Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Protestë në Çërravë
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...

Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pilotues për projektin e Liceut Francez, një nismë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze. Projekti synon ngritjen e një institucioni arsimor me standarde europiane, që do të ofrojë një diplomë të dyfishtë, shqiptare dhe franceze, për nxënësit që do të diplomohen në këtë lice.
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard, u shpreh se Liceu Francez do të jetë një projekt i përbashkët franko-shqiptar, me kurrikula dhe staf pedagogjik të integruar, ndërsa nxënësit do të mund të vazhdojnë studimet në universitetet më të mira të Europës. Ajo falënderoi ministren Kumbaro dhe institucionet shqiptare për bashkëpunimin, duke theksuar se hapja e Liceut parashikohet të realizohet në shtator të vitit 2027.
“Sot jemi mbledhur për takimin përmbyllës të Komitetit Pilotues në lidhje me projektin e Liceut Francez. Ky do të jetë një projekt i përbashkët franko-shqiptar, kurrikulat do të jenë të përbashkëta, pasi është bërë një punë e madhe për ekuivalentimin e tyre nga ana e ekspertit francez. Stafi pedagogjik do të jetë gjithashtu i përbashkët, me profesorë francezë dhe një pjesë shqiptare, si dhe me një diplomë të dyfishtë. Nxënësit që do të diplomohen në këtë lice do të kenë si diplomën e maturës shqiptare, ashtu edhe ekuivalentin e maturës franceze, dhe në këtë mënyrë ata do të mund të vazhdojnë studimet në universitetet më të mira të Europës, ky është një lajm shumë i mirë. Falënderoj ministren Kumbaro dhe të gjithë partnerët lokalë. Ashtu siç e dini, kemi një vit që po punojmë së bashku me ekspertin francez, por edhe me institucionet e tjera publike për hapjen e Liceut Francez. Është bërë studimi i fizibilitetit, i cili është dorëzuar. Dua të falënderoj qeverinë shqiptare për angazhimin, ministren Kumbaro për udhëheqjen që ka marrë tani në këtë projekt, dhe jam e bindur se do të shkojë drejt finalizimit në shtator të vitit 2027”, tha ambasadorja.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se me përfundimin e fazës së parë është hedhur një hap i rëndësishëm drejt krijimit të këtij institucioni me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Sipas saj, kurrikula dhe programi arsimor janë përgatitur në masën 90%, ndërsa po punohet për fazën finale që do ta kthejë liceun në një kampus të plotë me shkollë, bibliotekë, konvikt dhe mensë. Një element thelbësor, shtoi ministrja, do të jetë njohja e të dyja diplomave nga ministritë përkatëse të Shqipërisë dhe Francës.
“Sot në Korçë ishte mbyllja e një etape që zhvillohet prej një viti. Ishte mbledhja e fundit e Komitetit të Pilotimit të fazës së parë të një projekti shumë të rëndësishëm për Korçën, por përtej saj edhe për arsimin shqiptar, një projekt me karakter kombëtar, që ka të bëjë me ngritjen, ndërtimin, organizimin dhe hapjen e Liceut Francez. Ky do të jetë një institucion arsimor me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi synimi është që Liceu Francez të ofrojë dy diploma për nxënësit që do ta frekuentojnë: diplomën e maturës shtetërore shqiptare dhe maturën franceze. Është përgatitur në masën 90% kurrikula dhe programi arsimor, ndërkohë që po punohet për fazën finale të zbatimit të projektit, i cili do të jetë më shumë se një shkollë, në fakt, një kampus me të gjithë elementët e nevojshëm, shkollë, bibliotekë, konvikt, mensë dhe më e rëndësishmja, me një sistem të përbashkët administrimi dhe menaxhimi. Një aspekt thelbësor i projektit do të jetë njohja e të dyja diplomave nga të dyja ministritë, shqiptare dhe franceze”, deklaroi Kumbaro.
Liceu Francez pritet të jetë një prej projekteve më ambicioze në fushën e arsimit, që do t’u ofrojë nxënësve shqiptarë mundësi të reja për studime dhe formim në standarde europiane./CNA
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...