“Të festojmë së bashku thesaret e natyrës”/ Fshati Zogaj, me aktivitete dyditore për mbrojtjen e mjedisit
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...

Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 artistë shqiptarë dhe të huaj u bënë pjesë e ekspozitës “Homeward” !
Adrian Paci, artisti ndërkombëtar që shtëpinë e tij e ktheu në një hapësirë dedikuar plotësisht aktiviteteve kulturore duke e pagëzuar 10 vite më parë me emrin Art House, thotë se gjatë kësaj dekade artistë nga e gjithë bota sollën artin e tyre në Shkodër.
“Art House është një shtëpi dhe kjo e shenjon në një mënyrë të fortë natyrën e saj, por edhe natyrën e eventeve që merr. Është një banesë familjare që ka vendosur të hapet për publikun, është një hapësirë private që i ofrohet komunitetit si një e mirë publike. Është një shtëpi në zemër të Shkodrës që ka pritur e përcjellë njerëz nga anë të ndryshme të botës, artistë të njohur, kuratorë, historianë arti, regjisorë, kritikë të galerisë, koleksionistë apo studiues, të cilët kanë ardhur në Shkodër për të dialoguar me artistët apo publikun shqiptar, por përtej dimensionit fizik Art House është mbi të gjitha një komunitet njerëzish, një bashkim vullnetesh e dëshirash. Në këto 10 vite ka shërbyer si hapësirë shkëmbimi mes të ndryshmish dhe jo si një sekt i mbyllur ku fraktohet një identitet i vetëm. Art House nuk është dhe as nuk do që të jetë një krijesë perfekte, ajo ushqehet nga mungesa që prodhojnë dëshira dhe i japin stimuj për të ndryshuar. Artistët janë të thirrur që t’i rebelohen çdo pushteti, jo thjesht një pushtetit qeveritar, por të gjitha rendeve që atrofizohen në struktura rregullash dhe narrativave dominuese që prodhohen nepërmjet klisheve të një inertësie demele. Çdo përvjetor i Art House koincidon me vdekjen e Ferdinand Pacit, ruajtja e kujtesës dhe trashëgimisë së tij janë një ndër krijimet e këtij fondacioni ndaj sot me nderim kujtojmë 59-vjetorin e vdekjes duke e bërë edhe atë pjesë të kësaj ekspozite”, u shpreh Paci.
Dy prej emrave që kontribuan që në themelimin e Art House, aktorja Rita Gjeka dhe piktorja Ikbale Kalaja tregojnë se kjo shtëpi arti e Adrian Pacit në këto 10 vite u kthye në një institucion të rëndësishëm kulturor për Shkodrën...
“Ekrani i Artit është ndër aktivitete më të rëndësishme dhe kjo ka ardhur falë Art House. Jam e pranishme që në fillime dhe është njënprej eventeve ekselent të qytetit dhe është një gjë që nuk e bën askusj. Një artist si Adrian Paci që ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij dhe e ka treguar gjithmonë se çfarë përmasash ka si artist në botë dhe kemi në nderin tonë që ta kemi shkodran e të afërm”, u shpreh aktorja Rita Gjeka.
“Art House është ngjarja artistike më e bukur për kohën dhe ka ardhur në një kohë kur kishim shumë nevojë, kur institucionet ishin zbehur pak dhe arti nuk kishte mundesimim e dikurshëm dhe erdhi vërtetë si një lulëzim. Është falë Art House dhe vetë Adrianit që ishte me kaq vizion për të bërë një gjë kaq të mirë për Shkodrën. Prezenca e Art House e ka emancipuar edhe më shumë Shkodrën dhe ndiqet vazhdimisht nga publiku”, deklaroi piktorja Ikbale Kalaja.
33 artistët që sollën ekspozitën “Homeëard”, secili prej tyre ka qenë pjesë e udhëtimit 10 vjeçar të Art House në Shkodër duke sjellë përvojat transformuese të migrimit dhe kthimit në shtëpi. Për 10 vite me radhë Art House solli shumë evente të rëndësishme duke nisur nga festivali i filmit “Ekrani i Artit”, “Art House School”, shumë punëtori dhe ekspozita të ndryshme të artistëve ndërkombëtar./CNA
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Inaugurohet memoriali në Bozhaj të Malit të Zi, në nderim ...
Gjelbërimi i dendur, pemët e shumëllojshme dhe një gji...
Bashkia Lezhë ka vendosur orare fikse për hedhjen e mbetur...
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...
Mokra n'Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qend...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...