Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. Historia e Gac Gjergjit nga Shelqeti i Vaut të Dejës, mbetet e vecantë. 8 vite më parë në punishten e tij ai bëri disa koshere bletësh për një të afërm, e në mungesë të hakut të punës atij iu dhurua një koshere me bletë. Kjo ishte piknisja ku Gaci nisi pasionin e pandërprerë drejt rritjes së bletëve
“Dëshira për t’u marrë me bletë ka qenë gjithmonë. Shkas u bë një djalë daje i imi i cili erdhi dhe bëri 25 koshere bletësh tek unë duke qenë se kam punishten se punoj edhe si marangoz. Unë ja bëra gati dhe ja dhashë dhe në darkë pasi mbarova punën më tha sa të bën haku i punës? Unë duke patur parasysh thëniet e bletarëve të vjetër që bleta është gjë e shenjtë, unë nuk i mora lekë. Djali i dajëserdhi dhe solli kosherën e parë, ishte 1 korrik 20217 dhe prej aty ka filluar aktiviteti dhe biznesi me bletët për mua. Më hyri shumënë gjak dhe nga dëshira e madhe për t’u marrë me bletë nisa duke i shtuar dhe nga një shkova në 5 koshere vitin e parë. Në pranverë të 2018 i kam shtuar dhe kam blerë edhe 5 koshere të tjera, më pas në 15 dhe që nga ajo ditë e sot vazhdimisht i kam shtuar dhe kam arritur sot në 110 koshere bletësh. Duke patur parasysh që bleta kërkon një trajtim të veçantë sidomos në disa periudha unë vendosa të bjell kolzë, kjo për herë të parë në Shkodër. Kam mbjellë 8 dynym kolzë dhe i kanë dhënë një zhvillim të madh bletës si ushqim dhe një kënaqësi të madhe duke patur parasysh gjithë atë lule të verdhë që është kolza dhe në pranverë kur bleta kishte nevojë shumë për polen, morinjë hov shumë të madh dhe u zhvillua jashtë mase”, shprehet bletari.
Akoma më e vecantë mbetet bima me të cilën Gaci i ushqen bletët. Prej vitesh ai ka vendosur të mbjellë “kolzën”, bimën e cila ka në përbërje të saj polen për të cilën bleta ka nevojë.
“Kolza është një bimë që në kohën e kooperativave bujqësore është mbjellë shumë për blegtorinë, për lopët dhe kositetdy herë në vit dhe mbillet në shtator-tetor dhe në shkurt-mars. Kolza jep një masë të njomë jashtëzakonisht të madhe dhe në kohën e lulzimit ka polen shumë. Sidomos për bletën sepse bleta ka nevojë shumë për polen, kolza i jep bletëve polen pa masë dhe bën zhvillimin e gjeneratës së re, shërben shumë për zogjtë e bletës. Unë mbolla 8 dynym dhe përveç zhvillimit që ka marrë bleta kam marrë edhe më shumë mjaltë prej tyre. Arrin në 2 deri 2.5 kuintal mjaltë për hektarë kolza. Këtu tek ne nuk e përdor kush dhe unë përmes internetit e mbolla kolzën dhe vitin që vjen mendoj që të bëj një hektar e gjysëm. Kolza është një ushqim i posaçëm për bletën dhe është shumë e nevojshme në kohën e pranverës që është koha e shtimit të bletës. Mund të mbillet edhe më vonë, korrik-gusht kohë kur bie poleni, në atë periudhë kolza e ndihmon shumë bletën.Unë ngaqë merrem shumë me internet e pashë se njëri shiste farën e kolzës, ishte nga jugu ai dhe pasi i bëra një kërkesë ma solli me postë dhe e mbolla dhe sinqerisht është diçka shumë e mirë. Askush nuk mund ta imagjinojë punën që bën bleta në atë periudhë në bimën e kolzës. Vitin e kaluar ka patur më pak prodhim mjalti ndërsa këtë vit është me të vërtetë prodhim i kënaqshëm dhe shpresoj që 20 kg mjaltë për kosherë këtë vit besoj e marr. Ende nuk është marrë mjalti i gështenjës por shihet që ka rendiment të mirë. Në pranverë kam marrë 3 kg për koshere dhe tani ta shohim. Mjalti i kësaj lule është i paparë dhe unë nuk kam ngrënë ndonjëherë këtë lloj mjalti. Ka një shije shumë të mirë dhe aromë të mirë. Kolza një muaj është për ka vlera të mëdha dhe lum ai që ja di vlerat kolzës për ta mbjellë. Unë e provova për herë të parë dhe nuk i ndahem më pavarësisht se aty shkojnë edhe bletët e të tjerëve se nuk janë vetëm të mijat por kam parë një rezultat shumë të mirë tek kolza. Pjesa tjetër e ushqimit ka bimë pafund këtu në zonën tonë, pemë frutore dhe nga më të ndryshmet”, thotë Gaci.
