Bletari nga fshati Shelqet/ Puna si marangoz i dha pasionin për bletarinë
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. ...

Pogradeci ka pritur edicionin e katërt të Maratonës Ndërkombëtare “Enkelana”, një aktivitet sportiv që tashmë është bërë pjesë e kalendarit ndërkombëtar të garave të certifikuara.
Mbi 600 vrapues nga trojet shqipfolëse dhe më shumë se 40 shtete të huaja u bënë pjesë e këtij eventi të veçantë, i cili përfshiu dy disiplina, 11.5 kilometra dhe gjysmëmaratonën prej 21 kilometrash.
Organizatori Leonard Peço thekson se interesimi dhe pjesëmarrja ndërkombëtare tregojnë suksesin e kësaj gare, e cila i ka dhënë Pogradecit një vend të rëndësishëm në hartën botërore të maratonave. Ai thekson se edicioni i këtij viti ka sjellë një rritje të dukshme në cilësinë dhe nivelin e atletëve pjesëmarrës.
“Kjo garë mblodhi rreth 600 vrapues nga gjithë trojet shqipfolëse, por dhe nga mbi 40 shtete ka patur pjesëmarrje nga atletë elitarë në edicionin e 4-rt të Maratonës Enkelana. Sot u zhvilluan dy disiplina, 11.5 km dhe 21 km. Të dyja garat janë të çertifikuara dhe të renditura në kalendarin botëror të garave. Gjithë kjo histori ja ka arritur qëllimit, promovimi ka qenë maksimal, po ashtu dhe pjesëmarrja nga shumë vende e tregon këtë fakt. Kjo tregon se Pogradeci me maratonën është futur në rrugëtimin natyral të saj dhe nga viti në vit presim që atletët elitarë të shtohen e të ketë fitues shqiptarë”, tha Peço.
Fituesit e garës 11.5 kilometra ishin Fantini Leo dhe Eliott Pantel nga Franca, të cilët për herë të parë morën pjesë në këtë maratonë dhe u shprehën të mahnitur nga natyra e liqenit dhe mikpritja shqiptare.
"Ne vimë nga Franca, gara ishte shume e bukur. Eshtë hera jonë e pare në këtë festival, gara eci shumë mirë, por ishte shumë vapë, por pamja fantastike e liqenit na ndihmoi shumë. Kemi logon e Shqipërisë në bluzat tona pasi e duam Shqipërinë. Patjetër që do vimë edhe vitin tjetër”, u shprehën fituesit.
Në kategorinë e femrave për 21 kilometra, vendin e parë e rrëmbeu sërish ukrainasja Natalia Semenovych, e cila, edhe pse aktualisht jeton në Poloni për shkak të luftës, vijon të garojë me përkushtim dhe pasion. Ajo nuk i fshehu emocionet e saj, duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë në Ukrainë dhe dëshirën e saj që vendi të fitojë paqen dhe qytetarët të mund të jetojnë të lirë.
"Edhe këtë vit gjithashtu ia dola të fitoj. Jam shumë e kënaqur. Në fakt, këtu ka një pistë shumë të mirë. Një pistë e mirë, e shpejtë, organizim i shkëlqyer. Por krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ishte shumë nxehtë. Megjithatë, ia dola me detyrën, fitova dhe jam e kënaqur. Unë nuk ndodhem në Ukrainë. Jam jashtë vendit, në Poloni. Por, në të vërtetë, edhe pse jam jashtë, e përjetoj shumë rëndë. Sepse çdo ditë Ukraina bombardohet nga Rusia. Dronë, “Shahed”-ë, raketa. Njerëzit nuk kanë një jetë të qetë. Dhe unë dua të jetoj në Ukrainë. Por në këtë moment nuk mund ta bëj këtë, sepse Rusia vazhdimisht bombardojnë vendin tonë.
Ne nuk kemi një vend të qetë ku të mund të jetonim të qetë. Sepse, në të vërtetë, çdo ditë Ukraina është nën bombardime. Dhe ti nuk e kupton se ku do të bjerë ai dron, a do të mund të zgjohesh në mëngjes, a do të mund të vazhdosh jetën. Kjo, në të vërtetë, është shumë e rëndë. Dhe unë dua shumë që kjo luftë të përfundojë. Dhe dua që Ukraina të fitojë, e ne më në fund të mund të jetojmë të qetë", tha fituesja.
Maratona Enkelana në Pogradec u mbyll mes duartrokitjesh, emocioneve dhe një ndjenje të fortë solidariteti që shkoi përtej kufijve sportivë. Ky edicion i katërt dëshmoi jo vetëm rritjen e nivelit të organizimit dhe pjesëmarrjes ndërkombëtare, por edhe fuqinë që ka sporti për të bashkuar njerëz nga kultura dhe realitete të ndryshme.
Mes garuesve, historive të tyre personale dhe sfidave që mbartin me vete, Maratona u kthye në një platformë ku përveç qëndrueshmërisë fizike u ndanë edhe mesazhe të forta për paqen, qëndrueshmërinë dhe shpresën./ CNA
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. ...
Në kalanë ‘Rozafa’ në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vet...
Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Marato...
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...