Tensione përpra Kuvendit/ Nisin shoqërimet
Forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej qytetarëve që n...
Forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej qytetarëve që n...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ndalet te vlerat historike e shpirtërore të xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit, sfidat me të cilat përballet komuniteti mysliman, problematikat e trashëguara të pronave fetare dhe çështjet e debatit publik që lidhen me ruajtjen e vlerave morale në shoqërinë shqiptare.

Sipas tij, xhamia e Mirahorit përbën një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore të vendit. E ndërtuar në vitin 1496, ajo është ndër të paktat xhami në Shqipëri që ka mbetur funksionale prej ndërtimit të saj deri në ditët e sotme. Përmes ndërhyrjeve të vazhdueshme restauruese, ajo ka ruajtur autenticitetin dhe vazhdon të tërheqë vizitorë vendas e të huaj, duke u kthyer në një nga pikat kryesore të identitetit kulturor të Korçës.

Xhamia, përveçse vend lutjeje, shihet si një simbol që lidh shekujt dhe dëshmon për vazhdimësinë e besimit dhe kujtesës historike të qytetit. Institucioni që e administron e ka parë gjithmonë si detyrim ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj, duke e konsideruar një vlerë jo vetëm fetare, por edhe qytetare.
“Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit është një nga xhamitë më të vjetra që aktualisht është në gjendje funksionale në të gjithë Shqipërinë. Para saj janë ndërtuar edhe xhami të tjera, por asnjëra nuk është funksionale dhe asnjëra nuk u ka rezistuar shekujve. Filluar nga viti 1496 kur është ndërtuar nga Iljaz Bej Mirahori dhe në ditët e sotme ajo ka qenë funksionale dhe në këmbë. Normalisht falë ndërhyrjeve të vazhdueshme që janë bërë për ta ruajtur këtë vlerë të madhe që ka zona e Korçës. Duke qenë se mbart këto vlera, ajo vizitohet nga shumë turistë jashtë Shqipërisë dhe brenda saj, është një nga destinacionet e Korçës. Për këtë arsye përpiqemi ta mirëmbajmë dhe të nxjerrim në pah vlerat historike, por edhe qytetare, të zonës së Korçës”, tha myftiu për CNA.
Në intervistë, myftiu foli edhe për sfidat me të cilat përballet sot komuniteti mysliman në jug të vendit, ku emigracioni mbetet një nga problemet më të mëdha. Largimi i njerëzve, sidomos i brezave aktivë, ka ndikuar edhe në jetën fetare, pasi bashkë me besimtarët largohen edhe klerikë të formuar, duke krijuar boshllëqe që ndihen në komunitet.
“Sfidat e komunitetit mysliman pothuajse janë të ngjashme me ato që janë në të gjithë Shqipërinë, por ka edhe sfida lokale. Sfida kryesore që ne hasim në jug është emigrimi masiv i njerëzve dhe kjo është një sfidë edhe për ne si komunitet sepse na ikin besimtarët, sidomos ata të cilët janë dashur vite që të vijnë në një gradë të caktuar, qoftë nga niveli intelektual, qytetar. Në momentin që na ikin këta njerëz, komuniteti e ndien mungesën e tyre. Kjo lidhet sepse nuk na ikin vetëm besimtarë, na ikin imamë. Kjo bën që ne ta ndiejmë akoma më tepër ikjen e njerëzve dhe besimtarëve që ne kemi këtu”, u shpreh myftiu Ledian Cikalleshi.
Një tjetër vështirësi e përmendur lidhet me periudhat zgjedhore, ku shpeshherë komunitetet fetare bëhen pjesë e kërkesave të politikës për të ndikuar në votën e besimtarëve. Në Korçë, kjo çështje është menaxhuar me kujdes, duke mbajtur një qëndrim të pavarur e të paanshëm.

Sipas Cikalleshit, roli i institucioneve fetare nuk është politik, por moral e shoqëror, dhe misioni i tyre qëndron në përhapjen e vlerave të besimit, solidaritetit dhe qytetarisë.
“Sfidë tjetër është edhe sfida kur ka zgjedhje lokale apo të përgjithshme. Ne si komunitet fetar jemi te pjesa e target grupit ku përpiqet që të merret vota e besimtarëve, por ndonjëherë ka raste kur abuzohet pak me këtë pjesën e kërkesës, ku shkohet tek imamët apo myftiu që si ne të marrim votën e besimtarëve. Gjë që ne kemi arritur një pjekuri që këto gjëra, i kemi rregulluar dhe partitë politike i dinë. Ndonjëherë insistimi apo kërkesa fillon dhe mërzit qoftë besimtarët, por edhe klerikët sepse shtresa e klerikëve fetarë janë për të mbajtur vlerat, nuk jemi të një partie të caktuar. Ne mund të kemi një qëndrim apo kritikë të ndonjë qeverie, por s'jemi opozitë e saj apo e një partie. Ne jemi për të përmirësuar moralin, besimin, për të përhapur vlerat e besimit në shoqëri dhe jo për t'u bërë pjesë e një partie apo të sfidojmë një parti tjetër. Ne këtë e kemi bërë të qartë, kemi gjetur deri diku mirëkuptimin nga partitë apo kandidatë të caktuar kur ka zgjedhje, por prapë ka raste që nuk e dinë kufirin dhe duhet t'ju themi që ka një kufi”, tha Cikalleshi.
Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua edhe çështjes së pronave të komunitetit mysliman. Procesi i kthimit të tyre, që vijon prej dekadash, mbetet ende i paplotë. Pronat e konfiskuara gjatë periudhës së diktaturës nuk janë rikthyer në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme, duke e lënë komunitetin në vështirësi për të siguruar pavarësinë e vet ekonomike.

