web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dredhëza” nga Shiroka në pedonale/ Fryma e re që sjell traditë, shije dhe energji pozitive

10 Dhjetor 2025, 17:31, Qyteti im CNA

“Dredhëza” nga Shiroka në pedonale/ Fryma e re që

Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola Lumi kishte, ishte të hapte diçka të thjeshtë, me një emër të shkurtër që mbetet në mendje.

Fillimi nisi në Shirokë, me frutat e stinës të mbledhura nga tokat e banorëve të zonës, duke krijuar smoothie, cocktail dhe pije të veçanta.

Dredhëza, një frut i gjetur kryesisht në male dhe jo shumë i zakontë për t’u siguruar, u bë simboli i veçantë i këtij koncepti të ri.

Pas shumë vitesh eksperiencë në restorante e bare jashtë vendit, ajo vendosi t’ia sillte këtë frymë të re gastronomike Shkodrës, një kombinim mes traditës dhe stilit modern, “cool”.

 

Kur vendosa me u rikthy thash do hap diçka që së pari do kishte një emer të shkurtë që mbet në mendje.E hapëm në Shirokë si fillim me frutat e stinës. U kemi marrë njerëzve nëpër tokat e tyre dhe kemi krijuar smuthi, coctail dhe pije të ndryshme.Menduam që dredhëza është dicka e veçantë që gjendet në male dhe nuk ishte kollaj me e pas. Kështu që mu duk e veçantë. Unë erdha në Shqipëri në Shkurt dhe vendosa pak para veres me e hap.Kam shume vite që merrem edhe jashtë me restorante, bare, mendova pse jo edhe në Shqipëri, të sjell një frym të re, pak traditë por edhe pak cool. Në Shirokë eksperienca ishte e mirë, kemi pas te bëjmë me turistë nga e gjithë bota. Duke q?në se është vend turistik kemi bërë mëngjes edhe  brunch.Turistë ka patur shumë kryesisht Gjerman, Angles por edhe nga Arabia Saudite. Por Anglezt kanë më shumë dëshirë të festojnë, argëtohen”, tha Lola Lumi, ideatore e “Dredhëza”.

 

Sot, në pedonalen e qytetit në dhjetorin festiv, koncepti është zgjeruar edhe më shumë. Ajo ka synuar të krijojë një vend ku fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit të ndihen njësoj të mirëpritur.

Në menu, produktet vendase zënë vend qendror: djathi i zier që vjen nga Malësia, antipasta të ndryshme, vera e zier dhe lakrori me arra – një shije pa të cilën, siç thotë ajo, “nuk ka festa”.

Lokacioni i ri pranë pemës së festave dhe babagjyshit ka sjellë një atmosferë krejt tjetër, duke ofruar një kënd të ngrohtë ku njerëzit gjejnë diçka ndryshe.

Jam munduar të miksoj të bëj diçka që ka në fokus dhe fëmijët dhe rininë edhe të moshuarit.Kemi vendos me sjell djathin e zim që vjen prej Malsie, antipasta të ndryshme me produkre vendase,vera e zier, lakror me arra sepse për mua nuk ka festa pa lakror. Njerëzit e kane pëlqyer shumë, plus edhe vendi ku jemi eshte diçka e re afer pemës, afër pedonales, bashkia ka vendos edhe babagjyshin qe vijnë me ba foto dhe gjejnë diçka ndryshe. E bukura është që edhe ne si staf e shijojmë dhe pelqejmë shumë. Çokollata e ngrohtë me dekore, babagjysh janë të preferuara sidomos nga fëmijët. Djathi i zier mbetet ndër më të kërkuarat, njerëzit kanë dëshirë ta konsumojnë”, u shpreh Lola.

 

Por vizioni i saj nuk ndalet këtu. Ajo beson se shumë shpejt do të krijojë një vend që do të funksionojë gjatë gjithë vitit, afër qytetit, pranë të rinjve dhe aktiviteteve të tyre.

Për të, kthimi i të rinjve në Shqipëri është i domosdoshëm, ashtu si edhe ruajtja e traditës – por e përditësuar në një mënyrë më të pëlqyeshme dhe moderne.

 

Unë besoj që shumë shpejt do të kemi një vend ku të jemi gjatë gjithë vitit ku të jemi afer qytetit dhe mes të rinjëve për aktivitete të ndryshme. Unë jam shumë pro që të kthehen sa me shume të rinj në Shqipëri dhe të mos e lëmë traditën të na ikë por ta mbajmë e ta bëjmë më të pëlqyeshme me këto kombinimet moderne. E kam krijuar klientelën, në fakt klientela ka nisur që në Shirokë,Ka njerëz që i kam pas klientë atje dhe kur e kanë marrë vesh që do jemi edhe në pedonale kanë ardhur e na kanë gjetur.Unë jam e fiksuar edhe me dekoret, sepse dihet që klientët kanë qef edhe rrjetet sociale për foto.Për mua ruajtja e klientëve është dopjo lumturi”, u shpreh Lola Lumi.

 

Natyrisht, të parët që e mbështesin gjithmonë janë familja dhe shoqëria e ngushtë klientët e saj më besnikë në çdo hap të rrugës. Energjia pozitive, thotë ajo, është pika e fortë e ekipit: ata e shijojnë punën dhe këtë ndjesi ia përcjellin çdo personi që ndalon për një pije apo një ushqim të ngrohtë.

 

“Normalisht që të parët që më ndjekin janë familja ime, kudo që jam apo në çdo biznes ato janë përher klientet më besnik sëbashku me shoqërinë e ngushtë.Unë kam dëshirë që energjinë tonë ta përcjelli kudo, jo vetëm tek shërbimi e cilësia ndaj ne jemi shumë pozitiv. E shijojmë vetë dhe e përcjellim tek të tjerët, ndaj do kisha sugjeru që me ardh dhe me e marr edhe ju këte ndjesi pozitive, Shkodra po lulëzon përher e më shumë, ejani edhe ju e bëhuni pjesë e festave”, deklaroi ideatorja e “Dredhëza”.

 

“Shkodra po lulëzon çdo ditë e më shumë. Ejani dhe bëhuni pjesë e festave”, është mesazhi që Lola sëbashku me ekipin e “Dredhëza” ka për çdokend, për të përjetuar një atmosferë të veçantë, plot traditë, shije dhe buzëqeshje./CNA





Lajmet e fundit nga