Miratohet vendimi nga Bashkia Shkodër/ Kritere të reja për agjencitë funerale
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...

Bashkia Lezhë ka vendosur orare fikse për hedhjen e mbeturinave në kontinierë. Nga ora 19:00 deri në 21:00 për qytetaret dhe nga ora 20:00 deri në 22:00 për bizneset. Ky vendim i Bashkisë Lezhë i cili ka nisur zbatimin pak ditë më parë, vjen pas problematikave të përsëritura me papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët shpeshherë hedhin mbeturina jashtë orareve dhe vendeve të përcaktuara, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
“Janë evidentuar disa problematika ku një prej tyre është ndotja në qytet pa orar, pra mosrespektimi i orareve nga qytetarët, por edhe nga subjektet. Duke qenë se jemi edhe ne kulmin e sezonit veror ku fluksi është më i lartë, Bashkia Lezhë ka menduar një plan për të hedhur mbeturinat me orare, të ndara për qytetarët dhe për subjektet. Bashkia Lezhë ka punuar përmes strukturave të saj për të bërë të mundur daljen në terren dhe marrjen e firmave nga secili subjekt për të bërë të mundur hedhjen e mbeturinave me orar si dhe nxjerrjen e kontinierëve të secilit subjekt brenda orarit të caktuar”,-thotë Marku.
Për të monitoruar këtë proces janë vendosur edhe kamera sigurie pranë disa pikave problematike ku situata e menaxhimit të mbetjeve shpesh del jashtë kontrollit. Drejtori i Shërbimeve Publike, Jurgen Marku, thekson se ndotësit më të mëdhenj janë bizneset dhe paralajmëron se nuk do të ketë më tolerime ndaj shkelësve të ligjit të cilët do të përballen me masa ndëshkimore.
“Tek kontinierët janë vërejtur se ka shumë mbetje që hidhen jo në oraret e përcaktuara. Bashkia Lezhë ka bërë të mundur vendosjen e disa kamerave për të bërë të mundur gjetjen se kush janë ndotësit. Vendosja e këtyre kamerave ka sjellë një efiçencë të plotë dhe brenda 24 orëve janë evidentuar disa subjekte që ndotin këto mjedise. Rezulton se ndotjen e bëjnë subjektet dhe jo qytetarët. Subjektet janë njoftuar nga bashkia për vendosjen e kamerave dhe janë këshilluar për respektimin e orareve dhe rregullave nga bashkia. Disa subjekte që janë të përsëritura Bashkia Lezhë i ka sanksionuar. Bashkia Lezhë do të ketë zero tolerancë për këta ndotës që shkelin ligjin dhe rregullat e vendosura”,-shprehet Marku.
Çështja e pastrimit vijon të mbetet pjesë e ndjeshme veçanërisht gjatë sezonit turistik. Lezha synon të ketë një tjetër standard duke nisur nga disiplinimi i bizneseve dhe familjarëve./CNA
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...
Mokra n'Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qend...
Për të tretin vit radhazi Bashkia Vau i Dejës organizoi Fe...
Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një...
Projektligji i ri i gjuetisë pritet të miratohet në Kuvend...
Turistë nga e gjithë bota zgjedhin Shkodrën dhe Shqipërinë...
Në famullinë e Bërdicës në Shkodër, Kisha Katolike inaguro...
Koncertet verore kanë vijuar përgjatë fundjavës në Kalanë ...
Të gjithë e njohin pranë qendrës shëndetësore në Velipojë....
Gjashtë burra dhe një grua zgjodhën të përshkojnë me not n...
Galeria e Arteve në qytetin e Pogradecit ka mirëpritur eks...
Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëm...
Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush mbrëmjen e së enjtes ...
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoq...
Pas largimit nga puna si aktorë në teatrin "Migjeni" me mo...
Ka çelur siparin në Koplik të Malësisë së Madhe koncerti “...
Pogradeci ka pritur edicionin e katërt të Maratonës Ndërko...
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. ...
Në kalanë ‘Rozafa’ në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vet...
Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Marato...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...