Shkolla Teknike Profesionale në Korçë hap mundësi të reja për nxënësit dhe tregun e punës
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...

Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratoria Meloni" në Shëngjin...
Kushdo që e adhuron Giorgia Meloni-n si femër e si kryeministre e Italisë mund ta nxjerrë mallin e mund të ekstazohet edhe te restorant "Rozafa Tuna", me emrin “Tratoria Meloni”, në Shëngjin, një investim i radhës në fushën e kulinarisë, i Gjergj Lucës, hapur më 22 gusht 2024. Duket e kuptohet se për këtë lokal, ndoshta me dëshirën për të nderuar veten, mikun e tij, kryeministrin Edi Rama dhe homologen e mikeshën e tij italiane, Gjergji ka investuar pa kursim e me vizion! Duke e lënë mënjanë politizimin, për objektivitet e për çka duket e shikohet, ky restorant meriton lavdërim e jo kritika vetëm pse Gjergji, sidomos në këto 12 vjet në pushtet është bërë mik për kokë apo popullorçe, "bythë e brekë", me Edi Ramën! Në sallën e madhe të tij, me kompozim modern arkitekturor e pamor, janë aq shumë fotografi të Giorgia Meloni-t nëpër mure, sa nuk gjenden edhe në shtëpinë dhe kabinetin e saj në Romë. Mungonin vetëm në xhamat e dy ambienteve të kuzhinave e në...wc!

Thjesht për informacion, fotografitë janë realizuar e përpunuar me cilësi të spikatur artistike nga “Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti. Ato paraqesin, përgjithësisht bukur e këndshëm, gjendje të ndryshme emocionale dhe “pa maskë” të kryeministres italiane.

Prandaj, e bëjnë këtë restorant njëherazi modern si objekt kulinarie dhe galeri artistike për nga qëllimi i dytë. Çudia tjetër: në restorantin me pronar Gjergj Lucën dhe "dhuratë" për Meloni-n, që, po e përsëris, për të mos ia ngrënë hakën, është i lavdërueshëm për nga ideimi dhe strukturimi, për nga cilësia e gatimit, pijeve dhe e shërbimit, si dhe nga çmimet normale dhe të pranueshme për sasinë dhe cilësinë e ushqimeve në pjata e të pijeve në shishe e gota, bën përshtypje edhe fakti se mes dhjetëra fotografive të kryeministres italiane "janë harruar", qoftë edhe vetëm dy fotografi të kolosëve të teatrit e të kinematografisë shqiptare, aktorëve të shquar Ndrek dhe Mimika Luca, që për shumicën e shqiptarëve janë përjetësisht më të mëdhenj se politikania Giorgia Meloni.

Gjithashtu, shumëkujt prej tyre, mund t'i shkojë ndërmend se Giorgia Meloni është e përkohshme si kryeministre! Nuk dihet me siguri nëse e arrin ditën e fundit të mandatit të parë e na rrëzohet më shpejt si qeveria e François Bayrou (Macron) në Francë, më 8 shtator 2025. Nëse jo, a do të vazhdojë ky restorant në Shëngjin, nënkuptueshëm "kryevepër" e artistëve Edi Rama dhe Gjergj Luca kushtuar mikeshës Giorgia Meloni, ndoshta e vetmja femër së cilës, Edi Rama, burrë afro dy metrosh dhe disa herë i dashuruar e martuar zyrtarisht apo me bashkëjetesë, i është nënshtruar jo një herë publikisht, duke iu përkulur edhe në gjunjë..., sa ka çuditur shqiptarë e ndërkombëtarë?
Arsyeja e parë apo kryesore, e nënkuptueshme dhe publike, është për "dashamirësinë dhe bujarinë" e saj ndaj Shqipërisë! Domethënë, ndaj Rama- qeverisë, me financimin dhe ndërtimin e Kampit të Gjadrit për refugjatët dhe emigrantët problematikë e të padëshiruar për Italinë. Meqenëse edhe ky kamp qe jetëshkurtër, mund të mendohet se edhe merita e Meloni-t mbetet të jetë gjysmake apo më e vogël, çerekase apo çyrykase... Sikur u zgjata me ca mbresa, vërejtje e hamendësime subjektive?! Shqetësimi im kryesor është: a do të vazhdojë të funksionojë pas largimit të Giorgia Meloni-t nga posti i kryeministrit dhe kur ajo të mbetet vetëm drejtuese partie dhe deputete? Gjithashtu, nëse nuk mbetet po kaq e fortë miqësia Rama-Meloni pas largimit të saj nga posti i tanishëm, a do të vazhdojë ky restorant me të njëjtin emërtim, ideim dhe kompozim mural?

Apo "do të rilindë" e do të rikonstruktohet për t'iu kushtuar një mikeshe apo miku të ri të kryeministrit Edi Rama? Po sikur të vijë si një rrufe në ditë vere, që dosja McGonigal-Albania të djegë edhe kryeministrin Rama, ç'do të bëhet me emërtimin dhe strukturimin e brendshëm të këtij restoranti? Apo e ka gati? P.sh., Huma Abedin, të gruas së Alex Soros, vëllait për shpirt të Edi Ramës?
Duke e njohur prej rreth 40 vitesh Gjergjin, qysh nga mesvitet 1980, kur punonim në RTSH (unë në Radio Tirana e ai në TVSH) e duke qenë së bashku me Aida Shehun mbështetës të qëllimit dhe dëshirës së tij për një takim me Sali Berishën, kur e kishte akoma në mendje idenë e nisjes së biznesit në kultivimin, frigoriferimin, tregtimin dhe gatimin e peshqve, kam bindjen se do ta gjejë pa vramendje të fortë zgjidhjen e leverdishme për atë apo përgjigjen e pyetjes sime të fundit! Domethënë, që ashtu si në start, rreth 30 vjet më parë, edhe në të ardhmen, do të dijë të vendosë për të mirën e vet, se cila erë ta shtyjë më fort nga pas apo tërheqë më shumë nga para, ajo e pushtetit apo e... xhepit?

Duke qenë se bën pjesë në tufën e bosëve të bizneseve apo të oligarkëve, mund të jetë më e mundshme që, si për shumicën, miqësia dhe mirënjohja e sinqertë dhe përjetë, të mbetet, në mos krejt e fundit, pak më sipër, duke u përshëndetur ftohtë, si të njohur të vjetër... Për të shmangur çdo keqkuptim, edhe pse e kam numrin e telefonit të Gjergjit, nuk e njoftova, që të mos e vija në siklet! Domethënë, që si ish-miq apo bashkëpunëtorë të vjetër, të urdhëronte vartësit të mos marrin pagesë nga unë e bashkëshortja ime për atë drekë, vërtet të këndshme e të shijshme./CNA
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Inaugurohet memoriali në Bozhaj të Malit të Zi, në nderim ...
Gjelbërimi i dendur, pemët e shumëllojshme dhe një gji...
Bashkia Lezhë ka vendosur orare fikse për hedhjen e mbetur...
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...
Mokra n'Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qend...
Për të tretin vit radhazi Bashkia Vau i Dejës organizoi Fe...
Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një...
Projektligji i ri i gjuetisë pritet të miratohet në Kuvend...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...