web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimi për ndriçimin e në rrugëve në Pustec/ Kolefski: Janë dhuruar 100 ndriçues

10 Shtator 2025, 20:50, Qyteti im CNA

Investimi për ndriçimin e në rrugëve në Pustec/

Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimit të rrugëve, një nismë e realizuar me mbështetjen e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”. Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe rritjen e atraktivitetit të zonës për vizitorët. Në aktivitet mori pjesë ambasadori bullgar në Shqipëri, kryebashkiaku i Pustecit si dhe përfaqësues të fondacionit.

Investimi për ndriçimin e në rrugëve në Pustec/

Në fjalën e tij, ambasadori bullgar Ivaylo Kirov, e cilësoi Pustecin një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, ndërsa theksoi se kjo bashki po ecën me ritme të shpejta drejt zhvillimit falë projekteve të mbështetura nga fondacioni. Sipas tij, ndriçimi i rrugëve përmirëson jetën e përditshme të banorëve dhe i jep zonës një imazh më tërheqës për turistët, si vendas ashtu edhe të huaj. Po ashtu, ambasadori njoftoi se shumë shpejt, për herë të tretë, në Pustec do të zhvillohen ekzaminime falas nga mjekë të ardhur nga Bullgaria, një tjetër nismë në shërbim të banorëve të zonës.

 

"Për mua është kënaqësi të gjendem sërisht në një nga vendet më të bukura në Shqipëri rajoni i Korçës dhe bashkia e Pustecit. Së bashku me kryebashkiakun e Pustecit si dhe përfaqësues të fondacionit "kujtesa bullgare" jemi mbledhur përsëri për një rast të shkëlqyer për ndriçimin në bashkinë e Pustecit gjë që e bën këtë të fundit një nga bashkitë që ecën me ritmet të shpejta në Shqipëri. Duhet të falenderojmë fondacionin "kujtesa bullgare", të cilët mbështetën idenë e zotit Kolefski që të ndriçohet e gjithë bashkia e Pustecit dhe në këtë mënyrë të bëhet më tërheqëse për turistët si shqiptarë ashtu edhe të huaj.  Fondacioni "kujtesa bullgare" investon shumë në bashkinë e Korçës dhe shumë shpejt do të keni përsëri tashmë për herë të tretë në bashkinë e Pustecit egzaminime falas ku do të vijnë doktorë nga Bullgaria për të sjellë një jetë sa më të mirë në këtë bashki. Të shpresojmë se do të kemi shumë projekte të tilla të shkëlqyera, u shpreh ambasadori Kirov.

 

Aleksandër Petrov, përfaqësues i Fondacionit “Kujtesa Bullgare” ka folur mbi investimet e realizuara ndër vite në këtë zonë. Ai tha se shuma e tyre kap vlerën mbi 1 milion euro gjatë një periudhe 5 deri në 7 vite. Petrov theksoi se të gjitha investimet janë bërë në mbështetje të komunitetit, pa pritur përfitime në këmbim. Ai u ndal edhe tek akuzat që herë pas here janë hedhur në drejtim të fondacionit, se mbështetja financiare përdoret për të manipuluar banorët.

 

 

"Është e vështirë të them por me siguri mbi 1 milion euro, në 5-7 vite. Në qoftë se dikush mendon se ne e bëjmë për manipulim le të vijë të na i thotë. Çdo gjë që bëjmë, e bëjmë pa pritur asgjë në këmbim. Ne besoj se punojmë shumë mirë që ka rezultat dhe gjithmonë shohim një të ardhme sa më të mirë”, deklaroi Petrov.

 

 

Në lidhje me debatin mbi përkatësinë etnike të popullsisë në Pustec, pas deklaratës së kryeministrit maqedonas se banorët janë maqedonas, Petrov theksoi se, sipas të dhënave zyrtare të censusit, në këtë bashki jetojnë si maqedonas ashtu edhe bullgarë.

 

 

"Në Pustec ka edhe maqedonas edhe bullgarë ashtu siç e ka treguar censusi,” saktësoi Petrov

 

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, tha se falë mbështetjes së fondacionit janë vendosur 100 ndriçues të rinj në disa fshatra të zonës, duke përmirësuar kushtet e jetesës për banorët.

 

"Kjo është mbështetja e radhës nga "kujtesa bullgare" ku janë dhuruar 100 ndriçues të kompletuar së bashku me kabllot dhe elementët e tjerë ku janë vendosur në disa fshatra të zonës, siç është fshati Zaroshkë këtu, Lajthizë, në Goricë të madhe ku po vazhdojnë punën dhe kjo sado pak ndikon në përmirësimin e kushteve të fshatrave tona. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë investim, mbështetje nga "Kujtesa Bullgare" dhe mendoj që edhe në të ardhmen do të kemi mbështetje të tjera. Gjej rastin të falënderoj edhe ambasadorin bullgar i cili na është gjendur pranë,” tha Kolefski

 

Projekti i ndriçimit, i shoqëruar me mbështetje të tjera në shëndetësi dhe infrastrukturë, po shihet nga autoritetet vendore si një mundësi reale për të përmirësuar jetesën e banorëve dhe për ta kthyer Pustecin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik në rajonin e Korçës./CNA

 





Lajmet e fundit nga