Edicioni i tetë/ Mbahet në Kolonjë “Kolonia e Piktorëve”
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...

Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë për artdashësit e qytetit ekspozitën e saj të dytë personale, të titulluar “Korça dikur”. Ekspozita u çel në ambientet e “Shtëpisë së Flamurit”, në pedonalen e qytetit, duke ofruar një udhëtim të jashtëzakonshëm në kohë përmes kostumeve dhe elementeve etnografike që tregojnë historinë dhe identitetin kulturor të zonës.

Në këtë ekspozitë, Pojani ka sjellë një sërë kostumesh tradicionale që i përkasin periudhave të ndryshme historike, të realizuara me shumë kujdes e mjeshtëri. Çdo detaj, nga qëndisjet deri te përdorimi i objekteve të vjetra, pasqyron pasionin dhe përkushtimin e artistes për ruajtjen e trashëgimisë kulturore korçare.
Siç shprehet vetë Lirika për CNA, “Korça dikur” është vazhdim i ekspozitës së saj të parë “Etno Art”, që prej më shumë se një viti ka ngjallur interes të gjerë te publiku. Përmes kësaj ekspozite të re, Pojani ka synuar të rikthejë kujtimet, ngjyrat dhe simbolet e një kohe të shkuar, duke ndërtuar një mozaik figurash që tregojnë identitetin e pasur të qytetit.
“Kjo ekspozitë është vazhdim i ekspozitës time të parë 'Etno Art' e cila ka më shumë se 1 vit që funksionon në qytet. Tani vij me 'Korça dikur", jo pa qëllim kam sjellë Korçën dikur në ato vite, një mozaik me personazhe, me ngjyra, me simbole duke treguar identitetin tonë që e kemi shumë të larmishëm dhe shumë të shtrenjtë”, u shpreh kostumografja.
Përgatitjet për këtë projekt kanë nisur që në fillim të vitit, me një punë kërkimore të detajuar dhe mbledhjen e materialeve autentike. Artistja tregon se ka studiuar me kujdes dokumente, fotografi të vjetra dhe elemente tradicionale, duke u mbështetur edhe në ndihmën që ofron teknologjia bashkëkohore për të rikrijuar me saktësi kostumet e dikurshme.
“Patjetër, kam kohë që merrem me këtë punë. Puna filloi këtë fillim viti, duke mbledhur materialet, duke shfletuar sepse është një përgjegjësi shumë e madhe të flasësh me gjuhën e traditës. Për këtë shkak duhet të isha shumë e saktë. Besoj se ja kam dalë, kjo i ngelet njerëzve që kur ta vizitojnë, ta shikojnë, ta duan, tu kthehet nostalgjia”, tha kostumografja Lirika Pojani.
Pojani e sheh këtë punë si një detyrë dhe përgjegjësi për ta mbajtur gjallë gjuhën e traditës. Ajo beson se njohja e trashëgimisë kulturore nuk duhet të mbetet e fjetur, por të përcillet brez pas brezi.
“Materialet sigurisht që funksionojnë, ka koleksionistë që i mbajnë fotot e vjetra. Kam shfletuar, kam parë, tani teknologjia është e zhvilluar dhe më ka ndihmuar. Me këtë ekspozitë, gjëja e parë kryesore për mua është njohja e trashëgimisë kulturore, mos të jetë e fjetur e të njihet nga të gjithë brezat. Ne kemi etnografi shumë të bukur, të pasur e të larmishme dhe këtë duhet ta përcjellim”, tha për CNA, Lirika Pojani.
Ndërsa e pyesim për ekspozita të tjera, Lirika me shumë vendosmëri tregon se do të sjellë çdo vit diçka të re për Korçën.
“Patjetër, as që bëhet fjalë. Vit për vit do të vij me ekspozita shumë të bukura, gjithmonë në fushën e etnografisë por dhe me histori”, u shpreh Lirika Pojani.
Ekspozita “Korça dikur” është një ftesë për të rikthyer kujtesën dhe për të ndjerë krenarinë e trashëgimisë që na lidh me rrënjët tona. Përmes artit të saj, Lirika Pojani jo vetëm që ruan dhe ringjall traditën, por e shndërron atë në një përvojë të gjallë, që frymëzon çdo vizitor dhe e bën Korçën të ndriçojë edhe më shumë në hartën kulturore të vendit./CNA
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...