web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Suvenire Slbania”/ Ardit Bilani vite në stampim të “kartolinës shqiptare”

27 Shtator 2025, 16:25, Qyteti im CNA

“Suvenire Slbania”/ Ardit Bilani vite në stampim të

Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, shanset janë të mëdha që të ndeshesh me emrin e Ardit Bilanit. Prej pothuaj dy dekadash, ai është kthyer në një prej zërave më të rëndësishëm të tregut të suvenireve në vend, duke krijuar markën e njohur “Suvenire Albania”, që sot njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Historia e tij nisi 18 vite më parë, me një dyqan të vogël dhe me shumë pasion.

Biznesi im që kam tani e kemi filluar para 18 vitesh, në 2007. Atë vit mbarova edhe shkollën e lartë dhe duke pa vështirësitë për të gjetur një punë iu dorëzova shumë pasionit. Mua më pëlqen arti dhe kam provuar të bëj disa gjëra të vogla dhe kjo ishte shtysë që unë t’i jap drejtim jetës sime. Në atë kohë bleva disa pajisje druri dhe nisa të bëj disa punime artizanale. Objektivi i kohës ishte që të nxjerr një rrogë mesatare. Mirëpo vura re që njerëzit i pëlqenin punimet artizanale edhe pse konkurrenca bënte të vetën unë ia dola mbase i ndikuar edhe nga trashëgimia familjare në biznes. Më pas klientët kërkonin gjëra që ne nuk i bënim po përmes disa miqve në Mal të Zi arritëm të sillnim në fillim disa guacka. Më pas nisëm me produkte të tjera duke shkuar në rreth 120 lloje”, tha Bilani.

 

Nga një nismë e produkteve artizanale sot Arditi bashkëpunon me dizajnerë për kompozimin dhe persinalizimin e produkteve. Sot Arditi ka 3 magazina në Shkodër, Tiranë dhe Sarandë. Duke furnizuar kështu me dhjetra dyqane të vogla suveniresh.

Me shtimin e turizmit lindi nevoja e shtimit të produkteve tona dhe isha i detyruar që të importoja. Nisëm me Turqinë. Më vonë kalova në bashkëpunime me dizajnerë me të cilët kompozuam produkte të posacme. Kjo ishte arsyea e zgjerimit tim. Sot kemi mbërritur në 3 mijë lloj produktesh. 80% janë suvenirë po ashtu kemi varëse, çanta dhe shumë lloje të tjera që vijnë në formën e dhuratave. Krahas Shkodrës ku kemi pikën kryesore të magazinës, jemi edhe në Tiranë e Sarandë, nga ku furnizojmë dhjetra dyqane më pas. Në fakt kemi zgjedhur pikat kyçe, ku ka turizëm cilësor. Futja në botën e turizmit më ka ndihmuar më shumë për të parë se si funksionon.U anëtarsova tek Dhoma Amerikane e Tregtisë si dhe tek Dhoma e Industrisë. Turizmi në Shqipëri është i mirë. Suvenirët i kerkojnë. Ne jemi munduar që t’i përsonalizojmë duke futur disa në një të vetëm, si prsh Urën e Mesit, pedonalen, kalanë apo edhe xhaminë e plumbit. Ne i themi mangnet, por realisht është një ambasador i joni që turistët e marrim me vete dhe identifikohen”, shprehet Bilani.

 

Bilani e pa biznesin e tij jo vetëm si tregti, por si një mision për të promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar. Arditi ka një mesazh për çdokënd që merret me turizëm..

 

Thuhet se 3 lloje biznesesh kanë rritje deri në 2050, që janë metalurgjiku, bimët medicinale si dhe turizmi. Ne po investohemi shumë tek turizmi, por kemi ende për të bërë. Mesazhi është që të fokusohemi tek turizmi, tradita, mikpritja e në fund të ditës patjetër që do dalim faqebardhë”, ishte mesazhi i Arditit.

 

Sidomos në dekadën e fundit, “Suvenire Albania” u kthye në një pikë referimi për turistët që kërkojnë diçka më shumë sesa një kujtim të zakonshëm, një copëz historie. Me plane për të çuar produktet shqiptare edhe më tej, në tregjet ndërkombëtare dhe platformat online, Bilani mbetet i bindur se suveniri nuk është thjesht një send, por një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës, e do vijojë tregun e suvenirëve për gjatë./CNA





Lajmet e fundit nga