web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratohet vendimi nga Bashkia Shkodër/ Kritere të reja për agjencitë funerale

18 Gusht 2025, 16:01, Qyteti im CNA

Miratohet vendimi nga Bashkia Shkodër/ Kritere të reja për

Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak kriteret e detajuara për licencimin e Agjencive Funerale dhe Shtëpive Funerale (Salla Pritje), duke vendosur standarde të qarta për objektet ku ofrohet ky shërbim.

Miratohet vendimi nga Bashkia Shkodër/ Kritere të reja për

Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike në Bashkinë Shkodër, Griselda Dama, deklaroi se të gjitha subjektet duhet të plotësojnë deri më 25 shtator kriteret e miratuara në mars të këtij viti. 

“Bashkia Shkodër, në zbatim të VKM 711, ku ka detyrimin për miratimin e kriteteve të agjencive funerale, me vendimin e Këshillit Bashkiak, janë miratuar kriteret për licencim. Në bazë të ligjit, ka një afat 6-mujor që nga momenti i miratimit. Pra, të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet në Shkodër, do të marrin masa për licencim për zhvillimin e aktivitetit. U janë bërë thirrje disa herë subjekteve që të pajisen me licenca. Data 25 shtator është afati i fundit për licencimin vullnetar të tyre”,-tha Dama.

Miratohet vendimi nga Bashkia Shkodër/ Kritere të reja për

Dama paralajmëroi se në rast të moszbatimit të kritereve deri më 25 shtator, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

“Në të kundërt, si çdo subjekt i palicencuar, i cili nuk plotëson kriteret ligjore, është e nevojshme që nga Bashkia Shkodër të merren masa për mbylljen e tyre”,-tha Dama.

Sipas rregullores së re:

Nuk lejohen të ushtrojnë aktivitet në Qendrën Historike të Qytetit. Nuk lejohen të ushtrojnë aktivitet në godina banimi shumëfamiljare apo në shtesat e këtyre godinave. Duhet të jenë të paktën 50 metra larg nga objektet arsimore. Nuk lejohen në ambiente të përbashkëta që përdoren nga subjekte të tjera. Automjetet e shërbimit funeral nuk mund të qëndrojnë apo parkohen në hapësirat publike./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga