web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Organizonte trafikun e kokainës në Itali/ BKH vë në pranga bashkëpunëtorin e Visit të Pojës

2 Korrik 2026, 07:44, Kronika CNA

Organizonte trafikun e kokainës në Itali/ BKH vë në pranga

Mësohet se mbrëmjen e djeshme Byroja Kombëtare e Hetimit ka vënë në pranga Adi Çobën, i përfshirë në trafikun e kokainës.

Emri i Adi Çobës ishte pjesë e operacionit Ura, në kuadër të të cilit kujtojmë se u godit një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës.

Nga hetimet po ashtu u zbulua se Çoba ishte një nga basshkëpunëtorët e ngushtë të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës në trafikun e narkotikëve.

Organizonte trafikun e kokainës në Itali/ BKH vë në pranga
Adi Çoba

Në hetimet e autoriteteve italiane, rezulton që Adi Çoba të jetë drejtuesi i organizatës që siguronte dhe dërgonte në Itali sasi të mëdha kokaine. Organizatë të cilën Çoba e drejtonte nga Shqipëria.

Në operacionin e djeshëm për arrestimin e tij, BKH ka vepruar e vetme pa praninë e Policisë së Shtetit.





Lajmet e fundit nga