"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. Pas vlerësimit që ka si pjesë e zonës së mbrojtur nga UNESCO, fshati është shpallur “ansambël arkitektonik”, një hap i rëndësishëm që i jep mbrojtje ligjore gjithë trashëgimisë dhe arkitekturës së tij karakteristike.
Arkeologia Froseda Tole shpjegon se ky status e vendos fshatin nën një regjim të ri ligjor, që ndalon ndërhyrjet apo ndërtimet pa respektuar karakterin historik e kulturor të zonës. Deri më tani, Lin mbrohej vetëm si pjesë e zonës së mbrojtur të UNESCO-s, por brenda vetë fshatit mungonte një bazë ligjore që të ruante çdo element të tij tradicional.
“Statusi “ansambël arkitektonik” është një mbrojtje ligjore që i jepet fshatit të Linit sepse ai deri tani ishte zonë e mbrojtur, e ruajtur nga Unesco, por brenda në fshat nuk kishte një element ligjor që të ruante të gjithë fshatin. "Ansambël arkitektonik" është e gjithë gama e banesave popullore, të cilat tashmë ruhen me ligj për shkak të trashëgimisë dhe historikut të tyre. Kryesorja është mbrojtja ligjore që i bëhet, që do të thotë nëse atje do të kishte dikush ndërmend të ndërtonte dhe mund të justifikohej me ligjet e mëparshme, tani nuk ka më asnjë lloj justifikimi që të ndërtojë pa respektuar kulturën, traditat dhe arkitekturën e zonës”, tha arkeologia.
Sipas arkeologes, “ansambli arkitektonik” përfshin të gjitha banesat popullore, të cilat tashmë mbrohen me ligj për shkak të historikut dhe trashëgimisë që mbartin. Këto banesa datojnë që nga shekujt XVIII dhe XIX, ndërtuar kryesisht me gurë, me një arkitekturë karakteristike që i dallon nga fshatrat e tjerë të bregut të liqenit.

Një nga elementet më të veçantë të tyre janë ballkonet, që dikur përdorëshin për tharjen e zahireve apo të peshkut, por edhe si hapësira komunikimi mes banorëve, një traditë që ruan gjallë shpirtin e banorëve të Linit.
“Banesat e fshatit Lin janë të shekullit 18-të dhe 19-të, pra këto janë fillesat e banesave që ne shohim në këmbë. Janë banesa të ngritura me gur kryesisht. Kanë një të veçantë se shumë prej tyre janë banesa që katin e dytë për shembull e kanë përdorur me ballkonet e tyre për të tharë zahiretë, peshkun që kapnin por edhe për të zhvilluar biseda mes tyre, gjë që nuk e shikon në fshatrat e tjerë të zonës së bregut të liqenit. Elementi autentik është veçantia më e madhe që ka Lini, kjo ka qenë arsyeja që i gjithë fshati u fut në zonën Unesco”, u shpreh arkeologia Tole.
Ky status i ri, sipas Toles, pritet të shërbejë edhe si nxitje për projekte të reja që do të fokusohen në ruajtjen e autenticitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit, duke e mbrojtur atë nga ndërhyrjet që mund të cenojnë identitetin e tij unik.
“Padyshim që kjo është një shtysë më tepër për të miratuar ato projekte që janë menduar apo do të mendohen në vazhdim për fshatin Lin. Është një vlerë më shumë, një mbrojtje më shumë që i bëhet fshatit dhe jam e sigurt që do të ketë projekte që do ti shërbejnë ruajtjes së autenticitetit”, tha Tole.
Ky vendim vjen si një konfirmim i rëndësisë që Lini ka për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe si një angazhim i institucioneve për ta mbrojtur nga ndërhyrjet e pakontrolluara që mund të dëmtojnë autenticitetin e tij. Me statusin e ri të “ansamblit arkitektonik”, banesat tradicionale, rrugicat karakteristike dhe elementët e vjetër të ndërtimit do të ruhen si pjesë e një pasurie të çmuar që dëshmon historinë dhe mënyrën e jetesës së brezave të kaluar.

Në këtë mënyrë, Lini jo vetëm që fiton mbrojtje ligjore, por edhe hap rrugën për zhvillim të qëndrueshëm kulturor e turistik, duke u kthyer në një shembull se si trashëgimia mund të ruhet dhe të vlerësohet si pjesë e identitetit kombëtar./CNA
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...