Dhjetor magjik në Korçë/ Saro: Organizim i veçantë, kryeqyteti i festave të fundvitit
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...

I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "Hani” i Përparim Laçit është kthyer sot në një pikë referimi për banorët e zonës, udhëtarët, turistët dhe këdo që kërkon të gjejë një copëz shtëpie në një botë që ndryshon me shpejtësi. Që kur hap derën të përshëndet aroma e druve të zjarrit, guri i ftohtë dhe ngrohtësia e një ambienti që ruan frymën e hanit të dikurshëm, por edhe komoditetin modern që e kërkon vizitori i sotëm. Sot “Hani” ka mbushur 23 vite nga çelja e tij.
"’Hani’ ka 22 vjet. Fillimet kanë qenë të vështira, por me një iniciativë shumë të madhe. Një sipërmarrje e vështirë, por që rezultoi e suksesshme jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për komunitetin. Emri ‘Hani’ nuk ishte ideja ime, ishte ide e ministrit të asaj kohe për të bërë 40 Hanet e Shqipërisë. Duke qenë se ishte bujtina e parë në të gjithë Shqipërinë ishte emër i gjetur. Unë e mendoja ta bëja shtëpinë bujtinë, por nuk mendoja me emrin Han sepse më dukej i vjetër, por asnjëherë emër të huaj nuk doja. Madje edhe sot bujtinat që hapen, jam kundër emrave te huaj”, tha Përparim Laçi, pronari i bujtinës.
Rrugëtimi i “Hanit” të Përparim Laçit është një histori e vështirë, por e mbushur me bukuri, ngulm dhe zemër. Çdo hap ka qenë një sfidë, por gjithashtu një mësim i vlefshëm. Aty ku gjithçka nisi ishte thjesht shtëpia, me disa dhoma modeste, pa shumë kushte, por me një vlerë të madhe që nuk blihet: mikpritjen dhe pastërtinë.
"Ky rrugëtim ka qenë i vështirë, por edhe i bukur. Turizmi çdo vit ishte në rritje. U nis me dhoma të shtëpisë dhe dhomat nuk kishin shumë kushte. Por një bujtinë, ta dinë edhe te tjerë sot se nuk ka problem që të jetë me krevate ndryshe, rëndësi ka mikpritja dhe pastërtia e saj. Nuk do të shohësh kurrë të realizosh fitim direkt, por të bësh një plan biznesi. Duhet t’i duash njerëzit me zemër dhe gjithmonë ajo të del në faqe."
Njerëzit që lënë më shumë gjurmë janë shpesh ata që vijnë papritur. Si çifti gjerman — një mjek dhe bashkëshortja e tij — të cilët u ndalën rastësisht, e në fund u rikthyen për të investuar në spitalin e Pukës. Përparim Laçi për herë të parë tregon historinë që u kthye në ndihmë për komunitetin...
"Turistët që kanë lënë më shumë mbresa janë gjermanët. Pavarësisht se ata janë një komb që nuk duan të flasin gjuhë të huaj, kanë arritur këtu të krijojnë shoqëri. Kisha fatin dhe takova në rrugë një gjerman mjek bashkë me gruan. I takova dhe i ftova për kafe. Ata erdhën më thanë a mund të rrimë sonte, ishin për Valbonë. Pastaj e shtynë Valbonën dhe qëndruan edhe një natë këtu.
Ai është kthyer pas 6 muajsh me gjithë stafin e spitalit dhe e ka vizituar spitalin e Pukës. E ka pajisur të gjithë spitalin e Pukës me pajisje moderne oksigjeni. Kur kanë vizituar sallën e Pukës ku janë bëre operacione, sallë e viteve 1973, janë habitur në çfarë kushtesh kanë shërbyer, nga 8 llamba vetëm 1 punonte.
Ata kanë qenë turistët që kanë lënë më shumë mbresa sepse kanë ndihmuar komunitetin. Ata rikthehen në çdo muaj gusht dhe bujtina ime është si spital, e përdorin për të bërë vizita falas për popullatën.
Ndër turistët e parë kanë qenë një organizatë grash dhe atëherë ishim ngushtë, gatuanim në aneks. I tha njëra shoqes së saj, ku na ke sjellë këtu. S’bëra zë, pasi panë dhe shijuan ushqimin, mikpritjen, erdhi e më tha më fal sepse gjykova para kohe."
"Këtu gjendet maza tradicionale me ajkën e saj, të gjitha llojet e bulmetit sepse janë nga ferma, qumështi i fermës. Edhe nëse qumështi na mungon, ai merret te fermerët e zonës. Reçeli nga pemët tona, flija, pulë me peta siç është gatuar dikur.
Mishi i fermës bio, fruta që i kemi në bahçe siç janë molla dhe kivi, revania për ëmbëlsirë. Tani kemi futur edhe kërpudhën, e cila kultivohet në Pukë dhe kemi nisur ta bëjmë me pasta të ndryshme dhe fileto pule. Gatime tradicionale të gërshetuara me ato modernet".
“Hani” i Përparimit ka hapur dyert edhe në këtë dhjetor festiv për këdo që dëshiron ajër të pastër, natyrë të mrekullueshme, ushqim të mirë dhe mikpritje! Në han nuk largohesh kurrë bosh: gjithmonë merr me vete shijen e traditës, ngrohtësinë e njerëzve dhe një kujtim që të rikthen./ CNA
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...