web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërkombëtarizmi i fakulteteve mjekësore/ Kraja: Përfitimet kanë nisur, 6 salla u pajisën me smart-board

3 Tetor 2025, 15:20, Qyteti im CNA

Ndërkombëtarizmi i fakulteteve mjekësore/ Kraja: Përfitimet

“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor përmes ndërkombëtarizimit” është projekti që ka në qendër promovimin e mobilitetit akademik në fushat bio-mjekësore. Projekti, që ka përfshirë edhe degët mjekësore në Universitetin e Shkodrës, është duke u zbatuar edhe nga universitetet partnere në Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin e Zi. Studentët pjesmarrës në këtë projekt u certifikuan këtë të premte.

“Jemi mbledhur për të finalizuar trajnimet që janë bërë për studentët tanë nga universitete europiane. Bëhet fjalë për rritjen e kapaciteteve digjitale në shkencat bio-mjekësore, ku Universiteti i Shkodrës ka 4 programe. Me këtë projekt, universiteti bëhet gati për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë digjitale dhe Universiteti i Shkodrës ka kapacitete reale, jo vetëm për studentët shqiptarë, por edhe për ata të huaj. Në tri kurset janë trajnuar 25 studentë, që do të certifikohen, por më e rëndësishme është e ardhmja si një mundësi e mirë që Universiteti i Shkodrës të ofrojë edhe për studentët e huaj trajnime digjitale online. Gjashtë klasa në universitetin tonë janë pajisur me smart-board. Këtu bëhet fjalë për ndërkombëtarizim dhe kjo është falë këtij projekti”,-tha shefi i departamentit të lëndëve paraklinike, Julian Kraja.

“Ndërkombëtarizimi është shumë i rëndësishëm, pasi është pjesë e këtij projekti përtej aspekteve të tjera që përfshin. Projekti ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve digjitale. Avantazhi është se edhe transferimi i njohurive, por edhe këshillat që marrim në zbatimin e këtij projekti vijnë nga partnerë seriozë, siç janë universitetet europiane. Modulet për të cilat jam informuar janë të rëndësishme dhe janë një trend i kohës sonë dhe të diskutosh për mjekësi apo menaxhim mjekësor në kohë krizash sepse pandemia na e trgoi një gjë të tillë është diçka e rëndësishme. Mendoj se janë një avantazh i madh për universitetin tonë dhe për studentët. Kur flasim për ndërkombëtarizim, flasim edhe për digjitalizim dhe përkon edhe me dokumentin strategjik të 2030. Ky rast me ju studentë duhet të shërbejë edhe si një shembull për maturantët që nuk e kanë ndarë ende mendjen për të zgjedhur universitetin e Shkodrës për këto mundësi të mira që ofron”,-tha rektori Tonin Gjuraj.

Ndërkombëtarizimi i degëve mjekësore synon njësimin e diplomave me vendet fqinje. Teksa përfitimet kanë nisur ku fakulteti i infermierisë në Shkodër është pajisur me 6 smart borde./CNA





Lajmet e fundit nga