Ngjyrat e shpirtit beratas në brigjet e liqenit të Pogradecit/ Agron Polovina sjell ekspozitën e tij personale
Galeria e Arteve në qytetin e Pogradecit ka mirëpritur eks...

Gjashtë burra dhe një grua zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave që thuajse 4 dekada më parë notuan nën presionin e armëve, duke sfiduar komunizmin e duke kaluar kufirin me not.
Organizatori Kliti Hoti tregon se ky është viti i dytë që po zhvillohet një aktivitet i tillë, por që synon të kthehet në traditë.
“E realizuam edhe këtë vit. Është vlerë për Shkodrën, është krenari dhe kënaqësi për të organizuar këtë aktivitet që tregon respekt në përkujtim të atyre djemve dhe vajzave që sfiduan komunizmin dhe na treguan se duhet luftuar fort për lirinë. Liria fitohet, nuk dhurohet dhe është jo vetëm kujtim, por edhe mirënjohje. Kishim pjesëmarrës edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe kjo tregon një afrimitet. Edhe emigrimi në ditët e sotme mund të jetë një mesazh edhe pse simbolika është tjetër”,-tha Hoti.
Pjesëmarrësit ishin notarë jo vetëm nga Shkodra, por edhe qytete të tjera. Të emocionuar, ata thonë se e pritën me kënaqësi ftesën për tu bërë pjesë e një kujtese që nuk duhet harruar.
“Asnjë problem. Jam kënaqur. Uji ishte i qetë, rrymat ujore të favorshme. E kam kaluar shumë bukur. Për mua është viti i parë që marr pjesë. Për mua ishte shumë emocionuese dhe më janë mbushur sytë me lot dhe kur po notoja më vinin në mendje gjithë kohën djemtë dhe vajzat që sfiduan komunizmin. Më ka mbushur me shumë frymëzim ajo histori dhe ky aktivitet në përkujtim të tyre”,-tha një pjesëmarrës.
“Relativisht e vështirë sepse kushtet ishin të mira, por gjithmonë garat janë të vështira. Më shumë ishte një aktivitet demonstrativ në përkujtim të djemve dhe vajzave që kaluan kufirin në atë kohë duke rrezikuar jetën për liri. Në gjithë historinë e Shqipërisë, emigrimi ka qenë një plagë e vjetër dhe ne gjithmonë rikthehemi tek ajo plagë e vjetër”,-tha një nga pjesëmarrësit.
“Shumë emocionues notimi këtu ndërsa erdhi koha të tregojmë edhe stërvitjen që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Dua të falenderoj të gjithë notarët që morën pjesë dhe dhuruan një ditë të bukur. Për mua është hera e parë që marr pjesë. Pak e lodhshme, por e përballueshme. Disa asokohe në tentativë për t’u arratisur kanë humbur jetën dhe ne i përkujtuam me këtë aktivitet”,-tha një nga notarët e sfidës.
Të izoluar dhe nën kushte të vështira, dhjetëra djem e vajza morën guximin 39 vite më parë që përmes ujit të kalonin në Mal të Zi. Disa prej tyre arriten të arratiseshin e të tjerë mbetën të vrarë nga regjimi i kohës. Aktiviteti i sotëm nuk ishte vetëm një homazh, por edhe një mesazh i fortë drejt brezit të ri, për t'iu kujtuar se liria ka patur çmim./CNA
Galeria e Arteve në qytetin e Pogradecit ka mirëpritur eks...
Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëm...
Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush mbrëmjen e së enjtes ...
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoq...
Pas largimit nga puna si aktorë në teatrin "Migjeni" me mo...
Ka çelur siparin në Koplik të Malësisë së Madhe koncerti “...
Pogradeci ka pritur edicionin e katërt të Maratonës Ndërko...
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. ...
Në kalanë ‘Rozafa’ në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vet...
Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Marato...
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...