Këto prona, të njohura si “vakëfe”, përbëjnë një trashëgimi të shenjtë të lënë nga besimtarët për të mbështetur aktivitetet fetare dhe shërbimet për komunitetin. Humbja e tyre shihet si një pengesë e madhe në ruajtjen e funksionit të plotë të institucioneve fetare.
“Çështja e pronave është një nga ato sfidat më të mëdha që ka komuniteti mysliman jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Është një sfidë e përbashkët e të gjitha komuniteteve fetare pasi pronat të cilat u konfiskuan me një ligj në vitin 1967, nuk u kthyen po me një ligj. Kjo i futi në një kalvar të madh të gjatë ku ende sot nuk ka zgjidhje. Ne kemi arritur të marrim disa prona, por ka edhe të tjera që nuk janë kthyer. Jemi në atë procesin e gjatë të gjyqeve të Agjencisë së kthimit të pronave, dhe shumë agjencive të tjera që herë bëjnë sikur punojnë, shkrihen nga ligji dhe rihapen, ende sot është e paqartë. Kjo është sfidë jo thjesht për pronën që e merr ose jo, këto prona dikur kanë qenë garanci e komuniteteve fetare. Në momentin që pjesa e një komuniteti fetar nuk e ka zgjidhur çështjen e pronave apo pavarësisë ekonomike që të mos ketë nevojë t'i hedhë sytë për ndihmë jashtë, por t'i ketë brenda vetes ato të ardhura. Pjesa e pronave te ne konsiderohet vakëf, pra diçka e cila është lënë për shërbimin e komunitetit fetar që ai besimtari ka qenë pjesë. Vakëf është term mysliman kur dikush e ka lënë si trashëgimi apo ia ka dhuruar komunitetit fetar, që të ardhurat që dalin nga ajo pronë, të shkojnë në shërbim të atij komuniteti fetar në mënyrë që të përhapen vlera. Kjo është domethënia e vakëfit, ndërkohë që pjesa e shenjtërisë së këtyre pronave nuk është sjellë në vend dhe duhet një zgjidhje sa më e shpejtë. Prona të shkojë te pronari nëse meritohet të kthehet atje ku i takon. Me këto procedura kanë kaluar gati 30 vite dhe ende jemi në pikën fillestare për disa prona”, tha myftiu.
Në pjesën e fundit të intervistës, myftiu u ndal edhe te debatet e fundit që lidhen me çështjet e barazisë gjinore dhe komunitetit LGBT. Ai theksoi se komunitetet fetare në Shqipëri ndajnë një qëndrim të përbashkët për mbrojtjen e vlerave tradicionale dhe të asaj që konsiderohet “e natyrshme” për shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë, është nënvizuar se feja islame nuk mbështet asnjë formë diskriminimi ndaj individëve, por kundërshton çdo nismë që synon të ndryshojë strukturën e familjes apo të minojë rolin e saj në shoqëri.
“Komunitetet fetare në Shqipëri kanë këshillin e tyre ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe në mbledhjen e fundit, bënë një deklaratë të përbashkët për shtyp ku shprehën që janë kundër paketave të tilla, të cilat minojnë shoqërinë tonë me lloj qasjesh apo emërtimesh të bukura që mund të jetë barazia gjinore. Ne jemi kundër çdo lloj diskriminimi që u bëhet njerëzve, çdokush ka të drejtën e tij, ashtu si çdo besimtar ka të drejtën të shkojë në xhami apo diku tjetër, ne nuk mund t'ua imponojmë se si duhet të veprojë në jetën private. Nga shoqatat apo organizata të ndryshme me forma të tilla, të futet të bëhet ligj, ne kemi deklaruar që jemi kundër pasi nuk janë forma të natyrshme të njeriut apo shoqërive. Edhe në vendet ku këto kanë përparuar, nuk është pa kundërshtime apo problematika. Kam parë familje që vuajnë këtë problem edhe në ato zona, nuk është se janë të kënaqur. Prandaj, gjithmonë zgjidhja ka qenë ruajtja e së natyrshmes”, u shpreh myftiu Ledian Cikalleshi.
Për myftiun e Korçës, familja dhe ruajtja e ekuilibrave moralë mbeten themeli i shoqërisë. Ai e sheh si detyrë të komuniteteve fetare të përcjellin mesazhin e vlerave, pa u përfshirë në përplasjet ideologjike apo politike të kohës.

“E natyrshmja është familja, çdo lloj tjetër të agjendave të ndryshme që përpiqen të minojnë familjen apo shoqërinë, që nuk janë gjëra të shëndetshme, mbeten një kërcënim për shoqërinë. Aq më tepër kur një grup i vogël përpiqet t'i imponojë gjëra të tilla një shoqërie të madhe. Për këtë gjë kemi qenë kundër sepse nuk është që janë shquar për vlera dhe këto antivlera t'i sjellësh në vendin tonë me këto emërtime të bukura si barazi gjinore, janë forma se si manipulohen dhe përpiqen që të prishet shoqëria dhe familja. Edhe nga qëndrimi jonë fetar, edhe nga vlerat që besojmë, nuk i pranojmë, por gjithmonë kemi vënë theksin se nuk është diçka e natyrshme”, tha Cikalleshi për CNA.
Në përfundim, mes traditës, historisë dhe realitetit të sotëm, mes ruajtjes së trashëgimisë dhe sfidave moderne, qëndrimi i myftiut të Korçës mbetet i qartë. Komuniteti mysliman synon të forcojë moralin, bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, duke mbetur një zë i qëndrueshëm për ruajtjen e vlerave shpirtërore e kombëtare të shoqërisë korçare dhe shqiptare./CNA
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjet...
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rrufe ka goditur tufën e bagëtive në malin e Nikollarë...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit k...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...