Një thënie e vjetër thotë se po u zhduk bleta, pas 4 viteve zhduket edhe njerëzimi. Ndaj Gaci nuk e sheh si vështirësi punën me to, por pasion e tashmë edhe biznes. Ndonëse vitet e fundit edhe te bletët janë shtuar sëmundjet.
“E vështirë është sepse natyra ka bërë punën e vet, njeriu ka bërë punën e vet sidomos me djegien e pyjeve duke i shkatërruar dhe dora e shtetit është larg sepse shteti duhet të investojë për bletën. Një thënie e vjetër thotë se po u zhduk bleta, pas 4 viteve zhduket edhe njerëzimi dhe tjetra është që në këtë botë vdes vetëm njeriu dhe bleta, nuk vdes asnjë kafshë apo insekt apo gjallesë tjetër përveç bletës. Po ashtu sipas statistikave në botë 60% e nevojave të njerëzimit janë nepërmjet mjaltit natyral dhe pastaj 40% prej mjaltit artificial. Në botë nuk arrihet që të prodhohet mjaltë për krejt nevojat e njeriut ndaj duhet dora e shtetit për të patur subvencione dhe trajtime të tjera. Shtetit duhet që bletën të mos e ndalojë sepse del dikush aty dhe thotë që bletët nuk duhen lënë në kullosë. Është diçka që nuk duhet të ekzistojë sepse 1 ndër tri lugë ushqim është prej bletës,nga pjalmimi dhe nevojat e bimëve që kanë për bletën. Subvencionet në Shqipëri për bletën janë qesharake aq sa as transportin nuk mund ta kryej sepse unë i lëviz 4-5 herë në vit. Filloj në shkurt kur i çoj në Mirditë, pastaj në pranverë, në gështenjë, në trumcë e kështu me radhë. Subvencionet janë qesharake sepse 10 mijë lekë për një koshere bletë është shumë pak.Vitin e kaluar ka patur ndërsa ky vit është i mbarë dhe nuk ka sëmundje edhe pse kjo varet edhe nga njerëzit si i trajtojnë. Ka edhe raste që kanë dy tre koshere dhe nuk i bien mbrapa, nuk interesohen dhe kjo është një rrezik për ata që kanë bletë shumë sepse infektohen por këtë vit ka më shumë stabilizim”, shrehet Gaci.
I pyetur përse duhët të përzgjedhim mjaltin e bletëve të tij ai përgjigjet se nga mjalti që tregton, konsumon dhe familja e tij.
“Garancia ime është se ku ha familja ime mjaltë atë mjaltë unë e tregtoj. Pra kam enët inoks dhe aty ku ha unë, po aty e marr për ta tregtuar që do të thotë se garancia e atij mjalti është 100%. Unë di që edhe ta ndaj për familjen dhe për tregti por jo, ashtu mos ma priftë Zoti mbarë. Mjalti duhet që të jetë si tek unë, si tek klientët të jetë i garantuar. Njeriu nuk duhet që të ndërhyjë tek mjalti pasi ta prodhojë bleta”, thotë bletari.
Gaci premton se sa të ketë shëndet do të vijojë të merret me bletë, pasi puna është kthyer në pasion që kultivohet vit pas viti./ CNA
Në kalanë ‘Rozafa’ në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vet...
Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Marato...
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...