përqafojnë kuzhinën, sidomos për qytetin tonë të Korçës që po frekuentohet shumë nga turistët. Ju them që është një profesion shumë i mirë dhe i dashur. Me shumë dëshirë u them që të përkushtohen, sepse Korça ka nevojë për brez të ri. Ky profesion do t’i rrisë akoma më shumë, sepse kuzhina është akademi më vete dhe dashuri shumë e madhe. Korça shquhet për kulinarinë dhe është një nga qytetet më të preferuara për kuzhinën.”
Në këtë rrëfim, Artan Larti na kujton se pas çdo pjate të mirë që shijojmë, fshihet një histori pune, sakrifice dhe pasioni. Korça, me traditat e saj të pasura, vazhdon të jetë jo vetëm vendlindja e tij, por edhe burimi i frymëzimit të pandërprerë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës./ CNA
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...