Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, simbol i qëndrueshmërisë së besimit/ Sfidat e komunitetit dhe ruajtja e vlerave
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të vjeshtës u shndërruan sot në sfondin e një feste plot gjallëri e traditë. Banorë të zonës, vizitorë dhe përfaqësues të institucioneve vendore morën pjesë në “Festën e Vjeshtës”, një aktivitet që synon të promovojë kulturën, kulinarinë dhe trashëgiminë shqiptare. Në qendër të fshatit, muzika dhe vallet tradicionale u ndërthurën me aromën e gatimeve vendase dhe ekspozitave artizanale, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje e bashkëpunimi.
Festa, e organizuar nga Njësia Administrative Vithkuq në bashkëpunim me pleqësinë e fshatit dhe bizneset vendase, vjen si një nismë për të ruajtur identitetin kulturor dhe për të nxitur turizmin në një prej zonave më piktoreske të Korçës.
Organizatorët shprehen se kjo festë është kthyer në një ngjarje që bashkon komunitetin dhe promovon vlerat që e bëjnë Vithkuqin të veçantë. Për ta, ruajtja e traditës nuk është vetëm kujtesë e së kaluarës, por një mënyrë për ta përcjellë atë te brezat e rinj. Përmes gatimeve, produkteve vendase dhe mikpritjes karakteristike, banorët e fshatit tregojnë se Vithkuqi mbetet një nga vendet më piktoreske dhe më të dashura të Korçës.
“U bë traditë tashmë që në Vithkuq, në vjeshtë, festohet Festa e Vjeshtës sepse Vithkuqi është një nga vendet më piktoreske të Korçës dhe më gjerë. Mblidhemi të gjithë vithkuqarët dhe po ashtu njerëz nga e gjithë Shqipëria, dashamirës të fshatit dhe promovojmë vlerat, historinë, gatimet tradicionale, bukurinë dhe klimën e fshatit. Në lokalet tona këtu është mishi i shqerrës, bulmeti nga kullotat natyrore shumë të mira dhe tradicionale të tjera si lakrori me dy petë. Është një edukatë brez pas brezi nga prindërit e gjyshërit dhe ne po ua trashëgojmë fëmijëve tanë, jo vetëm gatimet por edhe pjesë të tjera të jetës vithkuqare”, u shpreh organizatori Romeo Rrapo.
Në qendër të festës nuk munguan as vallet popullore dhe kostumet tradicionale, të cilat mbahen me krenari nga të rinjtë e zonës. Valltaret shpjegojnë se kostumi i Vithkuqit ka vlera të veçanta historike dhe kulturore, dhe se përmes këtyre performancave ata ruajnë gjallë trashëgiminë që u ka kaluar brez pas brezi. Vallet e vjetra të Vithkuqit, të mësuara dikur nga gjyshërit, sot interpretohen me po të njëjtin pasion nga të rinjtë që e mbajnë gjallë shpirtin e këtij komuniteti.
“Kostumi është tradicional i zonës të Vithkuqit. E ruan gjithë komuniteti këtu, janë dhuratë nga kisha dhe ne e ruajmë traditën duke vazhduar me vallet e Vithkuqit. Vallen e kemi të trashëguar nga gjyshërit e më pas e kemi mësuar edhe me shokët e shoqet në shkollë. Do të interpretojmë vallet më të vjetra e më të bukura të Vithkuqit”, deklaroi valltarja Romina Prifti.
Një pjesë e rëndësishme e festës ishte edhe kulinaria. Amvisat e zonës prezantuan gatime tradicionale që janë trashëguar ndër vite, nga petullat e ziera e byreku, te lakrori me dy petë që përgatitet në saç dhe lyehet me gjalpë pas pjekjes. Për ta, gatimi është pjesë e identitetit vithkuqar, një mënyrë për të ruajtur kujtimet e shtëpisë dhe për t’ua mësuar fëmijëve vlerat e traditës.
“Gatime tradicionale janë petullat e zjera, petullat e fshira, lakrori i hollë, byrek, përvëlaqe, turshi etj. Recetat i kemi trashëguar nga pleqtë. I gatuajmë edhe për familjen, edhe për mysafirët. Lakrorin me dy petë e bëjmë në saç. E gatuajmë duke zënë brumin, një petë të hollë sipër dhe poshtë, i hedhim gjellën dhe kur e nxjerrim nga saçi e lyejmë me gjalpë”, tha amvisa Rajmonda Shore.
Festa e Vjeshtës në Vithkuq përmbylli një ditë plot gjallëri, ngjyra e emocione. Midis muzikës, valleve dhe aromës së gatimeve tradicionale, banorët e këtij fshati dëshmuan edhe njëherë se traditat nuk janë thjesht kujtime të së kaluarës, por pjesë e përditshme e jetës dhe krenarisë së tyre.
Ky aktivitet, tashmë i kthyer në traditë, vazhdon të mbledhë çdo vit vithkuqarë, vizitorë e dashamirës të kulturës shqiptare, duke e shndërruar Vithkuqin në një qendër të vogël të turizmit kulturor dhe të trashëgimisë shpirtërore.
Mes historisë, natyrës dhe mikpritjes, kjo festë mbetet një shembull i bukur se si dashuria për vendlindjen mund të ruajë gjallë identitetin dhe të frymëzojë brezat e rinj të vazhdojnë traditën me të njëjtin pasion./CNA
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjet...
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...