E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humorit e të artit skenik. Ka nisur edicioni i 12-të i festivalit të komedisë "Koko Fest", një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të këtij qyteti. Në teatrin “Andon Zako Çajupi” publiku përjetoi një mbrëmje të veçantë, ku premiera “Një martesë, një divorc, një funeral” çeli zyrtarisht festivalin duke sjellë duartrokitje dhe shumë të qeshura.

Regjisorja Rovena Lule, e emocionuar për pjesëmarrjen e saj të parë në këtë festival, tha se përveç kënaqësisë së të qenit në Korçë, shfaqja përcjell një mesazh të thjeshtë, por të madh, që miqësia është forca që na shoqëron gjithmonë.
"Kënaqësi e jashtëzakonshme të jem sot në 'Koko Fest'. Për mua është hera e parë që marr pjesë me një vepër. E kam ndjekur 'Koko Festin' pothuajse çdo vit, është një festival i jashtëzakonshëm. Jam tepër e emocionuar sonte. Për ne është hera e disatë që e risjellim shfaqjen në Korçë. Është një komedi për tri mikesha shumë të ngushta dhe jep mesazhin që miqësia është ajo që na qëndron gjithmonë pranë dhe nuk na leshon asnjëherë", shprehet regjisorja Lule.

Nga ana tjetër, aktorja dhe drejtoresha e teatrit të Korçës, Zamira Kita, theksoi se ky festival tashmë është kthyer në traditë të qytetit, një festë e përvitshme ku qytetarët kanë mundësi të shijojnë komedinë dhe të gjejnë atë çfarë është më thelbësore, të qeshin dhe të argëtohen.
"Sot filloi 'Koko Fest' dhe është viti i dymbëdhjetë që e bëjmë këtë festival komedie. Qyteti është në festë dhe salla është plot. Sot e kemi nisur me "Një martesë, një divorc, një funeral" ku unë kam pasur rolin tim. Shfaqja kaloi mirë, publiku qeshi dhe ky është qëllimi që publiku duhet të qeshë," tha Kita.
Egla Ceno
Për aktoren Egla Ceno, pjesëmarrja në "Koko Fest" është një privilegj, pasi, siç u shpreh ajo, festivali është një hapësirë ku takohen dhe vlerësohen mes artistësh, një vend ku arti bëhet bashkë dhe merr dimensionin e një ngjarjeje të madhe.
"Jam e lumtur që 'Koko Fest' u hap me një prodhim të teatrit të Korçës. Është një event fantastik sepse bëhen bashkë shumë artistë, shikojnë dhe vlerësojnë njëri-tjetrin. Është një festival në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ndaj dhe i uroj suksese," u shprej aktorja Ceno.
Ndërkohë, Franc Bregu, një prej aktorëve të rinj që ngjitet shpesh në skenën e Korçës, e sheh festivalin si një urë që lidh breza të tërë artistësh. Për të, "Koko Fest" është një mundësi për të ndarë emocionin me publikun dhe për të mësuar nga përvoja e kolegëve më të vjetër.
"'Koko Fest' këtë vit vjen në edicionin e tij të 12-të. Është një festë e madhe e teatrit sepse është një nga ngjarjet artistike të vitit që bëhet në Korçë, ku bën bashkë të gjithë artistët të vjetër e të rinj. Unë kam pasur fatin të jem pjesë disa herë me disa shfaqje të trupës së Korçës dhe është kënaqësi dhe emocion. Është bukur kur takon shokët e tu, kur i sheh të luajnë, por edhe kur takon breza të tërë artistësh që i kanë dhënë shumë skenës."
Me skena plot humor, me energjinë e trupave pjesëmarrëse dhe me emocionin e publikut që mbush sallën çdo vit, "Koko Fest" vijon të jetë një prej simboleve kulturore të Korçës. Një festival që jo vetëm i jep gjallëri qytetit, por edhe e kthen atë në një qendër të artit dhe argëtimit, duke e bërë Korçën kryeqytetin e komedisë në këto ditë feste./CNA
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Inaugurohet memoriali në Bozhaj të Malit të Zi, në nderim ...
Gjelbërimi i dendur, pemët e shumëllojshme dhe një gji...
Bashkia Lezhë ka vendosur orare fikse për hedhjen e mbetur...
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...
Mokra n'Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qend...
Për të tretin vit radhazi Bashkia Vau i Dejës organizoi Fe...
Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një...
Projektligji i ri i gjuetisë pritet të miratohet në Kuvend...
Turistë nga e gjithë bota zgjedhin Shkodrën dhe Shqipërinë...
Në famullinë e Bërdicës në Shkodër, Kisha Katolike inaguro...
Koncertet verore kanë vijuar përgjatë fundjavës në Kalanë ...
Të gjithë e njohin pranë qendrës shëndetësore në Velipojë....
Gjashtë burra dhe një grua zgjodhën të përshkojnë me not n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...