E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjetër mbrëmje plot emocione për qytetin e serenatave.
Eventi u organizua në sheshin para Liceut Artistik, aty ku historia dhe arti takohen, duke krijuar një skenë të veçantë për muzikën e trashëguar brez pas brezi.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe miqësore, ku dashamirës të shumtë të serenatave, qytetarë të Korçës, por edhe vizitorë, u mblodhën për të shijuar tingujt e kitarës dhe zërat e artistëve.
Publiku këndoi së bashku me këngëtarët, duke e kthyer sheshin në një kor të madh që dëshmoi edhe njëherë se serenata është pjesë e pandarë e shpirtit korçar.
Këngëtarja e njohur korçare, Mimoza Paraveli, rrëfeu për CNA, emocionet e veçanta që përjeton sa herë ngjitet në skenën e qytetit të saj. Për të, serenata është një dashuri e hershme, e lidhur që në fëmijëri me kujtimet familjare dhe më pas e ushqyer nga bashkëpunimet me serenatistët e brezit të mëparshëm, si Piro Suljoti e Spanja Pipa. Ajo e sheh këtë traditë si një pasuri të pastër muzikore, që ka formuar breza dhe që duhet të përcillet e pandryshuar.
"Po ua them me gjithë shpirt që kur vij në Korçë, në asnjë skenë tjetër nuk kam këto emocione që kam këtu sepse janë kritikët më të mirë të artit. Serenata është një dashuri që nuk të largohet kurrë sepse jemi rritur me serenatat, i kemi dëgjuar nga prindërit dhe mendoj që ishin me fat që u rritëm në atë brez, që i morëm serenatat ashtu siç ishin, pa deformime, të pastra, të bukura. Kur kam qenë e vogël, të dielave shkonim familjarisht me dajat në kodrat e qytetit dhe daja i binte kitarës. Që atëherë jam lidhur me serenatat e me këndimin e këngëve korçare. Më pas në shkollë të mesme jam lidhur shumë me familjen e Suljotëve. I kam mësuar nga i madhi Piro Suljoti, nga Spanja Pipa, d.m.th. brezin tonë e ka ndihmuar shumë ai brez sepse kanë qenë të pastër, dashamirës, që donin me çdo kusht që muzikën tonë të bukur, t'ua transmetonim brezave, siç duam edhe ne sot."
Edhe për serenatistin e vjetër Vaskë Niço, kjo mbrëmje ishte një ditë e veçantë. Ai e konsideron festivalin një ngritje të serenatës në një nivel më të lartë artistik, duke e vlerësuar faktin që nuk ka konkurrim mes artistëve. Sipas tij, serenata nuk ka çmim dhe nuk mund të matet me gara, pasi është një mesazh shpirtëror që mbart krenarinë e korçarëve dhe gëzon jo vetëm publikun vendas, por edhe emigrantët shqiptarë kudo në botë. Ndër të tjera, ai premton se mbesa e tij e ardhur në jetë vetëm pak muaj më parë në Amerikë, do të bëhet serenatistja e vetme amerikane pasi gjyshi i saj të jetë pranë, për ta mësuar të këndojë bashkë me të.
"Sot është një ditë e veçantë, e duke filluar që dje, kjo ka qenë një nga ditët më të bukura dhe më vjen mirë që po ngrihet në një stad me nivel më të lartë dhe nuk ka konkurrime. Dikur unë kam qenë kundër çmimeve. Serenata nuk ka çmim. Ajo është vetëm 1, ka çmim të parë gjithmonë dhe të gjithë ata që e këndojnë dhe e mbartin duhet të jenë krenarë jo vetëm që janë korçarë, por që mbartin një mesazh të jashtëzakonshëm shpirtëror sepse serenata vetë është terapia e shpirtit. Jo vetëm për ne korçarët, por për të gjithë shqiptarët e sidomos për emigrantët që dua t'i përshëndet me një bravo të madhe që na mbështesin gjithmonë. Përfitoj nga rasti të përshëndes dhe mbesën time që më lumturoi në Jacksonville në Florida, Arian. Mund të bëhet serenatistja e vetme amerikane kur të ketë dhe gjyshin pranë. Unë do të mundohem që të këndoj me të në Amerikë."
E pranishme në skenë ishte edhe një nga zërat e parë femra që i dha jetë serenatës korçare, Jorgjeta Lalazi. Ajo e cilësoi festivalin një ngjarje të bukur për qytetin e serenatave dhe theksoi se dëshira e saj më e madhe është që serenata të mos shuhet kurrë. Për Lalazin, fakti që Korça ka më shumë serenatistë sesa këngë është një tregues i gjallërisë së kësaj tradite, e cila vazhdon të ruhet nga grupet që performojnë në qytet.
"Ky event ishte shumë i bukur për qytetin e serenatave, të Korçës sonë të bukur. Unë si Jorgjeta kërkoj që kjo serenatë të mos vdesë kurrë. Emocione kam sepse sigurisht çdo artist ka emocionet e veta, por më shumë ngul këmbë që kjo serenatë të mos vdesë kurrë. Kemi shumë grupe që këndojnë në Korçë, ka më shumë serenatistë sesa këngë e për këtë më bëhet qejfi shumë. Unë do t'i kujtoj sot të gjithë, dhe mundohem të lë një këngë e të vazhdoj emrat e qytëtarëve të qytetit tim. Faleminderit edhe grupeve të Korçës, të kenë shëndet e gjithë të mirat."
Kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, nënvizoi rëndësinë e serenatës si një vlerë e patjetërsueshme e identitetit kulturor të qytetit. Ai tha se edicioni i dytë i “Korça Serenights” ka sjellë një risi duke u shpërndarë në disa pika të ndryshme të qytetit, me synimin që ky aktivitet të kthehet në traditë dhe të shndërrohet në një atraksion për turistët dhe vizitorët që vijnë në Korçë.
"Serenata është një vlerë e patjetërsueshme e qytetit të Korçës. Është pjesë e identitetit tonë kulturor, një vlerë me të cilën mburremi dhe që këndohet jo vetëm në Korçë, por në të gjitha trevat mbarëshqiptare. Bazuar në këtë trashëgimi shumë të fuqishme, ne për edicionin e dytë po organizojmë 'Korça Serenight'. Veçantia e këtij edicioni është që po e spostojmë në pika të ndryshme të qytetit. Shpresoj që këtë aktivitet ta kthejmë në një traditë dhe pse jo të kemi mundësi ta kemi një prej atyre atraksioneve për të tërhequr turistë e vizitorë që ta shijojnë serenatën tonë të bukur."
Nata e dytë e “Korça Serenights” dëshmoi edhe njëherë se serenata nuk është thjesht një kujtim i së shkuarës, por një traditë e gjallë që bashkon breza e ngjall emocione të veçanta. Në sheshin para Liceut, këngëtarë të njohur dhe grupe të qytetit u bënë një me publikun, duke e kthyer mbrëmjen në një festë popullore ku muzika u këndua e u jetua nga të gjithë. Me këtë ritëm, festivali po shndërrohet në një traditë të re për Korçën, duke forcuar edhe më shumë identitetin kulturor të qytetit dhe duke e bërë serenatën një nga atraksionet më të çmuara për qytetarët dhe vizitorët./ CNA
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...