Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona e Notit “Agron Ruvina”, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, që mbledh çdo vit dhjetëra sportistë dhe dashamirës të notit.
Në këtë edicion morën pjesë rreth 70 notarë, të cilët garuan në dy kategori, distanca 1750 metra dhe 280 metra.
Në këtë maratonë ishin të pranishëm përfaqësues të ekipeve kombëtare të Shqipërisë, notarë nga qytetet e rajonit liqenor të Ohrit, si dhe pjesëmarrës të ardhur nga vende të tjera, duke i dhënë aktivitetit një karakter ndërkombëtar.
Veç profesionistëve, në ujërat e liqenit të Ohrit u përfshinë edhe amatorë e sportistë të të gjitha moshave, duke e bërë garën një festë të vërtetë sportive dhe një atraksion për qytetin e Pogradecit në kulmin e sezonit turistik.
Maratona e Notit “Agron Ruvina” jo vetëm promovon sportin e notit, por edhe evidenton bukuritë natyrore të liqenit të Ohrit, duke u shndërruar në një ngjarje që bashkon traditën, turizmin dhe sportin.
Organizatori i maratonës, Sotiraq Iftica, theksoi se kjo ngjarje përbën një traditë të rikthyer pas një ndërprerjeje shumëvjeçare, duke vënë në dukje se Pogradeci ka qenë gjithmonë një vatër e pasionit për notin.
Ai shprehu bindjen se maratona tashmë është futur në rrugën e duhur dhe bëri thirrje që të rinjtë pogradecarë të krijojnë një ekip të dedikuar për këtë sport.
"Në këtë maratonë marrin pjesë garues nga shumë vende, nga Shqipëria, Greqia dhe Amerika. Mund të jenë rreth 70 pjesëmarrës në qytetin tonë të bukur, Pogradec. Kjo është një traditë në Pogradec që kishte kohë që nuk zhvillohej, për një periudhë 15-20 vjeçare. Ne arritëm që këtë maratonë ta futim në rrugën e duhur. Në Plazhin e Uçkave është bërë stërvitja e parë dhe garat e para të notit. Ju bëj thirrje brezave të apasionuar pas notit që të krijojnë një ekip pogradecar për notin", tha Iftica.
Emocione të veçanta solli gara e gjatë, ku triumfoi Devi Shtaro. Ai e konsideroi fitoren si shpërblimin e një përgatitjeje të gjatë dhe intensive, ndërsa suksesin e dedikoi familjes së tij, e cila e shoqëroi nga afër në këtë sfidë.
"I emocionuar, u lodha nga krahët në fakt. Këtë arritje ja dedikoj familjes time. Stërvitjen e bëj në Durrës, në një pishinë olimpike. Trajnohem prej shtatë vitesh. Motivi im ishte familja ime që erdhi për mua sot këtu dhe doja tjua dedikoja atyre", tha Shtaro.
Në kategorinë e veteranëve, fituese doli Ana Angjellari, e cila e përjetoi këtë rezultat si një arritje të veçantë, duke e lidhur ngushtë me pasionin familjar për notin, që ka kaluar brez pas brezi.
Edhe për të, fitorja ishte një kombinim i punës së palodhur dhe mbështetjes së familjes.
"Unë jam shumë e lumtur, për mua është hera e tretë që marr pjesë në maratonë por kjo është hera e parë që fitoj vendin e parë. Unë dhe babai im gjithmonë kemi qenë të apasionuar pas notit, ku edhe babi ka fituar vendin e parë për veteranët në vitin e parë që është bërë kjo maratonë. Fitoren si fillim ja dedikoj vetes pasi kam punuar me notin këtë vit dhe kam dashur të dal në vend të parë, po ashtu ja dedikoj familjes time dhe qytetit", u shpreh Angjellari.
Një tjetër moment i veçantë i maratonës ishte paraqitja e Lizi Gushos, e cila arriti të renditet e para në dy gara, si në maratonën e gjatë ashtu edhe në atë të shkurtër për femra.
Edhe pse jeton dhe stërvitet në SHBA, ajo e ndjeu këtë sukses si një nder për qytetin e saj të lindjes, Pogradecin, me të cilin mban një lidhje të fortë emocionale.
"Jam shumë e lodhur por jam e gëzuar që ja arrita. Ishte shumë qejf. Jetoj në Amerikë dhe stërvitem atje, por jam nga Pogradeci. E kam shumë qejf notin, i kam shumë qejf maratonat dhe po ashtu ta përfaqësoj qytetin e Pogradecit. Mësova të notoja që kur isha tre vjeçe dhe jam bërë pjesë e garave kur isha shtatë vjeçe", tha Lizi Gusho.
Maratona e këtij viti u shoqërua edhe me emocione kujtese.
Ish-trajneri Sadik Mema solli në vëmendje figurën e Agron Ruvinës, ikonës së notit shqiptar, i cili mbetet i paharruar si një kampion i madh dhe si personi që vendosi standarde të reja në sportin e notit në vend.
"Aktivitet shumë emocionues, kemi filluar që ne vitin 1993 të organizojmë maratonën "Agron Ruvina". Është një aktivitet me shumë emocione, pjesëmarrje. Unë e ndjej sepse Agronin e kam patur shok, kemi qenë bashkë notarë dhe në ekipin kombëtar, po ashtu edhe në takime ndërkombëtare. Ruaj kujtimet më të mira për një njeri të mrekullueshëm, për një kampion të madh të notit përveçse të Pogradecit. I kam parasysh ato kujtime sepse Agron Ruvina ishte i pari person që theu rekordin dhe i pari që e bëri 100 metra stil i lirë nën një minutë. Mbetet një ndër ikonat e notit kombëtar", u shpreh ish-trajneri Mema.
Maratona e Notit “Agron Ruvina” në Pogradec tregoi edhe një herë se sporti është ura që lidh breza, tradita dhe pasione. Në ujërat e liqenit të Ohrit u përballën profesionalizmi me dashurinë për notin, duke sjellë emocione të forta, gara të bukura dhe kujtime të paharruara.
Ky aktivitet mbetet jo vetëm një homazh për një ikonë të sportit shqiptar, por edhe një garanci se Pogradeci do të vazhdojë të jetë një qendër e gjallë e sportit dhe turizmit./ CNA
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Inaugurohet memoriali në Bozhaj të Malit të Zi, në nderim ...
Gjelbërimi i dendur, pemët e shumëllojshme dhe një gji...
Bashkia Lezhë ka vendosur orare fikse për hedhjen e mbetur...
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...
Mokra n'Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qend...
Për të tretin vit radhazi Bashkia Vau i Dejës organizoi Fe...
Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një...
Projektligji i ri i gjuetisë pritet të miratohet në Kuvend...
Turistë nga e gjithë bota zgjedhin Shkodrën dhe Shqipërinë...
Në famullinë e Bërdicës në Shkodër, Kisha Katolike inaguro...
Koncertet verore kanë vijuar përgjatë fundjavës në Kalanë ...
Të gjithë e njohin pranë qendrës shëndetësore në Velipojë....
Gjashtë burra dhe një grua zgjodhën të përshkojnë me not n...
Galeria e Arteve në qytetin e Pogradecit ka mirëpritur eks...
Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëm...
Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush mbrëmjen e së enjtes ...
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoq...
Pas largimit nga puna si aktorë në teatrin "Migjeni" me mo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...