"Tetori Rozë" në Devoll/ Gratë mblidhen bashkë në mbështetje të jetës dhe ndërgjegjësimit
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përbashkët diskutimi mes Shoqatave të Turizmit, Bashkisë së Pogradecit dhe operatorëve turistikë të zonës. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit midis agjencive turistike dhe subjekteve të hotelerisë, për të rritur numrin e vizitorëve që zgjedhin Pogradecin si destinacion turistik. Në këtë takim u theksua rëndësia e krijimit të një dege të Unionit Turistik të Shqipërisë në Pogradec, për të qenë më pranë bizneseve vendase dhe për të adresuar nga afër problematikat që has sektori.
Sipas kryetarit të Unionit Turistik të Shqipërisë, Rrahman Hasa, synimi është që në planet e ardhshme të përfshihen paketa turistike që do të zgjasin të paktën dy ose tre netë qëndrimi në Pogradec, duke i dhënë qytetit më shumë impakt dhe përfitime ekonomike. Ai theksoi se përmirësimet e infrastrukturës rrugore dhe akseset e reja drejt qytetit e bëjnë Pogradecin gjithnjë e më tërheqës për turistët vendas e të huaj.
“Një nga direktivat që do e kemi si të shpejtë, është krijimi i një dege në Pogradec për të qenë në kontakt të vazhdueshëm pranë bizneseve, me qëllim që të njohim nga afër të gjitha problematikat e shqetësimet. Patjetër që bashkëpunimi ka qenë por ne duam ta rrisim atë, për shkak edhe të zhvillimeve kohët e fundit të Pogradecit. Këtu flas për infrastrukturën rrugore që ka përmirësim të madh, aksesimin e rrugëve të reja që afron Tiranën, por edhe me aksesimin e atraksioneve turistike, historike e kulturore që ka Pogradeci. Ne tashmë do të ofrojmë një paketë, së paku dy ose tre netë qëndrimi në Pogradec sepse deri tani, pjesë e guidave tona ka qenë vetëm një drekë këtu. Ne kemi planin tonë që do e diskutojmë me bizneset e zonës dhe mendoj se nga viti tjetër do ti japim një impakt shumë të mirë Pogradecit”, tha Hasa.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, vlerësoi bashkëpunimin e ri me Unionin Turistik dhe njoftoi se pritet që vitin e ardhshëm të firmoset një marrëveshje me qytetin e Ohrit për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e turizmit.
Ai shtoi se katër chartera të rinj do të përfshijnë Pogradecin në itineraret e tyre, duke sjellë turistë që do të qëndrojnë në qytet për një ose dy netë. Xhakolli theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që operatorët turistikë dhe vetë Bashkia të bëjnë përpjekje për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë që ofron aeroporti i Ohrit, duke e kthyer Pogradecin në një nga destinacionet më të vizitueshme të rajonit.
“Besoj që në 2026-tën, në fund të vitit, kryetari i unionit tha që do lidhë një marrëveshje me Ohrin. Siç u shpreh ai, 4 chartera do qëndrojnë dhe do vijnë të bëjmë marrëveshje për të ardhur edhe në Pogradec, për të kaluar një apo dy netë. Është një lajm i mirë, por nuk është vetëm kjo, sepse ka potenciale që dhe vetë bashkia, apo vetë operatorët e Pogradecit që merren me turizmin, duhet patjetër të bëjnë përpjekje për të shfrytëzuar aeroportin e Ohrit”, u shpreh Xhakolli./CNA
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjet...
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...